Marsiani View larger

Marsiani

Andy Weir BLV0034

New product

Përshkrim i shkurtër

Çfarë do të bënit po të ishit i vetëm në planetin Mars? Këtë dilemë zbërthen autori përmes personazhit të tij, Mark Uatni, i cili pasi u braktis nga ekipi i tij për shkak të një stuhie të fuqishme rëre, vendosi që të jetojë në planetin e largët. Po çfarë i ndodh Markut? Cilat janë betejat e tij? Këto dhe shumë pyetje të tjera i zbulonin në bestsellerin absolut të “The New York Times.

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Living
ISBN9789928216229

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Një mision në Mars, një aksident i tmerrshëm, lufta e një njeriu për mbijetesë

GJASHTË DITË MË PARË, astronauti Mark Uatni u bë një nga njerëzit e parë që u ul në Mars. Tani, ai është i sigurt se do të jetë njeriu i parë që do të vdesë atje. Pas një stuhie të fuqishme rëre, që e detyron ekuipazhin të largohet nga planeti, me idenë se kolegu i tyre ka vdekur, Marku e gjen veten të izoluar në Mars dhe nuk ka asnjë mënyrë për t’u lidhur me Tokën që të njoftojë se është gjallë. Edhe sikur të arrinte të komunikonte, furnizimet ushqimore do t’i mbaroheshin disa vite para se në Mars të mbërrinte një mision shpëtimi.

Makineritë e dëmtuara, terreni i ashpër apo edhe gabimet njerëzore, mund t’ia marrin jetën më parë. I armatosur vetëm me dijet e tij, aftësitë inxhinierike dhe sensin e humorit, që është burimi i tij i forcës, Marku fillon një luftë për mbijetesë. A do të mundet ai t’u bëjë ballë pengesave të shumta që do t’i dalin përpara?

THANË PËR LIBRIN

“E mrekullueshme... Një jehonë e mendjes së ndritur të njeriut dhe shembulli më i pastër i fantashkencës së vërtetë, që nuk ishte parë për vite me radhë”

WALL STREET JOURNAL

Data sheet

pages390
ISBN9789928216229
Published year2017
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiErdi Ibro
RomanFantashkencë
I ri1