Takohemi tek liqeni View larger

Takohemi tek liqeni

Carley Fortune BDR0339

New product

Përshkrim i shkurtër

Nga autorja e romanit Pas asaj vere, vjen nje tjeter romance mberthyese, hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Dritan.

More details

9 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet Dritan
ISBN9789928377432

1 400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

We’re looking for stars!
Let us know what you think

More info

Fern Brukbenksi ka çuar dëm një pjesë të mirë të jetës së saj si e rritur duke menduar për Uill Baksterin, artistin e ri, idealist e tërheqës, me të cilin kaloi një ditë-natë në të njëzetat e hershme, një takim i rastësishëm që përfundoi në një aventurë njëditore në qytet.

Koha ishte e papërshtatshme, por lidhja e tyre ishte e pamohueshme: ata ndanë çdo sekret, çdo ëndërr dhe bënë një marrëveshje për t’u takuar një vit më vonë.

Ferni u shfaq. Uilli nuk e bëri. Në moshën tridhjetedyvjeçare, jeta e Fernit nuk duket aspak ashtu siç e imagjinonte dikur. Në vend që të jetojë në qytet, Ferni kthehet në shtëpi, për të drejtuar resortin buzë liqenit të nënës së saj - diçka që ishte zotuar të mos e bënte kurrë. Resorti, të cilin tani e administron ish-i dashuri i saj, Xhemi, gjendet në vështirësi ekonomike dhe Ferni nuk di nga t’ia fillojë.

Ajo ka nevojë për një plan – dhe për ndihmë. Për habinë e saj, ndihma vjen në formën e Uillit, i cili mbërrin në resort nëntë vjet me vonesë, duke tërhequr një valixhe dhe me ofertën për të ndihmuar.

Uilli mund të jetë i vetmi person që e kupton se çfarë po kalon Ferni. Por si mund t’i besojë ajo këtij mirazhi të veshur me kostum të shtrenjtë, i cili nuk duket aspak si djaloshi që takoi shumë vite më parë. Uilli po fsheh diçka dhe Ferni nuk është e sigurt nëse dëshiron ta mësojë se për çfarë bëhet fjalë.

Por dhjetë vjet më parë, Uill Baksteri e shpëtoi Fernin. A mund të bëjë edhe ajo të njëjtën gjë për të?

REVIEWS

“Nostalgji, fllad vere, shanse të dyta dhe zemër e pastër.”

—ELENA ARMAS

“I mrekullueshëm... një vals prekës romance dhe zemërthyerje.”

—ASHLEY POSTON

“Një histori dashurie që ta rrëmben shpirtin.”

—ASHLEY AUDRAIN

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
ISBN9789928377432
Published year2024
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 18-vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanRomancë&Pasion
I ri1