Kritika e etikes globale View larger

Kritika e etikes globale

Dritan Abazoviq BGJ0127

New product

Përshkrim i shkurtër

Kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviq vjen me një libër reflektues mbi etikën globale, - i cili është produkt i studimeve doktorale. Me një profil të pazakontë të liderit ballkanik Abazovic, ai sjell një botkuptim ndryshe për çështjet që trazojnë botën sot, përfshirë edhe rajonin e Ballkanit.   

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet Nazarko
ISBN9789928345110

2 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Përshtypje nga Prof. Asc Përparim Kabo

Çdo lexues, i kualifikuar apo modest, natyrshëm që do shtronte pyetjen: “Ç`është Etika Globale, me pak fjalë? Është ajo një tërësi normash të përfunduara që anashkalohen dhe nëpërkëmben apo është diçka tjetër?” Autori shkon krejt logjikisht në këto pyetje dhe nuk na lë asnjë peng mjegullimi. Ai është i qartë dhe shterues. Etika globale,- nënvizon ai me argumente dhe analiza, me konceptualitet dhe me arkeologji historike, me referenca dhe me mendim të mëvetshëm,- është ajo ku duhet të arrijmë, nuk është universale, që do të thotë se nuk është ende përfundimtare dhe e finalizuar, është një proces i vështirë, që i nënshtrohet ndryshimit.”Etika e globalizmit nuk është një projekt politik, megjithëse zotëron elementet e saj, ajo është një proçes i ndryshimit të vetëdijes së përgjithshme të njerëzimit, i cili me veprimet dhe veprat e tij ka rrezikuar të ardhmen e vet.” Përballë një realiteti të tillë, autori i studimit ka marrë përsipër pozicionin e marrjes së përgjegjësisë. Gjithçka ai shkruan në librin e tij, nuk është një vel idilik komunikimi libror. Përkundrazi, është përshfaqje dinjitoze sipas moralit, se çka unë mendoj është edhe çka unë përpiqem të realizoj. Veprimi im politik ka në sfond kuptimin tim për botën dhe shoqërinë globale. Politikanë të tillë janë të rrallë në Ballkanin Politik, por edhe më gjërë. Sa thjesht dhe solemnisht e mbyll studimin e tij Dritan Abazoviq, tek shprehet;” Secili prej nesh mban një pjesë të përgjegjësisë për të ardhmen e vetvetes, por edhe për të ardhmen e gjithë komunitetit global, ndaj sjellja jonë duhet të bazohet në vlerat universale, etikën globale dhe kërkimin e së mirës. Vetëm në këtë mënyrë mund të kemi një qytetar të përgjegjshëm të botës.”

Data sheet

Lloji i botimitHardcover
pages472
ISBN9789928345110
RedaktoriMigena Elezi
Published year2022
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiDanilo Brajovic