I pushtuari dhe nata View larger

I pushtuari dhe nata

Brajan Sukaj SAB0001

New product

Përshkrim i shkurtër

Brajan Sukaj vjen me romanin e trete para lexuesit shqiptar: “I pushtuari dhe nata”. Me dy romanet e meparshme “Ciklopi” dhe “Viti i elefantit” ka marre cmime letrare si “Romani me i mire i Panairit te Librit Tirana 2018” dhe “Romani me i mire i vitit” tek Bukinist.al ne vitin 2019.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Salta Books
ISBN9789928474902

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Atë natë nuk fjeti. Qëndronte i shtrirë duke parë abstraksionin e saj të hedhur në telajo. Kuptoi që dora e tij nuk do të pikturonte më në forma të tjera.

Priti lindjen e diellit me padurim dhe, kur ky i fundit u shfaq nga hiçi, nga krenaja e malit që dukej nga dritarja e tij, u ngrit me vrull dhe u vesh.

Doli përjashta, ashtu, i pakrehur, në kërkim të saj Ishte në dijeni që po bënte diçka të përbindshme.

Nisi të llogariste me mend mundësitë e vendeve ku kishte më shumë gjasa që ta takonte. Shihte rreth e rrotull tij. Me siguri ato që e shihnin do të mendonin se, ose do të ishte ndonjë informator, ose do të ishte një i çmendur.

Dikur kish lexuar një histori arabe. Bëhej fjalë për një poet të quajtur Kajs, i cili ra në dashuri me një vajze të quajtur Lejla. Që në fillim ishte një dashuri e pamundur, sepse prindërit e saj nuk donin që vajza e tyre të martohej me të.

Atëherë ai doli në shkretëtirë duke thurur vargje të tilla të cilat, ata që i dëgjonin i vendosën emrin "Maxhnun", që do të thotë i pushtuar nga demonët. Çdo njeri që shihte, i dukej sikur shihte dashurinë e tij të pamundur.

Data sheet

pages268
ISBN9789928474902
RedaktoriMonika Stafa
Published year2022
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanPsikologjik
I ri1