Fuqia e zemres View larger

Fuqia e zemres

Baptiste de Pape A-008855

New product

Përshkrim i shkurtër Në këtë udhërrëfyes të bukur shpirtëror do të bashkohesh me grupin e pashoq të tetëmbëdhjetë mendimtarëve shpirtërorë, shkrimtarëve dhe shkencëtarëve më të mëdhenj të botës, të cilët tregojnë se si mund ta zbulosh dhe ta realizosh potencialin tënd maksimal

More details

492 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Muza Botime
ISBN9789928361240

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

ËSHTË KOHA TË ZBULOSH FUQINË E ZEMRËS SATE

Që nga fillimi i historisë, mjeshtërit e mëdhenj të traditave shpirtërore botërore e kanë përshkruar zemrën si një burim mirëkuptimi dhe fuqie të vërtetë. Tani, në librin “Fuqia e zemrës”, me ndihmën e liderëve shpirtërorë më të rëndësishëm të aktualitetit, do të zbulosh si të lidhesh me potencialin tënd maksimal.

A po jeton jetën për të cilën je i paracaktuar?

A po i ndjek ëndrrat e tua dhe po e realizon potencialin e jetës sate?

Kur ishte një avokat i ri, autori Baptist de Pape ndihej i paralizuar nga ankthi, derisa pati një përvojë të jashtëzakonshme që e çoi të hulumtonte fuqinë e pabesueshme të zemrës dhe se si mund të na udhëheqë drejt jetës që jemi të paracaktuar të jetojmë. Në një kërkim që e çoi nëpër të gjithë botën, Baptist de Pape intervistoi tetëmbëdhjetë ikona, përfshirë Paulo Coelho-n, Isabel Allende-n, Deepak Chopra-n, Maya Angelou-n, Jane Goodall-in, Eckhart Tolle-n dhe Gary Zukav-in. Nëpërmjet historive të tyre personale dhe njohurive të thella, këta liderë të mendimit bashkëkrijuan me autorin një udhërrëfyes për t’iu qasur dashurisë së pashtershme dhe mençurisë së zemrës; dhe krijimit të fuqisë sate autentike.

Zemra është më shumë sesa një organ fizik. Zotëron një zgjuarsi që ia kalon asaj të mendjes. Në këto faqe, do të mësosh ta përdorësh mençurinë e zemrës për t’i shndërruar pikëpamjet e tua rreth parasë dhe suksesit, shëndetit dhe lumturisë, marrëdhënieve dhe komunitetit. Një sërë ushtrimesh mendore dhe vëzhgimesh të udhëheqin të aktivizosh fuqitë e veçanta të zemrës sate si intuitën, qëllimin, mirënjohjen, faljen dhe mirësinë.

Këto mësime të paharrueshme të mjeshtërve të mëdhenj të botës do të të frymëzojnë të gjesh, të dëgjosh zërin tënd të brendshëm, t’i gjesh kuptim asaj që ndodh dhe të realizosh qëllim tënd më të madh në jetë.

Data sheet

pages234
ISBN9789928361240
Shtëpia botueseThe power of heart
RedaktoriArta Sinamati
Published year2022
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAdrian Beshaj
I ri1