Kole Idromeno - themeluesi i artit realist shqiptar View larger

Kole Idromeno - themeluesi i artit realist shqiptar

Eleni Laperi A-008895

New product

Përshkrim i shkurtër

Studiuesja e artit Eleni Laperi na sjell në një botim të plotë mbështetur në fakte e dokumente, në dëshmi dhe artikuj, botime periodike, arkiva shqiptare dhe të huaja, nga bisedat me studiues, pasardhës të familjeve të artistëve etj., figurën e KOL IDROMENOS si themelues të artit realist shqiptar.

More details

This product is no longer in stock

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Kolë Idromeno e nisi krijimtarinë e tij, kur gjithë shqiptaria po kthente sytë nga humanizmi, si një ndërgjegjësim historik për të rivendosur lidhjet me kulturën e të parëve, atë kulturë të cilën pushtimi osman pothuaj e kishte asgjësuar. Krijimtaria e tij shënon tentativën e parë të pavarur të një individi, i cili përdori artin pamor për të ringjallur në ndërgjegjen e bashkëkombësve dashurinë për kulturën e etnisë shqiptare, të ndryshme prej kulturës së etnive të tjera.

Idromeno ishte piktor realist, për shkak të temave dhe personazheve, që ai zgjodhi nga realiteti i Shkodrës së asaj kohe, për t’i pasqyruar në tablotë e tij, pa i zbukuruar, pa u shtuar elemente simbolikë, mbinatyrorë, apo ekzotikë. 

Ai preferoi realizmin, jo sepse u nis të kundërshtonte artin klasik me figurat tij me proporcione të përsosura dhe frymën e tij heroike, as për të ngritur krye ndaj tematikave ekzotike dhe dramave të zbukuruara emocionale të ndonjë rryme shqiptare të artit neoklasik apo romantik.