Enis Banaj BD0394
New product
Enisi ka vendosur të sjellë para lexuesit pesë diamante që mund të vendosin, ose të shkatërrojnë paqen. Ngjarjet i ka vendosur në vitin 2367.
Shtëpia Botuese | Dudaj | |
| ISBN | 9789994300839 | |
Ai është aty mes të mëdhenjve. Quhet Enis Banaj dhe është 15 vjeç. Enisi ka vendosur të sjellë para lexuesit pesë diamante që mund të vendosin, ose të shkatërrojnë paqen. Ngjarjet i ka vendosur në vitin 2367. Një takim me alienët të fton të njihesh me pjesën e parë të këtij vëllimi të parë... Më pas ngjarjet rrjedhin natyrshëm, një nga një shfaqen edhe personazhet. Mes tyre edhe Zeiter, një personazh misterioz, emri i të cilit vjen nga gjuha gjermane, që do të thotë kohë. Libri është i lidhur ngushtë me këtë koncept. Në këtë përballje të parë me publikun Enis Banaj ka vendosur të shkruajë për të ardhmen, sepse sipas tij, të tashmen shumë njerëz e përjetojnë në mënyra të ndryshme. "Për të tashmen ka secili nga një përjetim personal, e shkuara dihet si është dhe nuk më takon mua të shkruaj për të, ndërsa e ardhmja është ajo që njerëzit i tremben. Atë nuk e njohin, kanë gjithnjë kureshtje. Njerëzit nuk thonë si ishte dje, por si do të jetë nesër? Perspektiva është tek e ardhmja, ndaj e shkrova këtë libër. Ndoshta herës tjetër do të shkruaj edhe për kohëra të tjera", kështu shprehet Enisi, fantazia e të cilit i kapërcen shekujt. "Në vitin 2367, banorët e Tokës kanë takimin e parë me alienët, siç i quanin ata banorët e tjerë të universit. Dhe këta vinin prej galaktikës së Andromenës, nga planeti Bezuran, pak më i madh se Toka, por shumë më i zhvilluar. Deri në atë kohë, qytetërimi i saj e kishte degraduar tokën, aq sa ajo nuk mund të arrinte kurrë ato nivele zhvillimi të ëndrrave tona, me njerëz të plotfuqishëm e të pavdekshëm, me zhvillim të paimagjinueshëm... Ishte më keq se në Epokën e Gurit... Popullsia e Tokës kishte rënë në 1 miliard e gjysmë banorë, sa çereku i vitit 2007...". "Habitshëm ai ka ditur të pajisë rrëfimin e tij me ato elemente që e bëjnë lexuesin e çdo moshe, sidomos të rinjtë, të kërkojë deri në fund, me kureshtje, përfundimin e historisë, mbarimin e fabulës, fatin e personazheve, kryerjen e rrëfimit letrar" Artan Fuga, shkëputur nga parathënia.
| pages | 188 |
| ISBN | 9789994300839 |
| Published year | 2009 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Grupmosha e leximit | Over 12 years old |
| Numri i botimeve | I parë |