MEMENTO MORI View larger

MEMENTO MORI

Tobias Xhaxhiu A-000325

New product

Përshkrim i shkurtër

Tobias Xhaxhiu me veprën “Memento Mori” ishte fitues i Fondit për Letërsinë e të rinjve nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit. Ky vlerësim ka motivacionin: “Për sjelljen origjinale të një balade të njohur, mbajtjen pezull të lexuesit me të njohurat e të panjohurat, për përdorimin e një leksiku të pasur, për përzgjedhjen me kujdes të toponimisë dhe antroponimisë, në funksion të sjelljes së kohës dhe vendit ku zhvillohen ngjarjet e këtij romani”

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994306336

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

“Mos harro se je i vdekshëm”. Ky është mesazhi në thelb të veprës “Memento Mori” nga Tobias Xhaxhiu. Frymëzuar nga legjenda sa nokturne, po aq edhe romantike e “Besës së Konstandinit”, romani sjell për lexuesin një ritregim të freskët dhe epik të ngjarjeve të baladës, të vendosur kësaj radhe në Arbërinë para-osmane.

Stili i autorit është një aliazh mes realizmit magjik dhe romantizmit, që garanton një eksperiencë krejt të re në lëmin e letërsisë vendase. Libri është një himn dedikuar një kulture të harruar ballkanase e mbi të gjitha shqiptare, në pritje për t’u rizbuluar.

“Memento Mori” është një rrëfenjë e jashtëzakonshme mbi atë çka dikush është i aftë të kryejë për të vënë drejtësi dhe mbi të gjitha, për të mbajtur premtimet që nuk i zhbën dot as vdekja:

Ndërsa vendi i tij është mësyrë nga armiqtë dhe murtaja, Konstandin Progoni, princi arbëror i Lissusit, rikthehet në atdhe pas tri vitesh në kryqëzatë, veç për të gjetur vdekjen. Por, asgjë nuk mbaron me kaq. Përmes ujdisë me një entitet të mbinatyrshëm, Konstandini shndërrohet në një prani hakmarrëse, synimi i së cilës është vënia në vend e drejtësisë së munguar, dhe çka është më e rëndësishme, mbajtja e Besës...

 

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages220
ISBN9789994306336
Published year2021
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanSagë&Histori
I ri1