Reduced price! Gramshi - Nje biografi e re View larger

Gramshi - Nje biografi e re

Angelo d' Orsi BAT0486

New product

Përshkrim i shkurtër

Botimi i shumëpritur, në shqip nga Botart rreth Antonio Gramshit, mendimtari me i madh italian i shekullit te XX. Historia prekëse e një personaliteti të trazuar dhe të thellë, të pajisur me një gjenialitet aq depërtues, saqë ishte jashtë kohës së vet, ndoshta edhe jashtë sonës.

More details

11109 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botart
ISBN9789928341709

1 800 Lekë

-10%

2 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Angelo d'Orsi tregon historinë e Antonio Gramshit, nga fëmijëria e tij në Sardenjë deri në Torino, nga Moska në Vjenë, nga Roma në burgun e Turit dhe deri në klinikën romane, ku ai vdiq më 1937-ën.

Personazhe publike dhe figura nga jeta private, duke filluar me familjen Shukt dhe lidhjen e ndërlikuar të dashurisë me Xhulian, nëpër jetën dhe historinë intelektuale dhe politike të mendimtarit (dhe revolucionarit) më të madh italian të shekullit XX. Me një rrëfim të aftë për të rindërtuar ngjarjet dramatike historike, protagonist apo dëshmitar i të cilave Gramshi ishte, d'Orsi hedh dritë mbi gjenealogjinë dhe origjinalitetin e mendimit të tij, duke gjurmuar pikëtakimet dhe përplasjet me historinë e së Majtës italiane e sovjetike dhe protagonistëve të saj, nga Toliati te Bordiga, nga Lenini te Trocki dhe te Stalini.

Nga “kreu i klasës punëtore”, siç e përkufizoi Toliati më 1927-ën, d'Orsi tregon përpjekjet në rritje të Gramshit për të kapërcyer kufizimet e ngurta të “gardhit të marksizëm-leninizmit”, në emër të mendimit kritik dhe antidogmatik, pa e harruar kurrë objektivin që do ta shoqërojë deri në ditën e fundit: çlirimin e proletariatit nga zinxhirët e tij.

REVIEWS

"Një libër i rëndësishëm, i paracaktuar për t’u bërë një klasik”.

- La stampa

Data sheet

Lloji i botimitHardcover
pages456
ISBN9789928341709
Published year2023
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitOver 14 years old
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiEljon Doçe, Anxhela Lepuri
I ri1