Libri i Xhungles View larger

Libri i Xhungles

Rudyard Kipling BDR083

New product

Përshkrim i shkurtër

Në kodrat e Indisë Jugore një foshnjë rri ngrohtë dhe e sigurtë në shpellë. Ai është shtrirë midis këlyshëve ujqër, pranë Mama Ulkonjës dhe nuk ka fare frikë. Jashtë shpellës Sher Kani, tigri njeringrënës, ulërin me zemërim duke dashur ta kullufisë foshnjën.

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet Dritan
ISBN9789928184092

620 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Mogli mëson Librin e Xhunglës nga mësuesit e tij Bali, ariu plak i murrmë dhe Bagera, pantera e zezë. Mogli kalon plot aventura dhe ka shmë shokë midis kafshëve të xhunglës. Por ai ka ende një armik. Tigri Sher Kan nuk e ka harruar. Ai pret ditën kur të mund ta kapë këlyshin e njeriut dhe ta vrasë. Mbi autorin Xhozef Rodiard Kipling ka lindur në Indi më 1865. Prindërit e tij, të cilët ishin britanikë, e dërguan me shkollë në Angli kur ai ishte gjashtë vjeç. Ai u kthye në Indi më 1882 për të punuar si një gazetar në një gazetë indiane. Në atë kohë India ishte pjesë e Perandorisë Britanike dhe mijëra britanikë jetonin dhe punonin atje. Kiplingu shkroi poezi dhe tregime të shkurtra për jetën e britanikëve në Indi dhe gjithashtu edhe për mënyrën e jetesës së popullit indian. Më 1889 Kipling, tani i famshëm për shkak të historive të tij, u kthye përsëri në Angli. Ai u martua me një grua amerikane dhe për katër vjet ata jetuan së bashku në Vermont, SHBA, ku Kipling shkroi Libri i Xhunglës dhe Libri i Dytë i Xhunglës. Pasi u kthye në Angli, Kipling vazhdoi të shkruante tregime, romane dhe poezi. Më 1907 ai ishte i pari shktimtar anglez që mori Çmimin Nobel në Letërsi. Xhozef Rodiard Kipling vdiq në 1936.

Data sheet

pages240
ISBN9789928184092
Published year2014
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë