Min Jin Lee A-005103
New product
Historia rrallëherë tregohet zemërgjerë. Në këtë sagë epike që rrjedh në katër breza, shkrimtarja Min Jin Lee shpalos historinë e një familjeje koreane të varfër, por krenare, e cila do të përndiqej përjetësisht, për shkak se vinte nga një tokë që, në të vërtetë, as që e kishte njohur kurrë.
This product is no longer in stock
Shtëpia Botuese | Living | |
| ISBN | 9789928216885 | |
Në fillim të viteve 1900, Sunxhaja adoleshente, vajza e adhuruar e një peshkatari të gjymtuar, dashurohet marrëzisht me një të panjohur në breg të detit. I panjohuri i premton botën, por, kur mëson se është shtatzënë (ndërsa i panjohuri ishte i martuar), Sunxhaja refuzon të jetë "në shitje".
Në vend të kësaj, ajo pranon ofertën e përulur dhe dashamirëse të një zotërie që ndodhet kalimthi në Kore, në rrugën për në Japoni. Vendimi i saj për të braktisur vendlindjen dhe për të mos u kthyer në dashnoren e babait të të birit, i jep udhë një sage dramatike që do të jehojë nëpër breza.
Një rrëfim sa prekës, aq edhe i mbushur me dashuri, sakrifica, ambicie dhe besnikëri. Personazhet komplekse, por gjithaq të zjarrta të "Paçinkos" arrijnë të mbijetojnë dhe të lulëzojnë në harqe të ndryshme të historisë.
| Lloji i botimit | Paperback |
| pages | 481 |
| ISBN | 9789928216885 |
| Shtëpia botuese | Pachinko |
| Redaktori | Bledar Cepele, Edvina Sojati |
| Published year | 2020 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Alken Myftiu |
| Roman | Sagë&Histori |