"Çufoja dhe bubi Kaçurrel", i ka mbijetuar kohës për më shumë se 30 vjet dhe vazhdon të bëjë sërish prapësira. Si i tillë, ai përcjell te fëmijët shpirtin e lirë dhe aventurën, nxit fantazinë dhe pasuron botën e lexuesve të vegjël parreshtur...
Gaqo Bushaka është një nga autorët më të suksesshëm në Shqipëri. Ka kontribuar në lëvrimin e një lloj përralle "të re"për fëmijët që e bën të pëlqyeshme dhe tepër interesante. Ka lëvruar prozën e gjatë, dhe sidomos romanin për fëmijë.?
Gaqo Bushaka, shkrimtari aq i dashur për të mitur e të rritur, vjen me përmbledhjen e re me përralla “Maçoku i tetos”. Plot humor e fantazi, përrallat e mrekullueshme të Gaqo Bushakës vijnë me ilustrimet fantastike të Kosta Rakës.
Shiu gjeti njëherë në asfaltin e rrugës një fletore të pazënë fill. U gëzua shiu, se edhe shiu gëzohet kur gjen diçka të mirë, dhe pikë-pikë, pikë-pikë... shkroi në të me vetëtima Përrallat e shiut.
Fëmijët e lagjes i lanë përgjysmë detyrat e shtëpisë dhe vrapuan te "Fusha e zezë", ku Egoni i binte sazes dhe qeni i tij, Roza, kërcente me të rrotulluar
Keni qenë ndonjëherë, qoftë edhe në ëndërr, në pyllin e magjishëm të majmunëve? Jo?! Ejani atëherë të shkojmë së bashku, duke ecur nëpër faqet e romanit Rrëfenja nga pylli i majmunëve. (Por merrni leje më parë te prindërit.)
Leximi i "Çufoja dhe bubi Kaçurrel", "Çufoja në shtëpinë e çudirave", "Filmi i gjeneral Çufos", “Çufo president” dhe "Pushimet e Çufos" ka bërë që ky personazh të mbijetojë dhe të bëjë prapësira për afro tre dekada. Jetëgjatësia nuk është thjeshtë meritë e autorit, por edhe pasion i lexuesve, të cilët po e përcjellin dorëmëdorë dhe zemër më zemër librin...