Publiku shqiptar jeton aktualisht në tri Shqipëri: Shqipërinë reale, Shqiperine e ekranit dhe te gazetave dhe Shqipërine që ndodhet midis tyre. Kjo e fundit nuk është as e para, as e dyta.
Ky botim vjen si reflektim pas debateve që shkaktoi realizimi i reformës në Arsimin e Lartë, ku pati shumë refuzime, kontestime dhe debate për draftin e propozuar nga grupi i ekspertëve të ngritur nga Ministria e Arsimit. Libri vjen si një ofertë për debat për raportet mes universiteteve publike dhe private dhe propozimeve për zgjidhje
Në këto rrethana aspak inkurajuese për shkollën shqiptare, Fatos Torifo i qaset temës së nxehtë të arsimit universitar në Shqipëri me kompetencën dhe kurojën intelektuale të një profesori të afirmuar për shumë vite me radhë në auditoret e disa universiteteve të njohura në Shtetet e Bashkuaro të Amerikës, në Hollandë dhe në Shqipëri.
Libri nuk mjaftohet vetëm me analizën e situatës apo sistemeve të ndryshme të arsimit të lartë, por jep edhe zgjidhje, që unë do t i konsideroja origjinale. Kjo është një tjetër anë pozitive e këtij libri të vlefshëm.
Libri i Përparim Fugës na ofron disa analiza, perspektiva, sisteme të reja referimi në lidhje me kërkimin shkencor dhe mbi të gjitha hap një debat në lidhje me pse-të dhe rrugët e këtij transformimi. Duke u mbështetur në përvojën e tij të gjatë të sipërpërmendur, Përparim Fuga krijon dhe sugjeron disa modele dhe rekomandime të cilat janë tipike me rëndësi...
Këto ese janë aq informuese dhe aq mirë të shkruara, sa të nxisin dëshirën për të lexuar më tepër dhe për të mësuar më tepër, për rolin thelbësor që ka liria në rendin shoqëror.
Arratisje nga Lindja është një lexim i domosdoshëm për të gjithë ata që janë të interesuar për politikën, historinë dhe kulturën shqiptare. Libri dokumenton sistematikisht dhe tregon për formimin dhe qëndrueshmërinë e orientalizmit shqiptar, prej shfaqjes së tij në nacionalizmin e shek. XIX deri në debatet e sotme mbi identitetin kombëtar.
Nuk është e nevojshme, madje, ka shumë mundësi të jetë e padobishme të nisësh studimin e logjikës me trajtesa teorike mbi fushën, mjetet, kufizimet dhe metodat e saj. Çështjet e logjikës janë komplekse dhe mund të perceptohen realisht vetëm gjatë praktikimit të saj.
Qëllimi kryesor i këtij botimi është të paraqesë një vështrim të detajuar dhe të përgjithshëm mbi skenën e medias bashkëkohore, çka do të përbënte një ndihmë për ata që aspironin median profesionale dhe në të njëjtën kohë do të siguronte një bazë të mirë njohurish mbi median për të gjithë ata që do të merrnin drejtime të tjera.
Ky libër flet për Marrëdhëniet publike, jo për sociologjinë, psikologjinë ose antropologjinë. Megjithatë, që Marrëdhëniet publike të kuptohen dhe të përdoren si duhet është e rëndësishme të kuptojmë që njerëzit reagojnë ndaj sugjerimit dhe stimulimit dhe pse sillen ashtu si sillen në një kontekst komunitar, social, biznesi ose kulturor.
Punonjësit socialë sigurojnë shërbime në një sërë strukturash e në nivele të ndryshme. P. sh., punonjësit socialë ofrojnë shërbime në praktikë private, institucione, spitale, shkolla, klinika dhe qendra të korrektimit.
Ndarja më madhore e shoqërisë, ajo që themelon dhe kushtëzon gjithë të tjerat, përfshi pa dyshim edhe ndarjen e punës, është shpërndarja e re vertikale mes bazës dhe majës, është prerja politike mes atyre që zotërojnë forcën, luftarake a fetare qoftë, dhe atyre që i nënshtrohen asaj.
Gjithë origjinaliteti i kësaj vepre, ku do ta përqendrojë vëmendjen lexuesi, shpjegohet me kushtet e lindjes së saj. Në leksione nuk ka mundësi të ruhet qetësia dhe gjakftohtësia e një traktati shkencor. Veç kësaj, para lektorit del detyra që të tërheqë vëmendjen e dëgjuesit gjatë dy orëve.
Gjithë origjinaliteti i kësaj vepre, ku do ta përqendrojë vëmendjen lexuesi, shpjegohet me kushtet e lindjes së saj. Në leksione nuk ka mundësi të ruhet qetësia dhe gjakftohtësia e një traktati shkencor. Veç kësaj, para lektorit del detyra që të tërheqë vëmendjen e dëgjuesit gjatë dy orëve.
Me vlerësim duhet të kuptojmë (në të gjitha rastet përveç atyre ku shprehet qartë ose nënkuptohet diçka tjetër), vlerësimin praktik të një dukurie që mund të ndikohet nga veprimet tona, dukuri që meriton qortimin ose miratimin tonë.
Sociologjia në ngjashmëri me historinë jep në fillim interpretimin "pragmatik" duke u bazuar në lidhjet racionale. Pikërisht kështu krijohet në ekonominë politike konstruksioni racional i "njeriut ekonomik".
Nga karakteri i tyre përkufizimet për "qytetin" mund të jenë nga më të ndryshmet, por të gjitha kanë një gjë të përbashkët dhe pikërisht atë që qyteti përfaqëson në vetvete (të paktën realisht) një vendbanim të mbyllur dhe jo një apo disa shtëpi të vendosura larg njëra-tjetrës.
Në horizontin e përvojave estetike, aftësia për të marrë përgjegjësi personale, duhet të shfaqet si cilësia parësore e kritikës. Kritiku duhet të mësojë të mos fshihet pas gishtit dhe të shfaqë publikisht një guxim që nuk ka pse të mos nisë fillimisht nga pohimi i vlerave.
Njeriu gjithmonë ka dashur të kuptojë dhe të mësojë diçka më shumë rresh misterit të vdekjes.
Libri «Struktura e personalitetit njerëzor» i autorit Xhevair Lleshi, vjen si një i tërë, duke ndërthurur teoritë e personalitetit nga psikologë të mëdhenj mbi strukturën dhe e gjithë kjo e shoqëruar me shembuj mjaft interesant të miteve të botës së vjetër dhe të kohës sonë
Libri i madh Psikologjia e fëmijës e autorëve amerikanë Vasta, Haith dhe Miller është tashmë në duart e lexuesit shqiptar. Është një botim që e kapërcen hamendjen e thjeshtë të botimit, i vështirë në të gjitha drejtimet, që nga e drejta e botimit (me një pagesë tepër të lartë) e deri te përkthimi, konsulenca e vijueshme psikologjike, redaktimi po në...
Një libër që i jep përgjigje shumë pyetjeve, duke në bërë të jemi komunikues perfektë.