Catalog
Subcategories
Në këtë përmbledhje do të lexoni me ëndje 75 përrallat më të bukura klasike. Këtu do të gjeni nga ato përralla që i njihni mirë, që i keni dëgjuar, i keni lexuar ose i keni parë në televizor. Por shumicën prej tyre nuk i keni hasur ndonjëherë dhe do ta shihni që janë mjaft të këndshme e inteesante. Nuk duhet humbur rasti pa i lexuar e pa i njohur të...
Kjo seri përbëhet prej 6 librash të vegjël: “Kur fle te gjyshërit”, “Unë nuk kam frikë nga errësira”, “Në oturak”, “Unë vishem vetë”, “Dita e parë e kopshtit”, “Rregulloj dhomën time”. Të gjithë librat janë futur në një kuti, që ngjan si një pako, ku është shkruar titulli i serisë. Sëria është e mrekullueshme, e ngrohtë e plot humor, me pak tekst, por me...
Princeshë Bora, që jetonte në mbretërinë e dimrit, dëshironte të kishte shumë shokë e shoqe. Nganjëherë dëshirat realizohen! E ëma, mbretëresha e akullit, i dhuroi Borës një glob dëbore. Ai bëri magjinë. Që ta njihni edhe ju magjinë e tij, shoqërojeni princeshë Borën në aventurën e saj të mahnitshme. E rrethuar papritur nga njëbrirëshi, nga vajzat e...
Ky libër përmban 5 përralla të zgjedhura e të ilustruara, të gjitha me lepurushë. Por, ama, jo të gjithë lepurushët e përrallave janë njësoj. Po t’i lexoni e t’i shihni dhe të përfshiheni në aventurat e këtyre çapkënëve, doemos që do t’i njihni dhe do të zgjidhni kështu lepurushin tuaj të preferuar: Denin, Benin, Bonën, Lulunë…? Cili prej tyre ndihej i...
Shtatë tregime origjinale që nuk i ke lexuar kurrë më parë, do ta mbushin mbrëmjen tënde me histori të rralla, të shkruara sidomos për vajza si ti. E tillë është Bona, që nuk e zë gjumi lehtë, Liza, që njeh kaq shumë kafshë të ëmbla kur shëtit në park, apo Alba, që bashkë me qenushin e saj Biskotë, llapashitet në një pishinë të tërë vetëm për qejfin e...
E di se njeriu nuk duhet të flasë e të flasë vetë, pa i dëgjuar të tjerët? Pulë Kuqaloshja nuk e dinte këtë, derisa, pas shumë aventurash, kalë Doriu vendos ta ndihmojë. Teksa Kuqaloshja zemërmirë mëson t’i dëgjojë të tjerët, të njëjtën gjë do të bësh edhe ti. Teksa do të argëtohesh me bëmat e Kuqaloshes dhe të mikut të saj, ti do të kuptosh se çfarë...
Keni parë ketrush më të këndshëm se sa Pipi? Me siguri, jo. Ama, ai ka një ves shumë të keq: nuk di të përmbahet para ushqimit, sidomos nëse është bërë me lajthi. Ç’të bëjë Pipi për të ndryshuar? Asgjë më shumë sesa të shoqërohet me miushen Mimi, me të cilën kalon disa aventura të pazakonta dhe, njëkohësisht, mëson se si duhet të sillesh në tryezë, që...
Elefant Gazmori është kaq i këndshëm, por edhe po kaq zhurmshëm! Ai do të përjetojë shumë e shumë aventura, por nuk di të sillet siç duhet, ndaj kafshët e tjera të savanës e shpërfillin... Mëso edhe ti rregullat e sjelljes së mirë bashkë me Gazmorin! Ai ka një shok të mirë që do t’ia mësojë ato, ndërsa ti ke në duar një libër si ky, që do të të argëtojë...
Sa hileqar që është ky Trazovaçi! Atij nuk i pëlqen aspak të humbasë në lojë, ndaj bën hile pas hileje që kjo të mos ndodhë. Por miqtë e tij nuk ia pëlqejnë fare këtë ves, ndaj e kanë lënë vetëm... Shoqërojeni Trazovaçin, ndërsa zebra Afta i tregon atij se pse askush nuk dëshiron të luajë me të. Me siguri do të bëheni njësh me të gjatë aventurave gazmore...
Kjo novelë grafike nga Ilir Topi dhe me punën ilustruese të David Kryemadhit dhe Florian Bregut, është e bazuar në një tregim të mjekut she shkrimtarit Flamur Topi dhe na rrëfen një botë dhe popullsi tjetër që gjallon dhe lufton brenda trupit tonë. Një botë në luftë dhe në paqe, për të cilën duhet të jemi më të vëmendshëm.
Ky libër përmban 100 fjalë në shqip e në anglisht, te të cilat përfshihen emrat e pjesëve të fytyrës dhe të trupit të njeriut, emra kafshësh, veshjesh, makinerish, ushqimesh e lodrash të ndryshme. Çdo fjalë është e shoqëruar me një figurë plot ngjyra, që fëmijët ta kenë më të lehtë të mësojnë fjalët në anglishte. Me anë të këtij fjalori e të figurave, si...
Shpella e piratëve është një nga romanet e mirënjohura të shkrimtarit tonë të dashur Petro Marko. Ky roman është dramatizuar dhe inskenuar në disa variante dhe ndonëse libri është botuar për herë të parë në 1964, te ish Shtëpia botuese "Naim Frasheri", ne mundëm ta nxjerrim në faqen tonë vetëm në ribotimin e tij të dhjetë.
Kujdes! Në rrugë kanë rënë gurë. Për fat, Buldozeri Bart dhe shoku i tij, Kamioni Luk ndodhen aty për të dhënë ndihmë.
Sot është ditë e madhe për Makinën e Garave Roko. Eshtë dita e garave me një shofer të ri. Vruum! A do ta fitojë dot garën Rokoja?
Festa e Abetares është FESTA E LEXIMIT. Pas saj vijnë pushimet verore, kur kemi mjaft kohë për të lexuar. Ndaj vjershat e kësaj feste i kemi krijuar me temën e pushimeve verore. Kjo e bën që skena me botën ujore e nënujore, veshjet e fëmijëve dhe loja teatrore të bëhen më unike e të këndshme dhe Festa e Abetares e paharrueshme.
Çdo ditë të javës vogëlushët do të argëtohen e do të kënaqen me nga një histori të kësaj përmbledhjeje të veçantë. Këtu ata do të takojnë kafshë të vogla e të mëdha: një elefant që provon të hungërijë, një miushe që kërkon shtëpi të re, një buf të vetmuar që kërkon të zërë miq, pinguinë patinatorë e shumë të tjerë. Me 7 histori të shkurtra, por tepër të...
Po kërkonim një seri për fëmijë, të ilustruar me ngjyra, plot me emocione dhe aventura, që i jep krahë imagjinatës dhe e lehtë për t’u lexuar – dhe e gjetëm! Kepler 62 – NJË SERI FANTASTIKE ME GJASHTË LIBRA Është botuar për herë të parë në Finlandë dhe Norvegji, e më pas në njëzet vende të tjera, dhe tashmë vjen edhe për lexuesin shqiptar.
Niseni leximin me romanin “Shtëpia me 36 çelësa” pastaj vijoni me libri e dytë “Fshati me 13 sekrete”
Seria e Jeronim Stilton vijon me nje tjeter liber te ri: Keshtjella e 100 rrefenjave, hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Pegi. Ne boten supermiusherore kesaj radhe do te njiheni me nje keshtjelle misterioze…
Koni, Ana dhe Billi kalojnë disa ditë pushime në Itali. Shoqet vizitojnë gjyshen e Billit në një fshat të vogël, në afërsi të Napolit. Koni njihet me Romën, lahet në detin Mesdhe dhe ngjitet në Vezuv. Por, mbi të gjitha, në Romë Koni dhe shoqet e saj shijojnë akullorën më të mirë në botë!
Vëmendjen këtu. Zbulues të vegjël! Le të nisim një udhëtim fantastik për të njohur trupin e njeriut. Sa shumë keni për të mësuar!
Seria e përrallëzave me sy që lëvizin, duket sikur i sjell personazhet në jetë. Me përralla e personazhe të njohura, përshtatur në një format të vogël që të mund të kapen edhe nga duart e vogla të fëmijëve, kutia e përrallëzave me sy që lëvizin është një përvojë e re e të lexuarit përralla, edhe më gazmore. Certifikuar për sigurinë nga BE
E dini që kushdo mund të vizatojë? Me këtë metodë, mund të bëheni artistë të vërtetë. Ndiqni hapat e treguar dhe vizatoni kafshë fshati e pylli, por edhe kafshë ekzotike. Madje, para se të bëni vizatimin tuaj përfundimtar, mund të ushtroheni në faqen që pastrohet, për ta provuar prapë. Një seri praktike e argëtuese. Certifikuar për sigurinë nga BE
E dini që kushdo mund të vizatojë? Me këtë metodë, mund të bëheni artistë të vërtetë. Ndiqni hapat e treguar dhe vizatoni kafshë fshati e pylli, por edhe kafshë ekzotike. Madje, para se të bëni vizatimin tuaj përfundimtar, mund të ushtroheni në faqen që pastrohet, për ta provuar prapë. Një seri praktike e argëtuese. Certifikuar për sigurinë nga BE
Pse na duhet një libër me labirint? Sepse i ndihmon fëmijët të vlerësojnë përfundime të ndryshme dhe të planifikojnë para kohe zgjidhjet përfundimtare. Ky libër sjell jo një, por 30 labirinte, temat e të cilëve mund të jenë mjaft të njohura për ju e për fëmijët. Por libri nuk mjaftohet me kaq, sepse u kërkon fëmijëve të gjejnë edhe numra personazhesh apo...
Ky libër i parë i serisë ka kapur majat dhe ka për t'u pëlqyer shumë nga nxënësit deri në shkollë të mesme, që janë dashamirës të Harry Potter-it, Percy Jackson-it dhe filmave "Njerëzit me të zeza"... Një fantazi e shkëlqyer që do të tërheqë menjëherë lexues dhe do t'i bëjë të kërkojnë vazhdimin
Ndiqeni lepurush Brinklin përmes këtyre faqeve për të mësuar më shumë për udhëtimin e tij.
Nga shkrimtari bestseller nr. 1 i New York Times, Xhejms Paterson, vjen një seri e shkëlqyer aventurash origjinale e mbushur me veprim, humor dhe ndjenjë!