Catalog
Viewed products
Një eksplorim në botën e brendshme të...
Subcategories
Aventurat gazmore të një miushi gazetar, familjes dhe miqve të tij, në një botë ku heroi ynë fiton gjithmonë.
Aventurat gazmore të një miushi gazetar, familjes dhe miqve të tij, në një botë ku heroi ynë fiton gjithmonë.
I rrëzuar nga froni i Akuilanias si rezultat i intrigave të një magjistari të sjellë sërish në jetë pasi kish qënë për disa shekuj me radhë i vdekur, Konanit i duhet të gjejë xhevahirin e famshëm të njohur me emrin Zemra e Ahrimanit që të mund të rifi tojë mbretërinë e humbur dhe që të mbetet gjallë.
“Beni ecën vetë” i Kiço Blushit, është i magjishëm jo thjeshtë se është historia e secilit prej nesh – fëmijë, apo se është subjekti i ekranizuar me shumë dashuri, por tregon edhe mënyrën sesi një fëmijë duhet të heqë frikën
Një vazhdim fantastik i “Beni ecën vetë”. Një rrugëtim i gjatë në tri kohë i Nikut dhe i Natalisë në botën e KOT-it e të MOS-it me gjyshërit, me alienin MOS, me Akilin, me disa fëmijë Koti si dhe Njeriun e vogël që u bë Njeri-ujk dhe anasjelltas. Libri shoq♪7rohet me vizatime, të realizuara nga Ikbal Beli dhe kopertinë të Zamir Matit
Ky libër sjell historinë e mesjetës të treguar në mënyrë tepër origjinale dhe të thjeshtë për fëmijët e moshave 14 18 vjeç.
Ky libër sjell historinë e grekëve të treguar në mënyrë tepër origjinale dhe të thjeshtë për fëmijët e moshave 14 18 vjeç.
Ky libër sjell historinë e Romës të treguar në mënyrë tepër origjinale dhe të thjeshtë për fëmijët e moshave 14 18 vjeç.
Tregime nga Platoni dhe klasikët e tjerë : Homeri, Hesiodi, Ovidi, Aristofani, Plini.
Tri vajza kanë fuqi që ne nuk i kemi.
Në vëllimin e parë janë përfshirë kryesisht krijimtaria letrare, kritika dhe përkthimet artistike të Konicës, të pasuruara me gjetje të reja të panjohura. Kolana është zgjedhur dhe përgatitur nga Prof. Nasho Jorgaqi
Përrallat e mrekullueshme arabe, të përkthyera në shqip mjeshtërisht nga Mustafa Greblleshi, vijnë në tre vëllime nga shtëpia botuese Çabej
Leximi i "Çufoja dhe bubi Kaçurrel", "Çufoja në shtëpinë e çudirave", "Filmi i gjeneral Çufos", “Çufo president” dhe "Pushimet e Çufos" ka bërë që ky personazh të mbijetojë dhe të bëjë prapësira për afro tre dekada. Jetëgjatësia nuk është thjeshtë meritë e autorit, por edhe pasion i lexuesve, të cilët po e përcjellin dorëmëdorë dhe zemër më zemër librin...
Ky është botimi autentik Prralla kombëtare, vëllimi II, i mbledhur prej gojës së popullit nga studiuesi, etnologu dhe historiani At Donat Kurti. Suksesi prej disa dekadash e ka bërë librin referencial për të njohur dhe studiuar krijimtarinë popullore shqiptare ndër shekuj
Ky libër në serinë e librave të Jeronim Stilton mban numrin 5: Në metronë e Miushërisë po ngjasim gjëra të çuditshme. Një maçok gjigant endet nëpër terrin e galerive të nëndheshme, duke u kallur datën tërë brejtësve të qytetit. Nga vjen ky maçok? A të jetë vallë një fantazmë?
Shkrimtari i njohur polak për fëmijë, Korshak, ka krijuar një nga romanet më të bukur për fëmijë, të titulluar Aventurat e mbretit Matias I. Ky roman i shkëlqyer në të gjitha drejtimet, i shoqëruar me një humor të këndshëm dhe situata të ngrohta fëmijërore, na sjell një botë të pasur plot aventura dhe situata dramatike, të cilat, natyrisht, kërkojnë...
Rrëfenjat popullore i ndjen kaq afër me librin Bishti i dhelprës të Petraq Zotos sepse pikërisht veçoria kryesore e tyre, elementi fantastik, bëhet pjesë e një historie sa elegante qa dhe të mrekullueshme. Një titull intrigues, nga i cili fillimisht nënkupton tjetër gjë dhe sapo e lexon librin ndryshon krejt mendim, një rrëfim mbresëlënës për forcën e...
Sa herë përmendet emri i Stefan Cvajgut një tjetër shkëlqim merr letërsia. Një penë që diti të futej në skutat e qenies njerëzore, të ndiente dhimbjen e dashurinë, dridhjet dhe përshkënditjet bashkë me të; pena që dalloi detajet më të imëta të veprimeve dhe fizikut të saj, të cilat përcillnin shumë mirë atë çfarë fjalët nuk e thoshin dot. Hapësira...
Eksploruesi Dr. Samuel Fergusson, i shoqëruar nga shërbëtori i tij Xho dhe miku i tij, gjuetari profesionist Riçard Dik Kenedi, vendosin të udhëtojë përqark Afrikës me ndihmën e një balone me hidrogjen. Udhëtimi nis nga Zanzibari, në bregun lindor, dhe vazhdon përmes liqenit Viktoria, liqenit Çad drejt Senegalit të sotëm, bregut perëndimor.
Është një libër i bukur që i drejtohet fëmijëve, por që mund të lexohet dhe nga një publik i rritur. Autorja Mila Paviçeviç, nga Kroacia, ka fituar çmimin e BE-së për Letërsinë në vitin 2006. Në gjuhën shqipe vjen falë përkthimit skrupuloz të Virgjil Muçit