Catalog
Subcategories
Libri me i mire i vitit 2022 ne Goodreads, tashme vjen ne shqip nga Botimet Living. Një histori dashurie, por jo nga ato që keni lexuar më parë.
"Për të kuptuar vetminë time, kisha nevojë të kuptoja atë të nënës sime. Dhe, për të kuptuar atë, duhej të kuptoja më parë gjyshen time, Ritën."
“Arsye dhe ndjenjë” romani i parë i botuar i Jane Austen-it, më 1811, fillimisht u botua me emër anonim. Në faqen e parë, aty ku duhej të ishte emri i autorit shfaqet vetëm teksti By a Lady (Nga një zonjë). “Arsye dhe ndjenjë” romani i mprehtë dhe plot humor i Jane Austen, i mbushur me të fshehta dhe ndrydhje, gënjeshtra e joshje, portretizon në mënyrë...
Romani "Ishulli i delfinëve blu" nga autori Scott O'Dell, rrëfen për një vajzë, e cila arriti të mbijetojë në një ishull të vetmuar në oqean, pas mbytjes së anijes me të cilën udhëtonte.
Romani "193 Kafazët" përmes një gjuhë të mrekullueshme paraqet tand llumin e mbledhun në nënvetdijen e shqiptarit të postdikaturës. Nëse ka diçka që mundet me e ndryshue realitetin shqiptar, ninvetdijen e tij, két mund ta bajë vetëm arti, se arti dhe letërsia janë të vetmet që s'mund të manipulohen nga diktatura e pinjojtë e saj.
Vjen ne shqip vellimi i dyte i serise Libri i pluhurit, shkruar nga Philip Pullman, nje nga autoret me te spikatur te letersise bashkekohore boterore.
Të mbijetuar pas seleksionimit të parë, e kishin gjetur sërish njëri-tjetrin gjatë punës në infermieritë e kampit, vetëm se të ndarë këtë herë. E megjithatë, bënë si bënë dhe gjetën mënyra për të komunikuar, duke shkëmbyer fshehurazi letra dashurie, duke u shtrënguar tinëz në përqafime ikanake dhe duke qëndruar të paepur deri në fund.
Nje mister shpaloset perpara Davidit, nje muzikanti të talen-tuar dhjetevieçar Pse i ati, nje violinist virtuoz, e ka çuar atë larg qytetenmit? Në kete roman klasik sekretet e fshehura zbulohen hap pas hapi, pikërisht kur babai i Davidit vdes gjate udhëtimit që bën, sëmurë rëndë, per ta kthyer djalin e tij në qytet.
I botuar për herë të parë më 19 dhjetor 1843, libri pati menjëherë një sukses të madh editorial, të jashtëzakonshëm për kohën. Botimi i ilustruar, me një kopertinë në të kuqe të lehtë, shkronja të arta dhe ilustrime të ngjyrosura me dorë, i bëri të gjithë, të rritur e fëmijë, për vete. Një vepër që Dickensi e shkroi në vetëm gjashtë javë, për të plotësuar...
Nje triller i ri drithërues, në qendër të të cilit kemi sërish restauruesin e artit dhe agjentin legjendar Gabriel Alon. Me ritme të shpejta dhe rrëfim elegant, libri “Urdhri” do t’ju mbërthejë faqe pas faqeje, deri në fundin e paparashikueshëm. Një roman për miqësinë dhe besimin në një botë të pasigurt dhe një provë tjetër e pakundërshtueshme që Daniel...
Gjithçka fillon me një udhëtim në një vend të vogël mistik. Plazh i vetmuar dhe i virgjër, një grup të rinjsh nëpër tenda kampimi, një zjarr gati i shuar. Por gjërat ndryshojnë kur njërës nga vajzat e grupit i shfaqet nëpër terr një grua me fustan të përgjakur. Askush nuk di asgjë për të, përveç udhërrëfyesit të turistëve që di gjithçka. Një libër që të...
"Gjinkallat e vapës", ne shohim lulëzimin e një talenti që refuzon të shkojë drejt të vërtetave të dukshme dhe kuptimeve pa ambiguitet.
"Vera pa kthim" është romani i parë i Besnik Mustafajt, shkruar në moshën 26-vjeçare. Ky është botimi i tij i shtatë në shqip. Sipas autorit, "Vera pa kthim" zgjoi tek ai romancierin dhe i çeli rrugën përhapjes së veprës së tij në botë.
Një histori e fuqishme dhe e dhembshme mbi imigracionin, identitetin dhe racën. Fituese e National Book Critics Circle Award for Fiction, 2013. “Ndër 10 librat më të mirë të vitit 2013” të New York Times Book Review. Fituese e The Chicago Tribune Heartland Prize for Fiction, 2013 Fituese e fushatës “Një libër, një New York”, 2017
Ky roman gjithëpërfshirës nga autorja e "Një petal i gjatë i detit" tregon historinë epike të Violeta Del Valle, një gruaje jeta e së cilës zgjat njëqind vjet dhe dëshmon për përmbysjet më të mëdha të shekullit të njëzetë. Nëpërmjet syve të një gruaje pasioni, vendosmëria dhe sensi i humorit i paharrueshëm i së cilës e çojnë atë në një jetë të trazuar,...
Në një tjerrje narrative që rastësia deshi të ishte e ngjashme me atë të "Wuthering Heights" (Lartësitë e stuhishme) të shkrimtares Emili Brontë, historia rrëfehet nga Fumiko, shërbëtorja e lënduar në dashuri që mbron të dashuruarit.
Romani i ngre himn lirisë së vërtetë, veshur herë me guxim e herë me naivitet, herë me dhimbje e dështime, por së fundmi triumfon sinqeriteti i kulluar i femrës që mbetet e dëlirë edhe kur i duket se mëkaton.
Vrasja në famulli është libri i parë policor i Agatha Christie me protagoniste hetuesen e mençur, zonjushën Marpëll, që vë në provë të gjitha aftësitë e talentet e saj të vëzhgimit dhe analizës.