Azis Gjergji A-005875
New product
Kjo biografi merret me jetën e Ahmet Zogut që në lindje, origjinën e familjes së tij, rininë, ngjarjet e rëndësishme që formësuan profilin politik të tij, si Kongresi i Lushnjes, karriera politike, raportet me serbët, ardhja në pushtet, shpallja mbret dhe raportet e tensionuar me Italinë, deri në pushtimin e vendit në vitin 1939
This product is no longer in stock
Shtëpia Botuese | Maluka | |
| ISBN | 9789928260437 | |
Studiuesi dhe historiani Azis Gjergji ka punuar më shumë se një dekadë vetëm për këtë biografi duke punuar në arkiva të ndryshme. Në këtë botim dalin për herë të parë dokumente të rëndësishme që janë marrë nga arkivat amerikane, të cilat ndriçojnë më mirë figurën e mbretit Zog, sidomos në hapat e parë të tij drejt politikës.
Autori ka ndjekur me detaje karrierën e tij që në fillim të Luftës së Parë Botërore dhe luftën ballkanike, ardhjen e Princ Vidit në Shqipëri, raportet e Ahmet Zogut me familjet e mëdha shqiptare, përfshirë edhe Esat Pashë Toptanin dhe ngritjen e tij si një figurë politike.
Ky botim iu vjen në ndihmë të gjithë lexuesve që duan të shkojnë përtej kësaj figure kontraverse, e cila ka ngjallur interesin e madh të studiuesve shqiptarë dhe të huaj.
| Lloji i botimit | Paperback |
| pages | 450 |
| ISBN | 9789928260437 |
| Redaktori | Laura Buda, Xhemil Çelaj |
| Published year | 2020 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |