Libra për femra të suksesshme – set 3 libra

Patrick Bowler, Jennifer Christie, Sheryl Sandberg, Sherry Argov SET0003

Produkt i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky set është për femra me bukuri natyrale, të zonjat një karrierë dhe që dinë të ruajnë vetveten në një lidhje, duke u kthyer në vajzën e ëndrrave për një burrë. Prandaj Bukinist ka mbledhur në një buqetë këto tre libra: “Si të dukesh 10 vjet më e re me 80 procedura jokirurgjike” me autorë Patrick Bowler dhe Jennifer Christie; “Të bëjmë përpara” të Sheryl Sandberg dhe Përse meshkujt dashurojnë kuçkat” e Sherry Argov.

Më shumë detaje

7 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

2 800 Lekë

Share

30 produkte të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

RRETH SETIT

Ky set është konceptuar për libra-dhuratë që mund ti bëhet një mikeshe në një event të veçantë, si ditëlindje, etj., por edhe për të qenë pjesë e bibliotekës së një femre që kërkon të shpalosë vetveten në jetë, duke qenë njëherësh e bukur, e zonja dhe e dashuruar nga burri i ëndrrave.

1. “Si të dukesh 10 vjet më e re me 80 procedura jokirurgjike” me autorë Patrick Bowler dhe Jennifer Christie. Vetëm këtë libër mund ta porositni direkt online, me një klik, KËTU.

Qëllimi i këtij libri është njohja me procedurat estetike bashkëkohore, me mënyrat e veprimit të tyre dhe efektivitetin, pa i mërzitur lexueset me terma mjekësorë. Kapitujt e pjesës së parë u kushtohen pjesëve të veçanta të fytyrës dhe trupit. Ju mund të gjeni lehtë pikërisht atë çka ju duhet dhe të mësoni cilat procedura jokirurgjike ju përshtaten për të zgjidhur problemin tuaj.

Këtu përshkruhen problemet kozmetike me të cilat pacientët hasen më shpesh. Nuk i kemi prekur rastet që zor se i interesojnë shumicës së lexuesve. Ndodh që e njëjta sëmundje përhapet në disa pjesë të fytyrës apo trupit. Në raste të tilla përshkrimin e kurimit do ta gjeni në kapitullin ku ajo ndeshet më shpesh.

Nëse nuk e gjeni dot atë që ju duhet, hidhini një sy përmbajtjes; ndoshta problemi juaj është pasqyruar në kurimin e një pjese tjetër të trupit. Pjesa e dytë e librit është për ata që duan të mësojnë më me hollësi për procedurat kozmetike të përshkruara në kreun e parë. Këtu mund të gjeni edhe mendimet e shprehura nga pacientët për çfarë kanë provuar dhe për efektin e procedurave të përdorura.

Kështu, do të merrni informacion të gjithanshëm për një operacion apo tjetrin. Do t'ju tregojmë gjithashtu për problemet kozmetike më të përhapura, për të cilat ende nuk është gjetur kurimi efektiv. Veçse këtë nuk e bëjmë për t'ju vënë në siklet, por që të dini çfarë duhet të shpresoni dhe të mos shpenzoni para për procedura të cilat nuk do të japin rezultat! Por mos u mërzisni.

Në fund të pjesës së dytë do të mësoni mjaft gjëra interesante mbi teknologjitë e reja në fushën e operacioneve jokirurgjike, me të cilat po punohet dhe në të ardhmen do t'i ndihmojmë kozmetologët dhe specialistët për të zgjidhur edhe problemet më të vështira. Disa prej procedurave të reja duhet të shfaqen në vitet më të afërta.

Nuk ka rëndësi nëse lexoni për herë të parë për procedurat jokirurgjike kozmetike apo keni bërë tashmë operacione të tilla dhe tani dëshironi të mësoni edhe më shumë. Shpresoj që ky libër do t'ju ndihmojë të gjeni një mjek me përvojë dhe të arrini rezultate të mrekullueshme.

2. “Të bëjmë përpara” të Sheryl Sandberg. Vetëm këtë libër mund ta porositni direkt online, me një klik, KËTU.

Në librin "Të bëjmë përpara", Sheryl Sandberg shqyrton pse ngjitja e grave në rolet udhëheqëse ka mbetur në vendnumëro, shpjegon shkaqet kryesore dhe propozon zgjidhje bindëse dhe të logjikshme, të cilat mund t'i japin fuqi grave për të shpalosur potencialin e tyre të plotë.

Sandberg është Drejtore Operative e Facebook – ut dhe revista "Fortune" e ka renditur ndër 50 gratë më të fuqishme në biznes, ndërsa revista "Time" e ka renditur ndër 100 njerëzit më me ndikim në botë. Në 2010 – ën, ajo mbajti një fjalim entuziazmues në konferencën Ted Talk, ku përshkroi se si gratë, pa e kuptuar, frenonin veten në ndjekjen e karrierës.

Fjalimi i saj, që u shndërrua në një fenomen dhe është parë nga më tepër se 2 milionë vetë, u dha zemër grave që të ulen në tavolinë barabar me burrat, të kërkojnë sfida, të ndërmarrin rreziqe dhe të ndjekin synimet e tyre me kënaqësi.

Në librin "Të bëjmë përpara", Sandberg – u rrëmon thellë në këto çështje duke kombinuar histori gazmore nga jeta e saj, me kërkime serioze dhe studime bindëse për të çarë mes shtresave të paqartësisë dhe paragjykimeve që rrethojnë jetën dhe zgjedhjet e grave që punojnë.

Ajo tregon vendimet personale, gabimet dhe betejën e përditshme për të bërë zgjedhjen e duhur për veten, për karrierën dhe familjen e saj. Ajo jep këshilla praktike për teknikat e negocimit, mentorimin dhe ndërtimin e një karriere të kënaqshme, duke i nxitur gratë të vendosin caqe dhe të braktisin mitin e të pasurit gjithçka.

Ajo përshkruan hapat konkretë që femrat mund të ndërmarrin për të kombinuar arritjet profesionale me përmbushjen personale dhe tregon se si mund të përfitojnë burrat duke ndihmuar gratë në vendin e punës dhe në shtëpi.

Shkruar me humor dhe mençuri, libri i Sandberg – ut është një apel frymëzues për të reaguar. "Të bëjmë përpara" është i destinuar të ndryshojë rrjedhën e debatit nga ajo çka nuk bëjnë dot gratë në atë që mund ta bëjnë.

3. Përse meshkujt dashurojnë kuçkat” e Sherry Argov. Vetëm këtë libër mund ta porositni direkt online, me një klik, KËTU.

I kthyer në një sensacion mbarëkombëtar, “Përse meshkujt dashurojnë kuçkat” është një libër ku Sherry Argov ka hedhur në letër mendimet që meshkujt kanë për femrat dhe perceptimet që kanë ata për atë që është e duhura. Në 283 faqe ka një sërë situatash që nxjerrin në pah Vajzat e mira- humbëse dhe Kuçkat – fituese gjatë një marrëdhënieje. Fjala kuçkë në libër qëndron për një femër të ftohtë në ndjenja ( në dukje), që nuk sakrifikon lirinë e saj për t’i bërë qejfin mashkullit të vet, e kundërta pastaj qëndron për përcaktimin “vajzë e mirë”. Libri është i shkruar si një manual dhe ndërthurje historish gjithashtu, për të treguar sesi reagojnë meshkujt përballë tipave të ndryshme të femrave që kanë përballë.

Sherry Argov ju përgjigjet gjithashtu disa pyetjeve që gulçojnë në kokën e femrave: Përse meshkujt në fillim janë kaq romantik dhe më pas ndryshojnë? Përse meshkujt i quajnë ” të sigurta” vajzat e sjellshme? Përse meshkujt e respektojnë një femër që është e zonja e vetes?

E di që jeni shumë kuriozë përse meshkujt dashurojnë kuçkat. Ja çfarë thonë ata.

Sepse me kuçkat ata kurrë nuk e ndjejnë se e kanë pushtuar femrën, prandaj gjithnjë vazhdojnë ta provojnë. Madje ka meshkuj që provojnë gjithë jetën ta bëjnë këtë. Në një kohë që vajzës së mirë i ikën truri, kuçka bën që truri t’i iki mashkullit.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë