Cmim i reduktuar! Bukuri femërore – set 2 libra Shiko më të madhe

Bukuri femërore – set 2 libra

Patrick Bowler, Jennifer Christie, Dr. Jennifer Baumgartner MIN0014

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Natyralja, e shoqëruar me një veshje plot sqimë, e bën bukurinë femërore të parezistueshme. Ky set me librat “Si të dukesh 10 vjet më e re me 80 procedura jo-kirurgjike” e Patrick Boëler me Jennifer Christie dhe “Ti je ajo çfarë vesh” e Dr. Jennifer Baumgartner është pikërisht për ato femra që duan të jenë të tilla. Jo vetëm aq: Pakoja është konceptuar edhe për burra që ua dhurojnë të dashurave të tyre apo si libra që ndahen mes mikeshave apo motrave....

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Minerva

1 800 Lekë

-10%

2 000 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Seti përmban dy libra:

1. “Si të dukesh 10 vjet më e re me 80 procedura jo-kirurgjike” e Patrick Boëler me Jennifer Christie. Vetëm këtë libër mund ta blini me një Klik KËTU http://bukinist.al/sq/motivim/1916-si-te-dukesh-10-vjet-me-e-re.html

Qëllimi i këtij libri është njohja me procedurat estetike bashkëkohore, me mënyrat e veprimit të tyre dhe efektivitetin, pa i mërzitur lexueset me terma mjekësorë. Kapitujt e pjesës së parë u kushtohen pjesëve të veçanta të fytyrës dhe trupit. Ju mund të gjeni lehtë pikërisht atë çka ju duhet dhe të mësoni cilat procedura jokirurgjike ju përshtaten për të zgjidhur problemin tuaj.

Këtu përshkruhen problemet kozmetike me të cilat pacientët hasen më shpesh. Nuk i kemi prekur rastet që zor se i interesojnë shumicës së lexuesve. Ndodh që e njëjta sëmundje përhapet në disa pjesë të fytyrës apo trupit. Në raste të tilla përshkrimin e kurimit do ta gjeni në kapitullin ku ajo ndeshet më shpesh.

Nëse nuk e gjeni dot atë që ju duhet, hidhini një sy përmbajtjes; ndoshta problemi juaj është pasqyruar në kurimin e një pjese tjetër të trupit. Pjesa e dytë e librit është për ata që duan të mësojnë më me hollësi për procedurat kozmetike të përshkruara në kreun e parë. Këtu mund të gjeni edhe mendimet e shprehura nga pacientët për çfarë kanë provuar dhe për efektin e procedurave të përdorura.

Kështu, do të merrni informacion të gjithanshëm për një operacion apo tjetrin. Do t'ju tregojmë gjithashtu për problemet kozmetike më të përhapura, për të cilat ende nuk është gjetur kurimi efektiv. Veçse këtë nuk e bëjmë për t'ju vënë në siklet, por që të dini çfarë duhet të shpresoni dhe të mos shpenzoni para për procedura të cilat nuk do të japin rezultat! Por mos u mërzisni.

Në fund të pjesës së dytë do të mësoni mjaft gjëra interesante mbi teknologjitë e reja në fushën e operacioneve jokirurgjike, me të cilat po punohet dhe në të ardhmen do t'i ndihmojmë kozmetologët dhe specialistët për të zgjidhur edhe problemet më të vështira. Disa prej procedurave të reja duhet të shfaqen në vitet më të afërta.

Nuk ka rëndësi nëse lexoni për herë të parë për procedurat jokirurgjike kozmetike apo keni bërë tashmë operacione të tilla dhe tani dëshironi të mësoni edhe më shumë. Shpresoj që ky libër do t'ju ndihmojë të gjeni një mjek me përvojë dhe të arrini rezultate të mrekullueshme.

2. Ti je ajo çfarë vesh: Çfarë rrobat tregojnë për ju” e Dr Jennifer Baumgartner. Vetëm këtë libër mund ta blini me një Klik KËTU

E keni pyetur ndonjëherë veten përse një vajzë vazhdon të veshë bluzën e saj të gjerë edhe pasi ka humbur peshë apo përse një mama 50 vjeçare vishet sikur sapo ka bastisur dhomën e vajzës së saj adoleshente?

Në këtë guidë fantastike, psikologia Jennifer Baumgartner zbulon arsyet e dilemës së pothuajse të çdo gruaje. "Ti je ajo çfarë vesh" ju mëson si të dalloni modelet e garderobës që të krijoni pamjen që dëshironi për veten tuaj. Strategjia e Dr. Baumgartner do t'ju ndihmojë të:

• Shmangni tejmbushjen e dollapit tuaj.

• Të çliroheni nga zakonet tuaja të modës.

• Të visheni mirë për trupin që keni.

• Të dukeni aktuale në çdo moshë.

• Të krijoni një gardërobë të ekuilibruar dhe të bukur që mezi prisni ta vishni.

Mbushur me histori depërtuese dhe kurioze, "Ti je ajo çfarë vesh" tregon se dollapët tanë përmbajnë më shumë sesa thjesht rroba. Në këtë hapësirë të vogël, modeste, ju mund të zbuloni të kaluarën tuaj, të ndryshoni jetën tuaj tani dhe të zbuloni se kush doni të bëheni.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë