Shqipja ne kapercyell – Epoka dhe gjuha e Gjon Buzukut Shiko më të madhe

Shqipja ne kapercyell – Epoka dhe gjuha e Gjon Buzukut

Eqrem Çabej BCA076

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky punim shkon e hedh dritë mbi qytetërimin shqiptar në zgrip të ekzistencës së vet, pas pushtimit osman afro njëshekullor që po zhbin nga faqja e dheut jo vetëm kulturën materiale të homo albanicus, por edhe atë shpirtërore, si shprehje të përkatësisë së padyshimtë në qytetërimin europian. Virgjil Muçi

Më shumë detaje

3 Artikuj

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet Çabej
ISBN99927-33-68-3

650 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Të studiosh Buzukun do të thotë t'i shkosh gjuhës shqipe në themel, - shkruan Çabej më 1951, në fillim të një dekade që do t'ia kushtojë bash studimit të Buzukut: "Ç'vend i përket Gjon Buzukut në vijën e zhvillimit të jetës mendore në atdheun e tij?... ai na duket se qëndron në kapërcyell: në kapërcyell nga mesjeta në kohën e re, në kalim nga Arbënia paraturke kristiane në Shqipërinë turke të islamizuar... nga shqipja mesjetare në shqipen e re... Shqipja në këtë gjysmë mijëvjeçari që kur njihet si gjuhë nuk ka pësuar ndryshime të mëdha. Zhvillimi i saj mua më duket se është përshkuar kryesisht në dy drejtime. Së pari nëpër një thjeshtim të sistemit gramatikor... Së dyti në një largim të dy dialektevet kryesore gegërisht e toskërisht nga njëri-tjetri..." Ky tekst botohet për herë të parë në trajtë libri, ai është i mëvetësishëm dhe i ndryshëm prej Hyrjes së hollësishme të Mesharit, që Çabej e e boton në përfundim të punës së gjatë me të. Janë pra dy tekste që plotësojnë njëri-tjetrin".

Të dhëna

Faqe170
ISBN99927-33-68-3
Viti i Botimit2006
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë