Panajoti Kupitori EKO0007
Libër i ri
Kjo vepër është e karakterit studimor për historinë dhe filologjinë e gjuhës dhe etnisë shqipe e realizuar nga një studiues dhe gjuhëtar i njohur si Kupitori, i cili del në konkluzionin se shqipja është më e vjetër sesa greqishtja apo gjuhët e tjera të vjetra ideoeuropiane. Ky studim është botuar në vitin 1879 në Athinë. Ardhja në shqip e kësaj vepre përbën sfidë për tezat zyrtare në lidhje me origjinën e shqipes
3 Artikuj
Kujdes! Libri i fundit në stok!
Shtëpia Botuese | Emal | |
Parathënie e librit “Studime shqiptare” e Panajoti Kupitori
Arvaniti Panajot Kupitori lindi në vitin 1821 në ishullin e Hydras dhe vdiq në vitin 1881. Ai studioi për filologji në Universitetin e Athinës dhe më vonë punoi si drejtor në disa shkolla. Njëkohësisht njihet edhe si organizatori i hapjes së një shkolle shqipe, në Hydra, në të cilën mësohej dhe shkruhej gjuha shqipe me anë të një abetare që e përgatiti vetë ai.
Vepra që keni në duar titullohet "Studime Shqiptare “Të vërteta historike dhe filologjike rreth gjuhës dhe etnisë Shqiptare " dhe është botuar nga shb ("Tipo grafia tu Mellondas " Athinë 1879)
Kupitori ka ndërmarrë një studim historik që është i një niveli të lartë shkencor. Ai ka shfrytëzuar të gjithë autorët e studiuesit e asaj kohe të cilët shumë pak njihen apo studiohen edhe sot në Shqipëri. Brenda një hapësire shumë të shkurtër - për nga shtrirja vëllimore - fshihet një thesar i çmuar i studimeve albanologjike me detaje shkencore dhe renditje kohore nga më të shkëlqyerat e mundëshme. Si rrjedhojë e kësaj pune të shkëlqyer lexuesi ynë do ta ketë shumë të lehtë të njohë ç'është thënë në botën e dijes për historinë dhe gjuhën e popullit tonë.
Kupitori shquhet për një gjykim të mprehtë dhe të ftohtë akademik në lidhje me botën e shkencës dhe arritjet e saja për historinë dhe gjuhën shqipe.
Në analizë gjuhësore ai sjell edhe tre fjalë ilire; dhe po ashtu ai vlerëson se ekzistojnë shumë fjalë të tjera ilire, por askush nuk është marrë posaçërisht me to.
Pasi shtron, analizon dhe kundërshton, por edhe aprovon teoritë dhe arritjet shkencore të shkruajtura për historinë e gjuhës shqipe deri në kohën e tij, ai sjell edhe mendimin e tij rreth historisë dhe gjuhës shqipe. Mendimi i Kupitorit mund të përmblidhet me pak fjalë kështu:
"Arma më e fortë që kanë shqiptarët për historinë e tyre autoktone është gjuha e tyre". Për të provuar vjetërsinë e gjuhës shqipe ai afron marrëdhëniet e njohura historike që ka pasur populli ynë me gjuhët e popujve të tjerë.
Sipas Kupitorit, "është vërtetuar se bazat treguese të gjuhës shqipe janë: greqishtja, latinishtja, gjermanishtja, frengjishtja, sllavishtja, turqishtja, italishtja, greqishtja e re dhe pellazgjishtja. Në vazhdim, ai analizon mënyrën se si kanë hyrë në gjuhën shqipe fjalët e gjuhëve të këtyre popujve dhe, duke e ndarë materialin, ai vren se çdo gjë tjetër është kalimtare përveç marrëdhënieve të vjetra me pellgun pellazgjik.
Me bazë këto marrëdhënie, ai arrin në përfundimin se gjuha shqipe i përket trungut pellazgjik të kohëve më parë se grekët e latinët të veçoheshin e shquheshin si grekë e latinë. Gjuhën shqipe e do si paragreko-latine, por të të njëjtit grup me grekët dhe latinët. Në këtë pikë, Kupitori i bashkohet mendimit të gjuhëtarëve të mëdhenj si Franz Bopp i cili e do shqipen akoma më të vjetër, apo dhe Demetrio Camarda që e do shqipen si gjuhë paragreke edhe më të vjetër se vetë greqishtja. Ndërsa greqishten e re dhe gjuhën latine ai i quan si gjuhë të prodhuara në kohë të ndryshme kur ato u transformuan duke prodhuar fjalë të reja dhe si rrjedhojë u larguan nga gjeneza pellazgjike të cilën e ruan akoma edhe sot gjuha shqipe.
Vepra e Kupitorit ka rëndësi të studiohet dhe referohet nga historiografia shqiptare e cila ende nuk e njeh atë. Kjo vepër sjell të dhëna që shërbejnë si një orientim për studiuesit e kësaj fushe, por edhe për lexuesit e apasionuar me historinë dhe origjinën e shqiptarëve. Ajo është një gur i çmuar në gjerdanin e shkencës së albanologjisë.
Në fund të kësaj vepre të çmuar, Panajot Kupitori lajmëron se ai ka të gatshme analizën gjuhësore dhe etimologjike me të cilën ai mbron në mënyrë më të gjërë shkencore arritjet e veta.
Kjo vepër njihet si: "Fjalori etimologjik greko-shqiptar"' i cili ka 1226 faqe dorëshkrim. Ky fjalor bazohet në dialektin e Hydrës dhe, po ashtu, përmbledh dialektet toske e gege si dhe nga shqiptarët e Siçilisë. Fjalori i Kupitorit u ble më 1882 nga August Dozon i cili në faqen e parë të dorëshkrimit ka shkruar me dorë shënimin: "Par Panagiotis Koupitoris Manuscrit achete par moi de ses deux soeurs comme ses heritieres Athenes, ce juillet 1882 Aug.Dozon". Por, në vitin 1926, "Istoriki qe Ethnologjiki Eteria tis Elladhos " (DIHEE 9, 1926, f 690) e bleu dorëshkrimin e Kupitorit dhe botimin e tij e mori përsipër "Qendra e Botimeve të Fjalorëve Historik" në Akademin e Athinës, por deri më sot ky gurë i çmuar dhe i veçantë i albanologjisë nuk është njohur ne shkencën tonë.
Dr. Elena Kocaqi
1) Marko Bocari "Leksikon tis romailis qe tis arvanitikis aplis" Tito Jochallas. Botimi II Athinë 1993, f. 30
Faqe | 97 |
Redaktori | Elena Kocaqi |
Viti i Botimit | 2017 |
Vendodhja | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | Ribotim |
Përkthyesi | Altin Kocaqi |
Histori | Shqipëria |
"Një fantazi e vërtetë epike... plot me shkëlqim verbues shpatash e yshtjesh që shkatërrojnë... një banket i vërtetë për oreksmëdhenjtë e fantazisë."
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
WITH OVER THREE MILLION COPIES SOLD, read the Sunday Times and No.1 New York Times bestselling, record-breaking thriller that everyone is talking about - soon to be a major film.
Një libër i këndshëm, me humor, prekës dhe frymëzues, TRUMP, PRESIDENTI ME JAKË BLU, do të jetë padyshim një nga librat më të mirë që është shkruar për presidencën e Trump-it.
Janë kujtime të vitit 1915. Në këto kujtime tregohet lufta që udhëhoqen malësorët në krye fratin At Bernardin Llupi, aso kohe famullitar në Palç, kundra ushtrisë malazeze që mësynte me coptue Shqipninë dhe me marrë veriun e saj. Sigurisht synonte Shkodrën. Shumë ngjarje të panjoftuna tregohen prej At Bernardin Llupit.
As topical today as when it was first published in 1938, The 500 Hats of Bartholomew Cubbins is the story of a young boy (the same one featured in the Caldecott Honor Award-winner Bartholomew and the Oobleck) and his unjust treatment at the hands of a king. Written in unrhymed prose, The 500 Hats is one of Dr. Seuss's earliest works, and while it may not...
The third book in the laugh-out-loud funny Kid Normal series for readers aged 8+, from radio stars Greg James and Chris Smith
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
Perfect for fans of Tahereh Mafi's New York Times bestselling Shatter Me trilogy, this book collects the first two companion novellas, Fracture Me and Destroy Me, for a thrilling insight into the minds of Juliette's two great loves - Adam and Warner.
The fantastic new YA love story from master storyteller and author of Everything, Everything, Nicola Yoon
Romani Xha Gorioi është vlerësuar si një nga shtyllat mbajtëse të Komedisë njerëzore. Ndonëse ky roman mbyllet me vdekjen e Gorioit, komedia vazhdon. Ky kontrast i fuqishëm nuk gjendet vetëm te kjo vepër, por përbën thelbin e krijimtarisë së tij.
Ky libër i sjellë nga anglishtja në shqip, pasqyron mendimin e profesorit të shquar të filozofisë, prof. Antoni Fllu. Në të tregohet se si autori, dikur një ateist, me baza të forta filozofike të skepticizmit e racionalizmit, ndryshon qëndrimin e tij në lidhje me besimin duke pranuar ekzistencën e Zotit. Sipas arsyetimit dhe shtjellimit në librin e tij,...
Në sfondin e romanit përshkruhet Ponti deri në periudhën e shkëmbimit të popullsive, homogjenizimi i racave me hallkë lidhëse, por edhe si alibi, fenë, frika, nacionalizmi dhe intoleranca që kultivuan xhonturqit dhe në vazhdim qemalistët, jeta e përditshme në vitet e para të Bashkimit Sovjetik, përndjekjet e grekëve në kohën e Stalinit, kampet e punës në...
Mjaftoi një “gënjeshtër e vogël” e mamit për pyetjen e saj se si lindin bebet, që në mendjen e Amelit të ndizej një imagjinatë e madhe, sa ndërtoi një supermarket gjigant, ku shiteshin fara bebesh… Por, si mund të shkonin ata në këtë supermarket të largët, për të blerë një farë bebeje? Këto dhe ndodhi të tjera të këndshme lindën nga disa gënjeshtra të...
Zbavitu dhe lexo këto përralla të bukura me princeshat e magjishme. Ktheji 6 librat me shpinë dhe shfaqi që të krijosh figurën me princesha.
Përmes aktit të të menduarit Dekarti na shpalos kështu mënyrën e vetme sesi mund të ndërtojmë themele të forta kundrejt njohjes, duke u nisur nga dyshimi metodik.
Në këtë libër, autorët paraqesin në mënyrë mjaft të thelluar Çrregullimin i quajtur deficit i vëmendjes dhe Hiperaktivitetit ose siç njihet në nivel ndërkombëtar Attention deficit hyperactyvity disorder (ADHD)
Libri "Integrimi i traumës dhe lëvizjet e syve" ofron një eksplorim interesant të neuroterapisë, një formë inovative terapie që integron qasje të ndryshme terapeutike si EMDR, NLP, hipnozë, Gestalt dhe përvoja somatike për të ndihmuar pacientët të kapërcejnë traumat dhe të integrojnë përvoja të vështira.
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Ky botim është një përmbledhje studimesh dhe artikujsh me rastin e 140vjetorit të themelimit të Shoqerisë e të shtypuri shkronja shqip. Në të paraqiten materiale që nga koha e themelimit të kësaj shoqërie (1879) si Kanonizma e Shoqërisë, Shkonjëzatë shqip pra alfabeti shqip (i njohur si Alfabeti i Stambollit), komisioni i të cilit përbëhej nga figura si...
: Përpjekja Shqiptare ishte një revistë e përmuajshme kulturore e botuar nga tetori i vitit 1936 deri në mars të vitit 1939. Ajo u botua në 27 numra dhe preku pothuajse çdo fushë të jetës kulturore e shoqërore të Shqiperisë së atyre viteve. Revista u themelua nga publicistët e njohur të kohës, Branko Merxhani e Petro Marko.
Morali i biznesit dhe tregtisë në 40 Hadithe është një libër në formën e një këshilluesi moral për biznesin.
Kjo vepër është e karakterit studimor për historinë dhe filologjinë e gjuhës dhe etnisë shqipe e realizuar nga një studiues dhe gjuhëtar i njohur si Kupitori, i cili del në konkluzionin se shqipja është më e vjetër sesa greqishtja apo gjuhët e tjera të vjetra ideoeuropiane. Ky studim është botuar në vitin 1879 në Athinë. Ardhja në shqip e kësaj vepre...