Fjalor i gjuhes shqipe, 1954 (hc) Shiko më të madhe

Fjalor i gjuhes shqipe, 1954 (hc)

BCA022

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Hartuesit e këtij fjalori, pesë dijetarë themelorë të kulturës shqiptare të shekullit XX, Cipo, Çabej, Domi, Krajni, Myderrizi, përpos që hartuan të parin fjalor të gjuhës shqipe, lanë si trashëgimi edhe një prerje të hollësishme sinkronike të shqipes së deratëhershme, madje mund të thuhet se ky pasqyrim ka mbërritur sot krejt i qartë, thuajse në trajtën e një arkivi fotografik të kësaj pasurie të çmuar.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet Çabej
ISBN99927-33-49-7

1 800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Fjalori i 54-ës e përmbush më së miri lidhjen e tij organike me fjalorët pararendës të Gazullit e Tases, të dy të botuar po nga Botime Çabej. Pra, sot, ai merr vetiu një vlerë tjetër po aq të madhe: vlerën burimore në studimin diakronik të lëndës shqipe të dokumentuar. Me bindjen se një fjalor nuk u shërben vetëm studimeve empirike të gjuhëtarëve, por në radhë të parë përdoruesve të gjuhës, nuk mund të lihet pa nxjerrë në pah edhe larmia e madhe e fjalëve e sinonimeve mbarëshqipe që përmban ky fjalor.

Të dhëna

Faqe652
ISBN99927-33-49-7
Viti i Botimit2005
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveRibotim