Ardian Vehbiu BCA041
Libër i ri
Gjysmë shekulli regjim totalitar në Shqipëri la gjurmë të thella në ligjërimin publik. Shkolla, publicistika, mediat, botimet, letërsia dhe artet, e sidomos ligjërimi politik, luajtën rol të gjitha në krijimin e një shqipeje të drunjtë, që përçonte ideologjinë dhe mendimin politik totalitar dhe merrte pjesë drejtpërdrejt në ngjizjen e botëkuptimit të synuar nga regjimi.
Ky libër nuk është më në stok
Shtëpia Botuese | Botimet Çabej | |
| ISBN | 978-99927-33-90-5 | |
Shqipe totalitare funksiononte si mjet për të totalizuar e për të përjashtuar, për të ngritur në qiell e për të rrëzuar në dhe, për ta ngritur kultin e individit e për ta fshehur atë; dhe, sidomos, për ta maskuar varfërinë e mendimit e të kulturës totalitare pas një zhargoni kinse intelektual. Eseja Shqipja totalitare kërkon të vërë shenja paralajmëruese në hartën e ligjërimit publik të shqipes dhe të identifikojë disa nga tiparet kryesore të këtij ligjërimi të viteve 1945-1990, në pragmatikë, në leksik e sintaksë, në stilet funksionale dhe në retorikë; tipare që, të marra veç e veç, por edhe të kombinuara mes tyre, lejojnë të kuptohen më mirë efektet anësore toksike të përpjekjeve të regjimit për njësimin dhe rrafshimin e mendjeve.
| Faqe | 238 |
| ISBN | 978-99927-33-90-5 |
| Viti i Botimit | 2009 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
Kjo përmbledhje esesh, skicash dhe artikujsh është një përpjekje për të kuptuar, ose përshkruar, neurozën post-traumatike të Amerikës, e ndoshta të mbarë Perëndimit, pas tronditjes kapitale të 11 shtatorit. Sulmet terroriste ndaj World Trade Center dhe Pentagonit, të përcjella me miliona herë nga televizioni, u shndërruan sakaq në një narrativë themeluese...
Prej vitesh jetoj larg Shqipërisë, prandaj massmediat shqiptare, veçanërisht, shtypi dhe interneti, por, deri diku, edhe televizionet më kanë shërbyer si shqisa, me të cilat perceptoj ngjarjet e atjeshme, reagimet e njerëzve, zhvillimet, dështimet dhe, në përgjithësi, imazhin, që kultivojnë shqiptarët për vetveten.
Fraktalet e shqipes, rrëgjimi i gjeometrive të standardit, trajton më thellë problemet e shqipes standarde dhe ndikimin ideologjik në procesin e standardizimit të shqipes. Edhe titulli i kësaj përmbledhjeje, përcjell në trajtë shumë të kondensuar propozimin për një mënyrë të re reflektimi dituror për shqipen dhe raportet e saj në të ardhmen e kulturës...
Çfarë po ndodh kështu me ju, z. Shyti? – i tha këtij gazetarja televizive, Mirza, nga tryeza përbri. Sapo dëgjova që po del në treg libri i dytë me ndërhyrjet, batutat, shfrimet dhe parantezat tuaja, ndërkohë që romanit tuaj të vetëm, “Gjakimit”, nuk i gjendet më as nami as nishani.
Me humorin e tij fin dhe fshikullën e satirës Ardian Vehbiu i bën autopsinë kohës së diktaturës duke rindërtuar në një mënyrë ende të panjohur në letërsinë tonë krejt një periudhë vuajtjesh, marrëzie dhe absurdi. Prej figurës së Diktatorit zbresin poshtë tij rrathë-rrathë personazhe sa të çuditshëm aq edhe të njohur. Më shumë se shpirtra të vdekur.
Z. Shyti, një personazh që Ardian Vehbiu e mbajti gjatë brenda tij, për ta vendosur më pas në një libër. Ai është i ftohtë në gjykim, dhe tërësisht i vërtetë në atë çfarë tregon, duke e bërë shëmbëlltyrën e tij në pasqyrë krejtësisht të trishtë për sytë e një lexuesi. Por, z. Shyti smund ta ndryshojë realitetin, ai thjesht mund ta tregojë atë, i bindur se...
BOLERO është realizim i një koncepti artistik me të cilin autori ka punuar prej kohësh, së paku që prej fundviteve 1990. Edhe pse ngjarjet në këtë roman serial ndodhin në metronë e New York-ut, ky nuk është roman për metronë, as për New York-un vetë para dhe pas 11 shtatorit 2001, por për pritjen, si kushtëzim jetërsues të njeriut bashkëkohor në Perëndim,...
Çfarë të bëjmë përballë huazimeve të freskëta nga gjuhët perëndimore, si italishtja dhe anglishtja, që kanë vërshuar në shqipen publike, sidomos në mediat? Të gjithëve na vrasin veshët dhe, një palë e zhurmshme prej nesh po kërkon me të madhe që të ndërhyhet për ta pastruar shqipen nga fjalët e huaja të panevojshme. Ky libër përcjell një polemikë të...
“Gjuha e thyer, gjuha që thyen” është libri i fundit i autorit, publicistit dhe gjuhëtarit Ardian Vehbiu. Libri përbën një vëzhgim mbi lirinë e fjalës publike në Shqipërinë totalitare.
E treta e serisë së zotit Shyti, duke ardhur pas Ndërhyrjeve të zotit Shyti (Dudaj, 2016) dhe Kusureve të zotit Shyti (Dudaj, 2017), kjo vepër paraqitet si vazhdimi, por edhe i themelimi i sagës së një personazhi të cilin lexuesi e njeh tashmë.