Fjalori i Gazullit : fjalorth i ri : fjale te rralla te perdoruna ne veri te Shqipnis (hc) Shiko më të madhe

Fjalori i Gazullit : fjalorth i ri : fjale te rralla te perdoruna ne veri te Shqipnis (hc)

Nikoll Gazulli BCA021

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Dalja sërish në dritë e Fjalorit të Gazullit mëton të rivendosë raporte të drejta ndërmjet dokumentimit të dy korpuseve gjuhësore shqipe, gegë dhe toskë. Treva e Malësisë së Madhe ku u mbështet Gazulli është burimore dhe shumë pak e cënuar gjuhësisht në krahasim me Shkodrën dhe rrethinat, jo vetëm falë izolimit historik të saj, por edhe për veçoritë gjeomorfologjike që e karakterizojnë.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet Çabej
ISBN978-99927-33-61-6

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Banorët e trevave të Malësisë së Madhe e kanë njohur nga afër edhe bregdetin e Shqipërisë. Ata ngamot zbrisnin tufën për dimërim ndër vende afër detit, ku bora shtron pak, si në Velipojë, Ulqin, Shëngjin etj. Mendohet se mbledhësi i palodhur në zgjedhjet e tij ka pasur edhe një tjetër arsye "misionare" për shqipen: gjuha e malësorëve qe njëherësh edhe gjuha e eposit, gojëdhënave, legjendave e përrallzave, pra ajo kishte dy përparësi: 1. Stadin e lartë të sprovimit e të lavrimit, pikërisht përmes kësaj tradite të shkëlqyer gojore e brez pas brezi. 2. Falë kësaj sprove e këtij lavrimi, shqipja do të qe më e rrokshme nga përdoruesit e saj. Gazulli u mbështet edhe te fjalorë të tjerë, si i Bardhit, Cordignanos, Leottit, shoqërisë "Bashkimi" etj. Ky fjalor ka shërbyer si bazë e rëndësishme për hartimin e fjalorëve të tjerë pasues.

Të dhëna

Faqe545
ISBN978-99927-33-61-6
Viti i Botimit2010
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveRibotim