Si veprohet ne nje projekt kerkimor Shiko më të madhe

Si veprohet ne nje projekt kerkimor

Judith Bell BD0371

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Të gjithë ne mësojmë të hulumtojmë ndërsa i hyjmë praktikisht punës kërkimore, por një përgatitje e papërshtatshme mund të na humbasë shumë kohë e përpjekje dhe mund të na presë krahët. Ky libër i pajis hulumtuesit fillestarë me mjetet e nevojshme për të fituar shprehi të mira kërkimore dhe për të shmangur mjaft kurthe dhe prova të rreme që të hanë kohën.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994300730

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Mbi librin Të gjithë ne mësojmë të hulumtojmë ndërsa i hyjmë praktikisht punës kërkimore, por një përgatitje e papërshtatshme mund të na humbasë shumë kohë e përpjekje dhe mund të na presë krahët. Ky libër i pajis hulumtuesit fillestarë me mjetet e nevojshme për të fituar shprehi të mira kërkimore dhe për të shmangur mjaft kurthe dhe prova të rreme që të hanë kohën. Ai e përcjell hulumtuesin qysh në fazën e zgjedhjes se subjektit e deri në hartimin e një raporti apo teze përfundimtare të planifikuar mirë, metodologjikisht të shëndetshme dhe të shkruar si duhet. Është shkruar me një gjuhë të thjeshtë dhe nuk kërkon njohuri paraprake.Ky botim i ri i librit "Si veprohet në një projekt kërkimor", përfshin: Kapituj të rinj mbi etikën dhe integritetin në hulumtim; leximin, referimin dhe menaxhimin e informacionit si dhe kërkimin e literaturës. Shtjellimin e teknikave të reja, si teoria e bazuar dhe referencat elektronike. Dëshmi dokumentare tërësisht të përditësuara. Më shumë shembuj për studimet shëndetësore dhe disiplina të tjera. Ky libër është një udhëzues praktik për hulumtuesit fillestarë në çdo disiplinë me të cilin merret studimi i diplomës apo ai pasuniversitar, si dhe për profesionistët në fusha të tilla si shkencat shoqërore, arsimi dhe shëndetësia. Mbi autoren Judith Bell ka punuar si lektore universiteti, drejtuese departamenti dhe nëndrejtore në kolegjet e arsimit të lartë; këshilltare kryesore dhe autore e një kursi leksionesh për Open Univeristy dhe njëra nga Inspektoret e Madhërisë së Saj për shkollat e specializuara në arsimin e pandërprerë. Më 1997, ajo mori dekoratën MBE (Anëtar i Urdhrit të Perandorisë Britanike) për shërbimet e saj në kërkimet arsimore dhe po atë vit mori gradën e D. Univ. nga Open University. Ajo mban tani postin e nderit të Profesorit Special në School of Continuing Education në Universitetin e Notingemit.

Të dhëna

Faqe316
ISBN9789994300730
Viti i Botimit2009
VendodhjaTirane
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiDaut Gumeni