Sfidat e qyteterimit Shiko më të madhe

Sfidat e qyteterimit

Gezim Tushi BD0378

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Libri Sfidat e qytetërimit bazohet në konstantet sociale të realitetit tonë dhe konsiderohet shumë interesant për tu lexuar nga qytetarët, studiuesit e shkencave sociale dhe studentët e shkencave humane

Më shumë detaje

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789995605995

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Gëzim Tushi është sociolog i njohur, studiues i kujdesshëm i problemeve sociale që preokupojnë njeriun dhe shoqërinë tonë. Siç thotë vetë autori, e kam ndjerë pjesë të detyrës time intelektuale të ndihmoj aq sa ka qenë e mundur për bërjen e analizave të vërteta sociale, duke i thënë gjërat ashtu siç janë në të vërtetë, duke bërë evidentimin e dallimeve dhe nuancave të gjendjes shpirtërore të njeriut, duke u përpjekur për të ndarë se sa prej këtyre shqetësimeve sociale me të cilat përballemi janë objektive, të pashmangshme, pjesë e riskut social të natyrës së njeriut, shoqërisë dhe qytetërimit modern, që shfaqen universalisht si tipare esenciale të epokës, dhe sa janë ato me natyrë subjektive, pjesë e përgjegjësisë së politikës, shoqërisë dhe natyrisht edhe të vetë individit. Pse jo edhe sa janë rezultat i veprimit të faktorëve të padukshëm, që në kushtet e jetës sonë kanë ndikim në proceset kontekstuale të devijuara dhe që bëhen shkak që sjell mosbesim, dyshim, pesimizëm social. Mesazhi kryesor i librit Sfidat e qytetërimit është i qartë. Për të përmirësuar treguesit socialë të jetës së njeriut, standardet e shoqërisë dhe parametrat e qytetërimit tonë, është e domosdoshme që gjërat të ndryshojnë në të dy krahët e ekuacionit. Në radhë të parë të përmirësohet politika si e tillë, politikat e qeverisjes dhe zhvillimit të ekonomisë së tregut si mjet për të zbutur efektin negativ të faktorëve material që tashmë janë shqetësim social i vërtetë për shoqërinë shqiptare si varfëria dhe papunësia. Ato kanë një efekt të ndjeshëm në situatën sociale të njeriut, shoqërisë dhe qytetërimit tonë sepse tashmë mund të konsiderohen si plagë të vjetra sociale. Nga ana tjetër autori mendon se duhet punë e gjerë politike, sociale, intelektuale, morale, mediatike për të bërë sqarimin konceptual të thelbit dhe natyrës së shoqërisë dhe qytetërimit, duke ndihmuar në procesin e gjerë social të zgjerimit të aftësive perceptive të qytetarëve tanë për të interpretuar drejt dukuritë e shoqërisë, evidentimin e përgjegjësisë sociale dhe individuale, duke njohur shkaqet reale dhe jo ato të imagjinuara që determinojnë këtë situatë të gjendjes shpirtërore të shoqërisë tonë. Në se kemi shumë probleme të stabilitetit demokratik të shoqërisë. Përveç pjesës objektive dhe përgjegjësive që vijnë nga politikat dhe qeverisjet e vendit tonë, një pjesë e tyre vijnë nga mungesa e orientimit të duhur të njerëzve. Këto faktorë sjellin përkeqësim të gjendjes shpirtërore, dhe shndërrohen në vështirësi serioze subjektive për njeriun për të qenë sinkron me kërkesat e mënyrës moderne të jetës, të përshtatjes së tij me parametrat e epokës shpirtërore dhe të qytetërimit tonë tashmë të ndryshuar. Në se do të bënim një përcaktim sociologjik të situatës konkrete të gjendjes shpirtërore të njerëzve tanë, thotë Gëzim Tushi së pari duhet të vlerësojmë faktin që qytetërimi ynë është përballë vorbullave të forta të çoroditjes metafizike, të paqartësive morale, të tronditjeve të thella psikologjike. Sepse si asnjëherë më parë, një pjesë e njerëzve tanë vuajnë shpirtërisht për të shpjeguar shkaqet e vërteta të gjendjes së tyre ekonomike, problemet morale dhe sociale me të cilat përballen në familje dhe në shoqërinë shqiptare. Ata janë në vështirësi serioze për të gjetur piketa orientimi personal dhe sistem besimi social, vlera të qëndrueshme morale me të cilat mund të shpjegohen dimensionet reale të shoqërisë, njeriut dhe qytetërimit tonë. Të mos harrojmë një fakt me rëndësi që na ndihmon të kuptojmë problematikat sociale të kohës moderne në Shqipëri. Bota shqiptare në këto dy dekada është në procesin e kalimit nga shoqëria tradicionale në shoqërinë moderne, që do të thotë se është para ndryshimeve të shumë tipologjive të vjetra, tabuve që vijnë nga e kaluara. Është koha e ndryshimeve të shpejta të koncepteve të vjetra për martesën, seksin, riprodhimin, lidhjet e gjakut, miqësinë etj. Kështu që në këtë kohë të ndryshimeve marramendëse metafizike, morale e sociale, është e natyrshme që gjendja shpirtërore e njeriut dhe shoqërisë shqiptare të jetë tejet e tronditur. Sidomos kur siç po duket, vështirësitë e jetës materiale po pleksen me sindroma sociale që vijnë nga dukuritë e post-modernitetit, nga moskuptimi apo interpretimi i gabuar i tyre. Shoqëria jonë ka nevojë të perceptojë me realizëm epokën moderne, përmasat dhe drejtimet e modernitetit të jetës sociale dhe individuale. Sociologët e kohës moderne japin shumë konstante vlerësuese të epokës dhe qytetërimit tone duke e konsideruar si epokë e copëzimit, e veçimit të sferave të interesit, e shumëfishimit të roleve shoqërore të çdo subjekti të veçantë etj.

Të dhëna

Faqe230
ISBN9789995605995
Viti i Botimit2009
VendodhjaTirane
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë