Miti mbi krizat dhe "fundin e tregut" Shiko më të madhe

Miti mbi krizat dhe "fundin e tregut"

Selami Xhepa UE0152

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Në zhurmën e krizës më të financiare, e cila konsiderohet si më e madhja që nga periudha e Depresionit të Madh dhe që krijoi "rrëmujë" të madhe në debatin publik të vendit tonë, sesa realisht pati efekt mbi ekonominë, vjen edhe ky punim i këndshëm i Dr. Selami Xhepës.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UET Press
ISBN9789995639310

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Me një titull mjaft intrigues "Miti mbi krizat dhe "fundin etregut", eksperti i nderuar i ekonomisë dhe financave, Dr. Selami Xhepa, përpiqet pikërisht të çmitizojë këto dy dukuri të demonizuara në mjaft literatura ekonomike. Me një analizë mjaft të detajuar dhe të kujdesshme, libri bën një rekuiem jo vetëm të termit "krizë", por edhe të gjithë krizave të ndryshme ekonomike të ndodhura në historinë e botës që në periudhën kur këto të fundit filluan të studioheshin si dukuri shoqërore. Metodologjia e përdorur është gjerësisht e formatit "ese pershkruese", duke e parë me një qasje krejtësisht në këndvështrimin "makro" të zhvillimit të krizave dhe të ndikimeve që ato sjellin në tregje. I gjithë ky shtjellim është bërë me një përdorim mjeshtëror dhe mjaft të bollshëm të burimeve dhe literaturës më të fundit ekonomike. " Pasi përshkruan gjendjen aktuale ku kanë ardhur teoritë e mendimit ekonomik, si dhe diskursi publik apo veprimet politike dhe ekonomike në lidhje me një riformatim të arkitekturës financiare ndërkombëtare, autori e mbyll librin e tij me një apel për një kohezion social dhe përgjejgshmëri të lartë të korporatave në funksion të një mbrojtjeje më të mirë të grupeve shoqërore që ndikohen nga këto kriza gjithnjë e më të shpeshta." Artan Gjergji Drejtor Ekzekutiv, Fondacioni për liri ekonomike

Të dhëna

Faqe90
ISBN9789995639310
Viti i Botimit2010
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18-vjeç
Numri i botimeveI parë