Sociologjia e komunikimit dhe e mediave Shiko më të madhe

Sociologjia e komunikimit dhe e mediave

Eric Maigret UE0070

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky botim, i cili i përforcon aspektin pedagogjik dhe pasurohet me zhvillimet lidhur me teknologjitë e reja dhe individualizimin e praktikave kulturore, përbën një mjet të fuqishëm reference për studentët dhe për profesionistët e kësaj fushe. Eric Maigret është profesor i sociologjisë së mediave në Universitetin Paris III Sorbonne - Nouvelle. Ai është studiues në CNRS dhe jep mësim edhe në Sciences-Po Paris.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UET Press
ISBN9789995680855

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Roli i masmediave në fushën shoqërore është sa i padiskutueshëm aq edhe i vështirë për t'u kapur. Debati rreth tij luhatet midis denoncimit të devijimeve të rrezikshme të real tv-së dhe të dëmit ndaj kulturës dhe demokracisë për hir të "komunikimit" nga njëra anë, shpresës për transparencë dhe për një të vërtetë të lidhur me teknikat, nga ana tjetër. Ekzistojnë mjetet për një qasje më të frytshme, por ato mund të gjenden vetëm falë kthimit kritik në më tepër se një shekull te qasja sociologjike e komunikimit. Ky libër e përballon këtë sfidë me një koherencë dhe shtrirje të pazakonshme: pasi rishikon të gjitha teoritë kryesore, ai vë në dukje kontributin e veçantë, qendror por ndonjëherë të nënvlerësuar, të sociologjisë dhe ofron një panoramë të saktë të punimeve dhe të reflektimeve të bazuara në evoluimin e zhanreve (fuqizimi i reality show-t, përhapja e internetit). Ky libër, i cili mund të përdoret si nga profesorët edhe nga studiuesit, është kryesor për të kuptuar dhe orientuar debatet lidhur me raportet midis shkencave shoqërore dhe shkencave të informimit dhe komunikimit. Autori është në favor të pajtimit të kërkimeve mbi prodhimin dhe të atyre mbi receptimin, duke mbrojtur interesin e një hapjeje më të guximshme ndaj Studimeve për Kulturën (Cultural Studies).

Të dhëna

Faqe332
ISBN9789995680855
Viti i Botimit2010
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18-vjeç
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiBlerta Hyska