Kurthet e papunesise Shiko më të madhe

Kurthet e papunesise

Kosta Barjaba UE0111

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Libri "Kurthet e papunësisë" i studiuesit të njohur të çështjeve sociale Kosta Barjaba vjen në një moment kur në Shqipëri, por dhe në botë, diskutimet, analizat, propozimet dhe zgjidhjet për çështjen e punësimit dhe papunësisë janë në fokus më shumë se kurrë.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UET Press
ISBN97899284182

900 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Krahas shqetësimeve për menaxhimin e situatës së borxheve publike apo nxitjen e rritjes ekonomike, papunësia duket se përbën sfidën më të madhe për ekonomitë, qeveritë dhe shoqërinë e sotme. Si ta përballojmë atë? Nga shkaktohet më së shumti papunësia? A kemi gjetur sistemet më të mira të punësimit dhe reduktimit të papunësisë? Është treguesi i përkohshëm i lidhur me ciklin ekonomik dhe krizën globale apo një fenomen gjithnjë e më strukturor për një kategori ekonomish e vendesh të caktuara? A ka një formulë globale për luftën kundër papunësisë? A mund të kopjohen përvojat e të tjerëve në këtë aspekt? Po Shqipëria si duhet të përballet me këtë sfidë? Pyetje dhe pikëpyetje të tilla e gjejnë veten në gjithë faqet e këtij libri, në një tentativë të lavdërueshme për t'u shoqëruar dhe me përgjigje e sugjerime të mundshme për zgjidhjen e tyre, duke i dhënë shumë sens dhe asaj çka shprehet që në titull "Kurtheve të papunësisë"!Një nga pjesët më interesante të librit është analiza që autori ju bën formave të papunësisë dhe teorive kryesore ekonomike e sociale që i analizojnë dhe i shpjegojnë ato. Me përjashtim të pak ekspertëve të fushës, teoritë moderne rreth papunësisë nuk janë shumë të njohura për publikun e gjerë, por mbi të gjitha, nuk janë të njohura dhe për vendimmarrësit dhe institucionet që çështjet e papunësisë i kanë në fokus të angazhimeve dhe sfidave që duhet të përballojnë. Në këtë këndvështrim, libri "Kurthet e papunësisë" mund të konsiderohet pa hezitim edhe si një kontribut real dhe i mirëpritur në sferën e shpjegimit teorik modern të formave të papunësisë. Është kënaqësi për çdo lexues të navigojë faqeve të librit në shpjegimet për papunësinë klasike, papunësinë ciklike, strukturore, friksionale, të fshehtë, vullnetare, ndeshëse etj. Të përpiqet t'i japë një përgjigje, ndoshta njërës nga pyetjeve më tunduese e vjetër sa vetë shkenca ekonomike: a është i mundur punësimi i plotë? Të përpiqet të japë një shpjegim, qoftë dhe për rastin e Shqipërisë: me çfarë lloj papunësie ndeshemi më shumë? Papunësi klasike, papunësi keynesianiste, papunësi vullnetare apo papunësi të fshehtë? Vetëm një përgjigje e saktë në këtë aspekt mund të garantojë se politikat tona për reduktimin e papunësisë mund të jenë efektive e reale. Në rast të kundërt, çdo gjë kthehet në amatorizëm e populizëm pa vlerë. Në faqet e librit, çdo lexues ndjehet shumë mirë dhe i plotësuar në këtë rrugëtim në problematikën e punësimit dhe papunësisë, kur lexon përvojat, sukseset e dështimet në kontekstin global të reformave në tregun e punës që kanë bërë e po bëjnë vende të zhvilluara si SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, Italia, Spanja apo Franca. Më shumë se sa një fotografim i politikave dhe i debateve që zhvillohen në këto vende, duket se autori është përpjekur të përcjellë dy mesazhe shumë të rëndësishme. Së pari, larmia e përpjekjeve të shumë vendeve nga më të zhvilluarit e botës është shumë e madhe dhe, për pasojë, njohja e këtyre përvojave mund të shërbejë si një bazë solide për të diskutuar e vendosur për politikat më të mira të punësimit në Shqipëri në mënyrë që ta tejkalojmë fazën e një lloj amatorizmi apo populizmi në këtë aspekt; së dyti, sado e mirë dhe çudibërëse që të duket përvoja e një vendi tjetër, ajo duhet parë në kontekstin dhe specifikat e saj dhe nuk mund të kopjohet me shpresën se do të japë të njëjtin rezultat dhe te ne.

Të dhëna

Faqe264
ISBN97899284182
Viti i Botimit2013
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18-vjeç
Numri i botimeveI parë