Cmim i reduktuar! Pasojat e modernitetit Shiko më të madhe

Pasojat e modernitetit

Anthony Giddens UE0139

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Giddens nuk e sheh shoqërinë bashkëkohore si një ndryshim nga modernia te postmodernia, por si një vazhdim të ndryshimeve sociale nga format tradicionale në ato moderne. Ne ende nuk i kemi parë pasojat përfundimtare të modernitetit. Giddens ofron një paradigmë të re, duke na mundësuar ta shohim modernitetin me një sy më të freskët.

Më shumë detaje

18 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UET Press & MAPO Editions
Fletët209
ISBN9789995639679

765 Lekë

-15%

900 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Sikundër thotë autori, ne nuk jetojmë ende në një botë post-moderne. Karakteristikat e dallueshme të institucioneve shoqërore të viteve të fundit të shekullit te njëzetë, sugjerojnë se krahasuar me kohët e mëparshme, po lëvizim më tepër në periudhën e"modernitetit të zhvilluar", ku pasojat e modernitetit po thellohen dhe po universalizohen më tepër, sesa po hyjmë në periudhën e post-modernitetit. Universi shoqëror i post-modernitetit mund të shfaqet, por deri më tani, ky univers po vijon në zgjatimin dhe thellimin e anës tjetër të formave të organizimit shocieror dhe kulturor, të cilat dominojnë aktualisht historinë boterore. Për të zhvilluar një përshkrim sa më të qenësishëm të natyrës së modernitetit, autori përqendrohet në temat e sigurisë versus rrezikut dhe të besimit versus riskut. Moderniteti është nje"thike me dy presa': Zhvillimi i institucioneve shoqërore moderne ka krijuar mundesi shume me të medha tek qeniet njerëzore për të gëzuar një ekzistencë me të sigurt dhe jetese me të vlerësueshme se në çdo lloj tjetër sistemi para-modern. Por moderniteti mbart, gjithashtu, edhe një anë të errët, e cila zë një vend të rendesishem në shekullin e tanishem dhe që lidhet me natyrën periodike degraduese të veprave moderne industriale, me rritjen e totalitarizmit, kercënimin për shkaterrimin e mjedisit dhe zhvillimet shqetësuese të fuqive ushtarake dhe armatimeve.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët209
ISBN9789995639679
V. Bot2013
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18-vjeç
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiValbona Nathanaili/ Fatos Tarifa/ Blerjana Bino