I ri Cmim i reduktuar! Fati i shqiptarëve sipas Sipas Ismail Kadaresë – set 3 libra Shiko më të madhe

Vetëm online

Fati i shqiptareve sipas Ismail Kadarese – set 3 libra

Ismail Kadare BO0162

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ismail Kadare është ndër të rrallët intelektualë dhe shkrimtarë shqiptarë që ka analizuar thellësisht identitetin, orientimin dhe fatin e shqiptarëve në një botë të integruar dhe plot sfida. Përmes këtij seti ne kemi sjellë tre libra ku shkrimtari i shquar merret me të shkuarën, të tashmen, të ardhmen dhe fatin e shqiptarëve.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri

1 530 Lekë

-10%

1 700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Seti përmban këto libra:

1. “Identiteti europian i shqiptarëve” nga Ismail Kadare. Vetëm këtë libër mund ta porositni te linku KËTU.

Libri që hapi debat mrd Kadaresë dhe Qoses është një epitet për shkëmbimin e gjatë disamujor të akuzave dhe kundërakuzave në planin moral, intelektual dhe politik mes shkrimtarit Ismail Kadare dhe akademikut Rexhep Qosja mbi "Identitetin Kombëtar të Shqiptarëve". Debati nisi nga një "sprovë", një libërth i Kadaresë që arsyetonte rreth Identitetit Kombëtar të Shqiptarëve.

2. “Mosmarrëveshja” nga Ismail Kadare. Vetëm këtë libër mund ta porositni te linku KËTU.

Harmonia me Europën e Bashkuar do të ishte pjesë e harmonisë ndërshqiptare. E për t’iu kthyer motivit nismëtar të kësaj sprove, mosmarrëveshja e mundshme mes Europës dhe Shqipërisë, do të ishte në thelb mosmarrëveshje me vetveten.

Shqiptarët me shenjat e tyre, flamurin dhe himnin, do të aviteshin me drojë te sheshi i kombeve, përballë flamurit dhe himnit të Europës, muzikës së Bethovenit dhe fjalëve të Schiller-it për vëllazërimin e popujve, me tagrin për të dhënë zërin dhe arsyet e Shqipërisë.

3. “Shqiptarët në kërkim të një fati të ri” nga Ismail Kadare. Vetëm këtë libër mund ta porositni te linku KËTU.

Me Perëndimin apo kundër tij? Është pyetja që ndoshta më së shumti është përsëritur në këtë gadishull të vjetër. Ka qenë shtruar, me sa duket, qysh me ndarjen e Romës nga Bizanti, në fillim të mijëvjeçarit të dytë për t’u përtërirë në mes të tij, atëherë kur një forcë e tretë, e vrullshme si një luan i ri, iu sul dy mbretërive të vjetra, Perandoria Osmane.

Të dhëna

VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë