Shqiptarët në kërkim të një fati të ri Shiko më të madhe

Vetëm online

Shqiptaret ne kerkim te nje fati te ri

Ismail Kadare BO0150

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Me Perëndimin apo kundër tij? Është pyetja që ndoshta më së shumti është përsëritur në këtë gadishull të vjetër. Ka qenë shtruar, me sa duket, qysh me ndarjen e Romës nga Bizanti, në fillim të mijëvjeçarit të dytë për t’u përtërirë në mes të tij, atëherë kur një forcë e tretë, e vrullshme si një luan i ri, iu sul dy mbretërive të vjetra, Perandoria Osmane.

Më shumë detaje

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
ISBN9789994332427

300 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Midis çoroditjes së plotë që u krijua në gadishull, midis trumbetave të luftës dhe fyejve të paqes, midis kërcënimeve e joshjeve, shkurt midis kaosit proverbial ballkanik, u gjet dhe populli shqiptar.

Nuk ishte as më i mirë dhe as më i keq se të tjerët, ndaj ishte e natyrshme që të bënte të njëjtat gabime e të kishte të njëjtin fat si të tjerët. Njëri pas tjetrit, këta popuj u rrëzuan. Ata i nënshtroi jo vetëm jatagani turk, siç pretendojnë ballkanasit dhe as vetëm shpirtësia osmane, siç pretendojnë otomanët, po të dyja bashkë.

Ndërkaq, pak përpara se të binte perdja e aktit të fundit të njërës prej dramave, asaj shqiptare, prijësi i këtij populli, Gjergj Kastrioti, bashkë me rebelimin e tij të bujshëm kundër shtetit osman, shpalli një ide të re e një ideal të ri: ndarje me Lindjen, aleancë me Perëndimin.

Ky ndërrim i kahut të historisë, ky programim i ri i saj u bë për shqiptarët orientimi themelor i jetës së tyre. Ishte kaq i fortë, saqë nuk e shuan dot as shekujt e gjatë të pranisë turke, as pluhuri e përgjumja e “pax ottomana”.

Të dhëna

Faqe56
ISBN9789994332427
Viti i Botimit2005
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
Përmasat14x21.6