Poshtërimi në Ballkan Shiko më të madhe

Poshterimi ne Ballkan

Ismail Kadare BO0082

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Poshtërimi i popujve, veçanërisht i popullit shqiptar, shkaqet dhe pasojat që sjell ky fenomen, përbëjnë objektin e librit më të fundit të shkrimtarit të madh Ismail Kadare. "Poshtërimi në Ballkan" e ka titulluar Kadare librin në fjalë, tek i cili personazhet, konfliktet dhe ngjarjet nuk vijnë me anë të figurave letrare, por në mënyrë të drejtpërdrejtë. Nuk është fjala për një roman, por për një esse, që Kadare ka preferuar ta quajë sprovë.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

"Poshtërimi i popujve, shkruan Kadare, sjell dy të këqija madhore. E para, e çon popullin viktimë drejt katastrofës. E dyta, e egërson viktimën duke ia shtrajtuar karakterin gjer në atë shkallë sa ta shtyjë drejt shkërbimit të xhelatit të vet". Duke dashur të shtjellojë pikërisht këtë përkufizim, Kadare sjell shembuj konkretë poshtërimi të shqiptarëve. Duke nisur kështu që nga incidenti apo "shpërthimi i pezmit antishqiptar në krahinën e Himarës", më pas "me dyshimet e hedhura mbi prejardhjen e Nënë Terezës" e së fundi, një emision televiziv ku disa përfaqësues të pakicave kombëtare në Shqipëri arritën deri aty sa "kërkuan shpalljen e Shqipërisë si vend shumë-kombësh". Në librin e tij, Kadare argumenton se përse "Shqipëria paraqitet sot si një vend që nuk e duan", "lehtësinë për ta çuar atë drejt otracizmit (veçimit)", "lehtësinë për të shtuar problemet e paqëna" etj.

Të dhëna

Faqe76
Titulli origjinalOnufri
Viti i Botimit2004
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri