Iva Musaraj SET0116
Libër i ri
Iva Musaraj eshte nje autore qe ka fituar shume lexues me romanet e saj te cilet eksplorojne pasionet njerezore te diteve tona, - ne nje shoqeri ku ka nje zhberje te shume vlerave qe ndajme dhe pranojme mes njeri – tjetrit. Duke pare suksesin, sidomos mes lexuesve te rinj, - kemi bere nje set me dy romanet e saj: “Une jam dashnorja” dhe “Une jam e tradhetuara”, qe te dy botuar nga Argeta LMG.
Ky libër nuk është më në stok
Shtëpia Botuese | Argeta LMG | |
Seti me dy libra permban:
“Unë jam dashnorja” nga Iva Musaraj
Ah, unë jam një tempull, një tempull i lashtë lutjesh, një tempull plot me qirinj e zëra që kërkojnë e kërkojnë, luten e luten. Jam rrugë pa fund, ose, ose një shtëpizë e braktisur barinjsh në një livadh diku në mes të botës.
Një mesazh në shishe jam unë! Këmbana e një Kishe, zëri lutës i një Hoxhe mbi një minare Xhamie. E ndonjëherë jam një lotus ose një zambak liqeni. Një gur i lëmuar në një rrugë me kalldrëm. Jam një trëndafil ngjyrë pudre mbi tastieren e një pianoforte. E keni parasysh se si duket rruga në një pyll bambush? Ajo jam unë! Jam një rrugë lidhëse. Një majë mali me dëborë të përhershme. Shkuma e një dallge deti. Unë jam Elira!
“Unë jam e tradhtuara” nga Iva Musaraj
Iva Musaraj ka vendosur të sjellë vazhdimin e historisë, anën tjetër të medaljes, parë nën këndvështrimin e Dorës, gruas së Adelit me titull "Unë jam e tradhtuara" (Historia e Dorës). Ky roman i dytë flet për historinë e Dorës, njohjen me Adelin, dashurinë e saj të parë. Sfidat nëpër të cilat Dora ka kaluar për ta shtyrë Adelin, të shoqin drejt suksesit dhe çfarë mori ajo në këmbim. Boshllëk dhe shijen e hidhur që të lë tradhëtia.
| Viti i Botimit | 2022 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libra |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
"Mbi re rozë dhe të kaltra" është përmbledhja më e re me përralla e autores Iva Musaraj. Plot 22 përralla rrëfehen për vogëlushët e moshës 3-6 vjeç, shoqëruar me ilustrime me ngjyra fantastike.
Iva Musaraj pas sprovave per femije vjen per lexuesit me nje roman, ku imagjinata ngjizet me realitetin e vitit te pandemise, e cila ndryshoi raportet ndernjerezore dhe kuptimin per jeten.
Pas shkrimit te tre librave, Iva Musaraj vjen para lexuesit me nje romance te pazakonte, e cila te surprizon dhe te sfidon qe ne titull.....
Pas suksesit të romanit të parë "Unë jam dashnorja", autorja Iva Musaraj ka vendosur të sjellë vazhdimin e historisë, anën tjetër të medaljes, parë nën këndvështrimin e Dorës, gruas së Adelit me titull "Unë jam e tradhtuara" (Historia e Dorës).