Evolucioni gjuhesor Shiko më të madhe

Evolucioni gjuhesor

Robert Thomanikaj A-000733

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Së fundi autori arriti të përfundojë edhe këtë vëllim të tretë me prova të shumta fjalësh, që tregojnë si evolucionin gjuhësor, ashtu dhe shumë ngjarje historike të mbuluara nga pluhuri kohës dhe ai i qëllimtë i kastave të dikurshme fetare. Në këtë vëllim autori sjell shumë fjalë nga gjuhë të ndryshme, përkthimet e të cilave ai i ka marrë nga kolegë të ndryshëm në punën e tij të pjatalarsit. Një shumicë të këtyre përkthimeve i ka krahasuar edhe me fjalorë të ndryshëm si dhe me përkthimet në programin e googles.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Vllamasi
ISBN9789928179418

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Ky lloj përkthimi nuk ka qenë qëllim në vetvete, por një tregues i ngjashmërisë së fjalëve dhe gjuhëve, apo dhe i largësisë së tyre kohore. Në të gjitha fjalët e sjella në libër në gjuhë të ndryshme, lexuesi sheh krahasimet dhe zbërthimet që autori bën, kështu dallon jo vetëm evolucionin gjuhësor dhe mëson nga historia, por ai mëson edhe rrugën e krahasimit dhe zbërthimit të fjalëve, rrugë mjaft shkencore kjo, që orientohet vetëm nga një yll i pagabueshëm: E VËRTETA. Në të kundërt, cilido njeri që merret me fjalët dhe gjuhët mund të bëjë gabime të pafundme. Dhe gabimet më të mëdha janë ato kur studjuesi orientohet nga interesa kombëtarë, apo lokalë-nacionalë, apo politikë, ose fetarë. Kështu, për ta shplodhur her pas here lexuesin, po si në dy vëllimet e para, autori merret herë-herë me autorë të ndryshëm, duke treguar zbërthimet e tyre të gabuara të fjalëve. Kjo mund ti zemërojë shumë të ashtuquajtur „patriotë“, por autori R.Th. përpiqet të mos i ndahet të vërtetës. Vetëm nën këtë moto dhe shenjë, ai mendon se i shërben edhe gjuhës së tij të mëmës, asaj shqipe. Kështu, me zbërthimet që autori sjell me fjalët: pellazg, Europ, Tiran, etj. ai nderon gjuhën shqipe më shumë se kushdo tjetër.

 Ky vëllim i tretë dallon paksa më tepër nga dy vëllimet e parë, si për të rejat e shumta në lëmin evolutiv të fjalëve të sotme shqipe, por edhe të reja të tjera në evolimin e fjalëve të sotme të disa gjuhëve të tjera. Dhe jo vetëm kaq, por në këtë vëllim u hiqet pluhuri historik shumë ngjarjeve të lashta e antike.

   Për ta shplodhur lexuesin nga analizat e shumë fjalëve në gjuhë të ndryshme, autori merret edhe me disa vepra historiko-etimollogjike të disa autorve shqiptarë, si Nezir Myrta nga Kosova, apo përkthyesit të nderuar shqiptar, Petro Zheji. Gjithashtu, kthimi i herpashershëm tek mitologjia para-helene e bën librin më tërheqës. Autori R.Th. e mirpret çdo kritikë të lexuesit.  

 

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe445
ISBN9789928179418
Viti i Botimit2014
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë