Guy Lawson BOM0001
Libër i ri
Si u bënë tre drogamanë nga Majami Biçi trafikantët më të pazakontë në histori. Rrëfimi në detaje për aferën 300 milionë dollarë që shpërtheu në Gërdec. Lojet mafioze mes Tiranës dhe Uashingtonit
7 Artikuj
Shtëpia Botuese | OMSCA-1 | |
| ISBN | 9789928132635 | |
KANË THËNË PËR LIBRIN
Ashtu si rrëfimet më të goditura për batakçinjtë, artistët mashtrues dhe kopukët, magjepsës deri në hollësi, librit “Armët dhe çunat të Guy Lawson-it nuk i mungon asgjë, i ka të gjitha
Nicholas Pileggi, autor i “Wiseguy”
Ky është një prej atyre librave që, Zoti na ndihmoftë, nuk duhej të ishte i vërtetë; por që është. Mefshtësia e qeverisë së SHBA-së, lufta në Afganistan që shkon keq, batakçinj të huaj që fitojnë miliona duke mashtruar ushtarët heroikë dhe mes të gjitha këtyre, tre drogamanë që sapo kanë kapërcyer moshën e adoleshencës e që kërkojnë të bëjnë para në biznesin delikat të armatimeve. Guy Lawson-i e rrëfen në mënyrë brilante këtë histori të ngatërruar. Do të dridheni, do të kërkoni të mos e lexoni më tej këtë libër, por nuk do të mundni të ndaloni së shfletuari faqet e tij.
Jeff Guinn, autor i “Manson”
“Armët dhe çunat” i Guy Lawson-it është një triumf i gazetarisë zhbiruese dhe i rrëfimit. Ky libër është një tegim tronditës sesi tre djemtë të rinj i shndërruan në tregtarët e armatimeve më të mëdhennj në botë në vitet kaotike të luftës në Irak. Nuk e lëshoja dot nga dora. Po të ishim në fushën e romanit, historia zbavitëse e mbërthyese e rrëfyer në faqet e këtij libri do të tingëllonte e pabesueshme. Por nuk është e tillë.
Rajiv Chandrasekaran, autor i “Imperial Life in the Emerald City” dhe i “Little America”
| Faqe | 301 |
| ISBN | 9789928132635 |
| Titulli origjinal | OMSCA-1 |
| Viti i Botimit | 2015 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Nikolla Langore |