A eshte Bibla dhe Kurani fjale e Zotit apo njeriut Shiko më të madhe

A eshte Bibla dhe Kurani fjale e Zotit apo njeriut

Robert Thomanikaj A-000726

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Një analizë e rallë kjo në letrat shqipe, e pakrahasueshme me librat antifetarë të kohës së “socializmit”, për shkak të zbërthimit të të ashtuquajturve “kode biblike”. Një titull e libër ky i lënë demostrativisht në heshtje nga mediat dhe shteti shqiptar, nga këta shërbyes të drejtuesve krypto-fetarë të shteteve t’mëdha.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Vllamasi
ISBN9789928416223

990 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Mbi të dy librat fetarë të njeriut, Biblën dhe Kuranin, janë bërë gjatë dy-tre shekujve të fundit analiza nga më të ndryshmet. Thuajse të gjitha këto janë hequr nga qarkullimi, duke u blerë menjëherë nga ithtarët e feve. Mirpo në kohët e sotme kjo gjë ka qenë e pamundur, për shkak të gazetave, radios, TV dhe Internetit. Kështu, sot analiza të tilla nuk bëjnë më bujë; aq më tepër që edhe shumë „zbulime“ të autorit në analizën e tij, kanë qenë të ditura më parë nga studjues të tjerë. Por edhe tek ky libër i autorit R.Th. kemi gjëra të reja të pazbuluara më parë, sidomos nga Bibla. Ai u jep një shpjegim të mëtejshëm edhe shumë simbolikave të „fshehura“ në Bibël, të cilat sot quhen kode në gjuhën mediatike. Sa më shumë faqe lexim që të kalojë lexuesi, aq më shumë kjo analizë e tërheq atë në faqet e saj, duke i zbuluar kështu ato mëndje dhe duar njerëzore që e kanë shkruar librin fetar kryesor të njeriut. Po dhe me analizën e Kuranin autori sjell prova, se ai libër është mëndja dhe dora e njeriut. Kush beson të kundërtën –sipas autorit– gënjen vetveten. Cilido njeri mund të debatojë mbi analizën në fjalë. 

   Analiza e autorit është e qetë, e qartë dhe e hapur. Ajo nuk përmban ofendime, as gënjeshtra dhe as provokime. Por vetëm bazohet në faktet dhe fjalët e dy librave fetarë, për të provuar se ato janë thjesht mëndja dhe dora e njeriut mesjetar. Duke zbuluar me fakte këtë të VËRTETË, të cilën e kanë zbuluar prej shekujsh dhe dekadash edhe të tjerë, e të cilën e njohin dhe e pranojnë shumica e njerzve sot në botë, atë pra se dy librat fetarë nuk vijnë nga Zoti, por nga mëndja e njeriut, autori vazhdon jetën dhe punën e tij i qetë, panvarsisht se ithtarë fanatikë fetarë, të nxitur nga subjekte politike, mund të marrin ndonjë veprim të dhunshëm kundër tij. Ai është i qetë edhe për shkak se analiza e tij, me faktet e reja që sjell, ka për të mbetur e pavdekshme në sinorin e studimeve dhe raftet e librave, panvarsisht se sa njeriu do i lerë ato rafte të pluhrosura, apo nuk do i ketë nën vëmëndjen e tij. 

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe1001
ISBN9789928416223
Viti i Botimit2013
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë