Teoria e relativitetit ne kohe dhe hapesire Shiko më të madhe

Teoria e relativitetit ne kohe dhe hapesire

Robert Thomanikaj A-000724

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Mbi principin e relativitetit, siç është quajtur gjithnjë ky botkuptim, siç quhej në fillim me të drejtë edhe nga Ajnshtajni, siç dëshiron ta quajë edhe ky autor i panjohur shqiptar, ishte parashikuar nga ky i fundit vetëm një kapitull i vogël në librin e tij mbi Dialektikën. Mirpo punimi i tij zgjati shumë, ndaj ai e përmblodhi atë në një libër më vete, duke sjellë një variant të tij mbi këtë princip.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Globus. R
ISBN9789994353248

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Autori me shpjegimet e tij “naive”, apo siç quhet ndryshe “arsye e shëndoshë”, kthehet mbrapsh në kuptimin e principit të relativitetit, duke e lënë kështu, po si në kohën para ajshtajniane, hapsirën dhe kohën të ndarë nga njëra-tjetra. Këtë ai e justifikon, pra e kundërshton njehësimin ajnshtajnian të kohës e hapsirës, me mospasjen në hapsirë të një pike referuese të palëvizshme për të gjithë trupat, gjë kjo nga ana tjetër, e cila së bashku me pranimin e ekuacioneve të Maksuellit, që pranojnë shpejtësinë maksimale të dritës 300.000 km|sek, shpejtësi e pandryshuar kjo në zbrazdësirë, e provuar kjo dhe nga eksperimenti i Majkelson-Morlit e të tjerë eksperimentues, nxitën Ajnshtajnin në krijimin e një koncepti të ri fizikal, atë të njëhësimit të hapsirës dhe kohës në shpejtësinë maksimale në Hapsirë, atë të dritës.

   Ku qëndron problemi dhe si t’ia shpjegojmë lexuesit sa më shkurt. U provua nga Romy 300 e ca vjet më parë e nga të tjerë më pas, që shpejtësia e dritës është 300.000 km. në sekondë. Rreth dyqind vjet më vonë, u provua nga Majkelsoni dhe Morli (e të tjerë më pas me eksperimente më të përsosura), se kjo shpejtësi ishte jo vetëm shpejtësia maksimale në hapsirë, por ishte edhe konstante dhe e pavarur nga lëvizja e burimit të saj, ngaqë drita e lëshuar në kahe të kundërta nuk dha interferencë pas kthimit të saj, gjë që tregoi se rrotullimi i tokës, pra edhe i burimit të dritës, nuk ndikoi në shpejtësinë e dritës. Kjo shpejtësi drite ishte fikse në çdo drejtim, paçka se në çfarë drejtimi dhe me çfarë shpejtësie lëvizte burimi i dritës. Tani, nëse deri këtë kohë çdo trup e maste shpejtësinë në lidhje me një trup tjetër të palëvizshëm, kështu vetura në lidhje me rrugën automobilistike „të palëvizshme“, aeroplani në lidhje me sipërfaqen e tokës „të palëvizshme“, planetët në lidhje me diellin „e palëvizshëm“, dielli në lidhje me qëndrën „e palëvizshme“ të galaktikës tonë, e kështu me radhë, dhe shpejtësitë e matura nga pika të ndryshme referimi mblidheshin e zbriteshin arithmetikisht përmes të ashtuquajturave ekuacione të Galileit, këtej e tutje këto shpejtësi të trupave të ndryshëm jo vetëm nuk mund të mblidheshin më tej se lejonte shpejtësia maksimale e dritës, por dhe ekuacionet e Maksuell-Hercit mbi valët elektromagnjetike, që përhapeshin –gati– me shpejtësinë e dritës, ishin të drejta, pra fillonin nga zero për çdo system matjeje (referimi), –mos-interferenca e dritës në eksperimentin e Majkelson-Morlit na e mbështet këtë.

  Si fillim shkencëtari hollandez Lorenc (Lorentz) e justifikoi mos-interferencën me shkurtimin e pësuar të trupave në lëvizjen e tyre, –kjo kuptohet: në përmasa atomare, çfarë është edhe e vërtetë, por që sipas fizikës klasike, ku bazohet edhe autori ynë, R.Th., kjo nuk ka të bëjë me principin e relativitetit, por është fenomen fizikal i ndodhur objektivisht (ngjarë realisht). Gjithashtu Lorenci u përpoq të përsoste më tej ekuacionet e Galileit, në llogaritjen e shpejtësisë së trupave matur nga pika të ndryshme referimi, duke ruajtur ekuacionet e Maksuell-Hercit (nisjen nga zero të çdo lëvizje e nga çdo system referimi) dhe shpejtësinë maksimale-konstante në natyrë, kështu duke ruajtur hapsirën reale-objektive, ekzistuese dhe absolute, të ndarë nga koha, –kjo e fundit llogaritej dhe vlente vetëm  për një sistem referimi.

  Ndërsa Ajnshtajni, duke u bazuar tek këto transformacione të Lorencit, të cilat mundësonin llogaritjen e shpejtësisë dhe kohës nga pika të ndryshme referimi e për trupa të ndryshëm, eleminoi tërësisht kohën si koncept absolut dhe hapsirën po si subjekt absolut. Me rritjen e shpejtësisë, koha dhe hapsira –për Ajnshtajnin– njehësoheshin, bëheshin një në arritjen e shpejtësisë së dritës.  Duke mos e kuptuar aq këtë idè gjeniale të Ajnshtajnit, autori Robert Thomanikaj ecën ‘naivisht’ në eksperimentet e tij hipotetike përmes asaj që quhet arsye e shëndoshë, pra përmes mbledhjes dhe zbritjes së shpejtësive të ndryshme (si tek Galilei), duke ruajtur kohën dhe hapsirën të ndarë nga njëra-tjetra, gjë që për sistemin e tij hipotetik, atë të vrojtuesit të palëvizshëm “lexues-Zot” jep shpejtësinë c në katror, gjë që duhet kuptuar relativisht dhe jo absolutisht, pasi kjo shpejtësi nuk mund ta kalojë atë c të dritës.

  Në këtë libër dallohet që autori bie për herë të parë në kontakt të imët me Teorinë Speciale të Relativitetit (TSR) të Ajnshtajnit, duke u bazuar më së shumti në dy libra të cituar qysh në fillim të librit të tij, gjithashtu duket se si mendimi i tij evolon përmes faqeve, për të arritur në përfundimin se problemi është banal, ngaqë fillimi i matjes në një sistem matjeje (referimi) nuk mund të kalojë në sistemin tjetër të referimit, që d.t.th. se ekuacionet e Maksuell-Hercit vlejnë gjithnjë vetëm për një sistem referimi. Çdo lloj transformationi tjetër duket pa kuptim, apo është subjektiv, sepse kërrkush nuk e di shpejtësinë e tij, thënë ndryshe: shpejtësia e tij është e ndryshme për çdo lloj tjetër sistem referimi. Shpejtësia e tij dhe e çdo trupi tjetër është po ashtu e ndryshme në sistemin e referimit dritë, paçka se kjo dritë ka për sejcilin trup të njëjtën shpejtësi, atë c. Kështu detyrimisht koha mbetet relative, që d.t.th. se në lëvizjen e një trupi, dy e më shumë sisteme matje (referimi) marrin për këtë trup –në orë të sinkronizuara– kohë të ndryshme, ngaqë nisin padrejtësisht nga zero (0) matjen e shpejtësisë dhe kohës, por drejtësisht në lidhje me sistemin referues dritë. Ato e nisin nga zero matjen e kohës, sepse ato e përllogarisin veten të palëvizshëm, gjithashtu sepse ato arrisin përmes sinjalit dritor sinkronizimin e duhur në lidhje me fillimin e kësaj matjeje. Mirpo me rritjen e shpejtësisë së trupit drejt dhe afër asaj të dritës, sejcili prej këtyre sistemeve matës do të marri shpejtësi të ndryshme për trupin e matur, (të paktën teorikisht kjo), ngaqë në lidhje me sistemin e referimit dritë ka gjithsejcili shpejtësi të ndryshme. Apo duke ruajtur të njëjtën shpejtësi të trupit për të gjitha sistemet matës, do të marri sejcili kohë të ndryshme të trupit të matur për gjatësi hapsire të njëjtë, e theksoj: për gjatësi hapsire të njëjtë, pra për hapsirë të pandryshueshme për çfardo sistem referimi. Por kjo marrje kohe e ndryshme nuk do të thotë se koha e lëvizësit ndryshon absolutisht. Pasi nuk ka kohë absolute. Të gjitha kohët mbeten relative, për aq sa ne nuk kemi një pikë të palëvizshme në Hapsirë.

   Ruajtja e Hapsirës absolute, të ndarë nga koncepti kohë, na ndihmon të kuptojmë fenomenet në Natyrë. Ndërsa njehësimi i kohës me hapsirën vetëm na çon në paradokse të pafundëm, siç na ka çuar deri më tani me gjithfarë teorirash fantastike. Ky libër përpiqet të na e tregojë këtë.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe163
ISBN9789994353248
Viti i Botimit2007
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë