Kursi i servilave Shiko më të madhe

Kursi i servilave

Robert Thomanikaj A-000728

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky është libri i tretë me tregime i autorit R.Th.. Tashmë, i larguar nga temat e religjiozitetit dhe afruar atyre social-politikë, autori duket se ka nisur të operojë me ngadalë shpirtin e njeriut nga çobanët dhe sëmundjet e tij. Edhe ky libër përmban, po si dy librat e parë me tregime, 33 tregime, duke e çuar kështu numrin e tyre në 99; deri në daljen e librit të katërt me tregime, keqëdashësit e autorit kanë fatin ti venë atij epitetin: i 99-ave!

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Vllamasi
ISBN9789928415479

590 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Nga 414 faqet dallohet se tregimet e këtij libri janë më të gjatë nga ato të kaluar. Midis tyre tërheqës janë disa, por mbi të gjithë duket se lexuesit i mbesin në mëndje: „Kalkulacion i mprehtë“, „Dashuri vrasëse“, dhe „Tango mbërthyese“.

Tregimet e fundit janë më të shkurtër. Më i fundit i tyre, „Kursi i servilave“, nga i cili ka marrë edhe titullin libri, duket i pambaruar, qoftë edhe nga shenja: vijon. Nuk e dimë kur do e shohim vazhdimin e këtij tregimi, i cili duket se ka për të qenë vazhdim i këtij operacioni të shpirtit njerëzor, që autori ka nisur të bëjë me tregimet e tij.

Pas këtij libri, autori vendosi të botojë një libër të shkruar vite më parë, 2005-2006, një analizë mbi Biblën dhe Kuranin, që trajton problemin: se nga vinë këto libra fetarë, nga Zoti apo nga mëndja e njeriut!? Në verë të 2005 autori nisi me leximin e të dy librave fetarë, duke mbajtur shënime, e përfundoi me analizën e tyre në qershor 2006. E gjithë koha e leximit dhe studimit të tyre, me gjithë analizën e shkruar mbi ‘to, ishte afër 10 muaj e gjysëm. Duke patur parasysh edhe disa shqetësime që autorit i kanë sjellë subjekte të ndryshme shtetërore dhe jo shtetërore, për shkak të kësaj analize, duhet thënë se puna e tij është bërë me një shpejtësi dhe trysni marramendëse.

Analizën e Biblës ai e la në mes për shkak të lodhjes, për më tepër që kapitujt e saj përsërisnin tashmë njëri tjetrin. Analiza e Kuranit i doli atij më e shkurtër nga ajo e Biblës, për shkakun se Kurani është më i varfër nga Bibla, përsa i përket ngjarjeve, fakteve, simbolikave të ndryshme; edhe ato ngjarje biblike që Kurani përmban, janë të shkurtëra, pa rresht kronollogjik dhe jo shumë të qarta.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe414
ISBN9789928415479
Viti i Botimit2014
VendodhjaTirane
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë