Robert Thomanikaj A-000727
Libër i ri
Oh sa mir me kjen shqyptar, oe-oe,| oh sa mir veç me u prrall oe-oe,| oh sa mir me ardh vërdall oe-oe,| oh sa mir me ngel truthar oe-oe! Ky libër trajton tema social-politike, kryesisht të arealit shqiptar.
100 Artikuj
Shtëpia Botuese | Vllamasi | |
ISBN | 9789928140302 | |
Libri fillon me një intervistë të gjatë hipotetike, ku autori i përgjigjet rreth 100 e ca pyetjeve, (të nxjerra nga kushedi ç’gazetë), si për ti bërë vetes një prezantim para lexuesit. Pastaj ai ka një shkrim të shkurtër në lidhje me ngjarjen e vrasjes së himarjotit Aristotel Guma dhe komentet e shumë shqiptarve pas asaj ngjarje tragjike. Më tej pason një shkrim paksa i gjatë mbi fenomenin Kastriot Myftaraj në injorancën e sotme shqiptare. Dhe libri vazhdon me disa shkrime mbi problemin shqiptar në ballkan dhe fqinjët e tij. tema kosovare dhe ajo maqedonase nuk mungon në këtë libër, ashtu siç nuk mungon edhe një krahasim i Koço Danajt dhe teorive të tij, të cilat autori R.Th i krahason me proverbin shqiptar të bërjes së petullave me ujë. Në libër nuk mungon as një analizë e shkurtër mbi disa komente të Rexhep Qoses në lidhje me disa fjalë të Dritëro Agollit, në takimin e të dyve në Tiranë më 1972. E më tej vjen një shkrim mbi sekretet e Gjermanisë, sipas një emisioni televiziv me të njëjtin titull. Një koment mbi fusnotën dhe panvarsinë e Kosovës nuk mungon gjithashtu. Pastaj lexuesi mund të çlodhet me ca përshkrime në lidhje me tre presidentë të vendeve europiane, Volf, Putin, Nano. E më tej autori jep pak nga një projekt i tij mbi një kushtetutë (hipotetike). Vazhdohet me një letër parlamentit europian dhe Gjykatës së Lartë Kushtetuese (!?) shqiptare mbi problemin e Ligjit të Tokës; po dhe dy letra dërguar komunës e pleqësisë së Lukovës. Si „antishqiptar“ ai i ka nisur edhe një letër kryeministrit shqiptar, S.B., për shkatërimin e mëtejshëm të Shqipërisë nga kapitalistët e rinj. Dhe pas këtyre ai hedh në këtë libër fillimin e librit të tij të projektuar prej kohësh, (mbi Dialektikën) e të cilin duket e ka ndryshuar në fillimet e tij, për të mos patur shumë përsëritje nga gjëra që dihen. Së fundi ai e mbyll këtë libër me po ato pyetje të intervistës së fillimit të librit, por me përgjigje humori.
Titulli i librit ishte projektuar prej kohësh: Albanistani, mirpo në minutat e fundit para se libri të nisej për botim me e-mail, autori pa se kishte në qarkullim një libër tjetër me këtë titull, ndaj ai e ndryshoi në Albanistani ynë. Shkak për botimin e këtij libri ishte se autori i kish nisur nëpër gazeta disa nga shkrimet e këtij libri, mirpo ato nuk ia kishin botuar e as kthyer përgjigje. Ndaj ai i mblodhi dhe shkroi dhe ca të tjera, duke bërë këtë libër mjaft shpejt, pas atij parakalues.
Ndonëse për autorin ky është libri më i dobët e për të cilin ai ka menduar më pak, si shkrime gazetareske që përmban, ky libër ka shkuar tek lexuesi në ca kopje më shumë se librat e tjerë, –sipas informacionit të marrë–, megjithë mungesën e çfardo njoftimi në shtyp mbi librat e tij.
Lloji i botimit | Paper back |
Faqe | 320 |
ISBN | 9789928140302 |
V. Bot | 2012 |
Vendodhja | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | I parë |
Perfect for fans of Mhairi McFarlane, Laura Jane Williams and Josie Silver. In the space of a week, Katharine Patterson has quit her job, decided to move back home, and broken up with the guy she thought was the one.
* Instant NEW YORK TIMES and USA TODAY bestseller * * GOODREADS CHOICE AWARD WINNER for BEST DEBUT and BEST ROMANCE of 2019 * BEST BOOK OF THE YEAR* for VOGUE, NPR, VANITY FAIR, and more! *
Ne kete liber te domosdoshmer per kedo qe kerkon te arrije sukses, psikologia pinoere, Angela Duckworth u tregon prinderve, studenteve, edukatoreve, atleteve, biznesmeneve (me dhe pa pervoje) se sekreti i arritjes se jashtezakonshme nuk eshte talenti, por kombimini i vecante i pasionit dhe kembenguljes te cilen ajo e quan force e karakterit, - vendosmeri
Një përrallë e mrekullueshme për një qenush dhe udhëtimin e tij nëpër oborr dhe miqtë e shumtë që takon. Ilustrimet të bëra nga Elda Pineti.
Një libër i shkruar me mjeshtri dhe shtjellon tematika të ndryshme të nxjerra nga rrëfimet kur'anore. Konsiderojmë që libri pasuron përkthimet në gjuhën shqipe mbi teologjinë islame.
Titulli i librit aludon në interpretimin e teksteve themelore të Islamit dhe atyre interpretuese, domethënë diskursin teologjik islam, duke u mbështetur në analiza që rezultojnë nga deduktimet e kritikës moderne.
Dhuna është një temë që është e pranishme në të gjitha mediumet dhe diskutimi mbi praninë dhe ndikimin e dhunës në to gjithmonë ka qenë aktual, sidomos me paraqitjen e mediumeve të reja, në të cilën ajo ishte, të paktën në fillim, kryesisht në një dritë negative. Ky libër synon të ofrojë pikërisht një trajtesë mbi praninë e dhunës në mediume.
Një libër i cili flet për Biografinë e prijësve fetarë të qytetit të Tetovës dhe rrethinës. Është një përpjekje e autorit për ta mbajtur gjallë frymën e traditës, për ta njohur dhe vlerësuar atë. Janë këto informacione të dobishme për këta dijetarë të Islamit nga Tetova, që kultivuan mendimin islam në këtë qytet dhe rrethinë.
Një fjalor që ka karakter shkencor dhe përmbledh një numër të gjerë prej mijëra nocionesh, temash, ngjarjesh dhe teorish të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë. Fjalori i tillë, do tu shërbejë studiuesve të marrëdhënieve ndërkombëtare, shkencave politike, por edhe punonjësve të diplomacisë.
Libër i cili trajton periudhën post-komuniste ose periudhën e tranzicionit në të cilën kaloi shoqëria shqiptare në Republikën e Maqedonisë (tanimë të Veriut). Nëpërmjet këtij libri publicistik, autori e njofton lexuesin me amullinë politike që e ka pllakosur shoqërinë dhe politikën shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Vëllimi i pestë i librit DYZET NET V është si vazhdë e katër vëllimeve të botuara më parë, që nëpërmjet porosive kuranore përpiqet ta paraqesë fotografinë e plotë të Islamit dhe të shtrojë një rrugë, e cila do të na bënte të lumtur në këtë dhe në botën tjetër. Këto ligjërata, në fakt, paraqesin një bashkësi të njohurive shkencore teologjike dhe të...
Kjo vepër është një përzgjedhje tregimesh nga përmbledhjet e njohura të Mahmud Tejmurit. Tejmuri ka fituar shumë herët një popullaritet të madh. Përveç kësaj, ai është novelisti arab më i përkthyer në gjuhët e huaja. Ndonëse kjo vepër është ribotim, ndërsa botimi i parë i këtij libri është bërë para Kongresit të Drejtshkrimit, botuesi ka vendosur që këtë...
Një libër me një përmbajtje shumë interesante, me tregime të shkurta, por shumë domethënëse, të cilat autori i ka ndarë si: TwiTregime, PorTregime dhe ProfeTregime. Milazim Krasniqi edhe kësaj radhe, me një mjeshtri të veçantë, na e sjell shpirtëroren, atë pjesë që ndër vite është shtresuar në kujtimet e tija.
Nxjerrja në dritë e shkrimeve të rilindasve tanë përbën synim madhor për shtëpinë tonë botuese. Ky libër është paralajmërim për botimin e veprës së plotë të Sami Frashërit, që Logos-A do tia ofrojë lexuesit vitin e ardhshëm.
Një vepër monumentale që flet mbi jetën dhe veprimtarinë kolosale të kryejuristit të madh, Ebu Hanifes. Një vepër që mbulon nevojat e myslimanëve të hapësirës shqiptare për tu njoh me këtë vigan që la gjurmë të pashlyera në analet e Historisë së jurisprudencës islame.
Viteve të fundit vërehet një zgjim i interesimit si në botën perëndimore ashtu edhe atë islame mbi veprat që kanë të bëjnë me misticizmin. Megjithatë, pavarësisht vonesës, studiuesit myslimanë gjithashtu kanë arritur në të njëjtën pikë të studimeve dhe kanë nisur publikimin e punimeve të kësaj disipline.
Një doracak mbi rrjedhën e Islamit gjatë Historisë. Libër ky i cili i mbulon nevojat e një myslimani, të cilët i mungon dija për fenë e tij, dhe mjaftueshëm për nevojat e një jomyslimani i cili për Islamin nuk ka njohuri.
Mendimtari Sejjid Hussein Nasr në këtë vepër e cila është e përkthyer në shumë gjuhë të botës synon të nxjerr në pah, natyrën e shkencës islame, mënyrën se si duhet studiuar ajo dhe raportin mes Islamit e shkencës në përgjithësi.
Një libër i cili synon një vështrim të gjerë mbi faktorët që u rrinë përfund dukurive të larmishme në raportin e Islamit autentik me modernitetin, si dhe mbi traditën e tij sakrale dhe mënyrat e mundshme për rigjallërimin vërtetësor të saj.
Ky libër përbëhet nga 24 artikuj të rreth dyzet viteve të jetës së Historianit të ekonomisë, Mehmet Genç, lidhur me Perandorinë Osmane. Janë këto shkresa të një njohësi të thellë të këtij aktori që nuk ka të dytë dhe që përbën një përvojë politike madhore me pak simotra në Historinë botërore. Autori e analizon funksionimin ditor të strukturës ekonomike...
Një tekst provokues mbi të ardhmen e SHBA-së si udhëheqës global, që po përballet me sfida siç janë çështjet racore, emigracioni dhe krimi, por që udhëheqë në shumë sektorë të rinj, teknologjia e informacionit, bioteknologjia etj.
Kjo vepër paraqet një tekst të vëllimshëm, një doracak të veçantë për të kuptuar një pjesë ekzotike e plot energji të botës, për të cilën janë krijuar stereotipa të ekzagjeruar; një gjeografi e trazuar ku mbizotëron çrregullimi, konfuzioni dhe anarkia. Dy profesorët, njëri nga Universiteti Fraser dhe tjetri nga Victoria, shqyrtojnë thellësisht Lindjen e...
Libër tejet i vlefshëm mbi administrimin, i shkruar nga një njeri i cili ka qenë pjesë e kompanive të ndryshme.
Një libër që heton evoluimin shumëvijor të sociologjisë së shkencës, duke përballur qasje të ndryshme teorike rreth disa temave, si: parimet bazë të bashkësisë shkencore, format organizative të punës shkencore, implikimet epistemologjike të analizës sociologjike të shkencës, përcaktimi social i zgjidhjes së problemeve, përmbajtja e teorive, arsyetimi...
Me këtë vepër Wunenburger plotëson një zbrazëtirë të madhe në sferën e polemologjisë morale” në kulturën tonë të përgjithshme dhe, në veçanti, në atë të shkencave sociale, por edhe e pasuron literaturën tonë shkollore dhe universitare për lëndën e etikës.
Libër mbi çështjet identitare, format e ndryshme të identitetit kolektiv (qytetar, politik), etnik dhe kombëtar dhe raportet e tyre të ndërsjella. Autorja vë në dukje se identiteti është një cilësi qenësore e ekzistencës njerëzore, që nuk nënkupton vetëm mbijetesën e thjeshtë, por shënon njerëzoren e individit, si individualitet i veçantë.
Një Filozofi e Historisë, një trajtesë rreth çështjes së kuptimit të saj në epokën e kapitalizmit global dhe postmodernizmit. Duke sfiduar konceptin West-centrist dhe eurocentrist të modernitetit, Hunt-i na mëson që të studiojmë Historinë e etikës, që të mos merremi me utopi dhe të kemi synime modeste për të ardhmen e afërt.
Libër mbi Biografinë e dijetarit të të madh të Ehli Sunnetit. Në fakt libri në fjalë e njofton lexuesin me Imam Tahaviun, mësuesit, nxënësit si dhe disa nga veprat e tij. Ky libër iu shërben studiuesve të teologjisë dhe të gjithë atyre që duan të njihen me Imam Tahaviun.
Në këtë libër, i cili përbëhet nga disa artikuj shkencorë, janë trajtuar temat të cilët janë marrë nga vepra "Te'vilatu'l-Kur'an" e Imam Maturidiut. Ndër këto tema janë Historia dhe ligjet e shoqërisë, sheriati në traditën fetare, njeriu, antropologjia teologjike, kultura politike dhe fuqia e udhëheqjes. Nëpërmjet këtij libri, lexuesi do të njihet me...
Pyetja që ngre titulli i këtij libri merr një përgjigje jo të pakët në këtë punim të fundit –të deritashëm– të autorit. Në pikën kryesore të kësaj lufte, apo të këtij eposi, atë se ç’ka qenë lufta e Trojës, autori thotë se ai nuk sjell ndonjë gjë të re, duke i qëndruar mendimit tashmë të njohur, se kemi të bëjmë me një konflikt të gjatë fetar.
Në këtë libër trajtohen fillimisht dy kampet e etimologjisë shqiptare, ai zyrtar: Eqerem Çabej & Co., dhe ai jo-zyrtar “patriotik” i Agron Dalipaj & Co., duke u kritikuar nga autori ynë më shumë ai jo-zyrtar, për shkak se hullitë ku ky grup ka hyrë i kushtëzon atij gabime të para-programuara. Përveç atyre gabimeve që autori evidenton në të dyja...
Në këtë libër gjejmë jo vetëm shkrime ku tregohet se si feja biblike përzihet fshehtas e pa kuptuar me shkencën, jo vetëm shkrime që tregojnë se si shkenca sa vjen e po bëhet me e komplikuar për masat e gjëra të miletit, por këtu gjejmë edhe shkrime me tema të ndryshme shkencore e, biles, deri filozofike.
Çfarë është graviteti, si ka lindur ai, si vepron, pse? –pyetje këto që Njutoni nuk mundi tu përgjigjej, Ajnshtajni i kompleksikoi, përpiqet ti shpjegojë ky autor shqiptar! Si dhe tema të tjera! Idetë e këtij libri, autori ka dashur ti japë me kohë, e biles pjesërisht i ka dhënë edhe në libra të tij të mëparmë, e sidomos në një filmim të hedhur në Youtube...
Mbi principin e relativitetit, siç është quajtur gjithnjë ky botkuptim, siç quhej në fillim me të drejtë edhe nga Ajnshtajni, siç dëshiron ta quajë edhe ky autor i panjohur shqiptar, ishte parashikuar nga ky i fundit vetëm një kapitull i vogël në librin e tij mbi Dialektikën. Mirpo punimi i tij zgjati shumë, ndaj ai e përmblodhi atë në një libër më vete,...
Një atashe francez i kulturës, i zbritur në vjeshtën e vitit 1984 në aeroportin e Rinasit, sjell në novelën e parë disa enigma me vete, të cilat kanë një përfundim tragjik... Ndërsa në novelën e dytë, po në vjeshtën e vitit 1984, një nënë plakë kërkon prej vitesh kockat e burrit të saj të zhdukur në burgun shqiptar. I riu Smajl e ndihmon plakën, ndonëse...
Një analizë e rallë kjo në letrat shqipe, e pakrahasueshme me librat antifetarë të kohës së “socializmit”, për shkak të zbërthimit të të ashtuquajturve “kode biblike”. Një titull e libër ky i lënë demostrativisht në heshtje nga mediat dhe shteti shqiptar, nga këta shërbyes të drejtuesve krypto-fetarë të shteteve t’mëdha.
Ky është libri i tretë me tregime i autorit R.Th.. Tashmë, i larguar nga temat e religjiozitetit dhe afruar atyre social-politikë, autori duket se ka nisur të operojë me ngadalë shpirtin e njeriut nga çobanët dhe sëmundjet e tij. Edhe ky libër përmban, po si dy librat e parë me tregime, 33 tregime, duke e çuar kështu numrin e tyre në 99; deri në daljen e...
Në këtë libër autori merret, po si tek „Albanistani ynë“, me tema të ndryshme social-politike, por në hapsira më të gjera, duke kaluar kufijtë e Albanistanit dhe duke u hedhur në Europë e më tej. Shkrimet janë më të shkurtra, duket për t’mos e mërzitur lexuesin. Temat e të drejtave të njeriut mbizotërojnë faqet e librit.
Në këtë libër trajtohen katër historianë, me tituj dhe pa tituj, konkretisht Haxhi Sauku, Arsim Spahiu, A.F.Kocaqi dhe Elena Kocaqi, të cilët sipas autorit tonë R.Th. duan të na venë vetulla (me teoritë e tyre të gjuhës Mëmë pellazgo-shqipe dhe kombit baba pellazgo-ilir-shqiptar), por në fakt po na nxjerin sytë me këto teorira jo shkencore. Autori R.Th....
33 tregime të tjera përbëjnë librin e dytë me tregime të autorit. Një pjesë e tyre janë idera dhe skicime të viteve të shkuar, të cilat ai ka mundur ti shkruajë të plota vetëm këto vite të fundit, (shiko përmbajtjen). Siç duket edhe nga titulli, në këtë libër janë përmbledhur tema që kanë të bëjnë kryesisht me religjiozitetin e njeriut. Por jo thjesht...
Çfaqje të huaja, një dashuri, një fejesë, shqetësime në organizatën e partisë të një reparti të uzinës Traktori, për të ardhur në fund të librit, tek një shfaqje e nxënësve të gjimnazit Sami Frashëri. Ca më gjatë se ky titull ka zgjatur vetë përfundimi i këtij romani. Autori e ka shkruar si fillim këtë roman në një kohë rekord prej disa javësh, në verë të...
Së fundi autori arriti të përfundojë edhe këtë vëllim të tretë me prova të shumta fjalësh, që tregojnë si evolucionin gjuhësor, ashtu dhe shumë ngjarje historike të mbuluara nga pluhuri kohës dhe ai i qëllimtë i kastave të dikurshme fetare. Në këtë vëllim autori sjell shumë fjalë nga gjuhë të ndryshme, përkthimet e të cilave ai i ka marrë nga kolegë të...
Në linjën e vëllimit të parë ecën dhe vëllimi i dytë i librit. Autori pasuron me shembuj të ndryshëm panoramën evolutive të gjuhëve, kryesisht asaj shqipe dhe disa të tjerave përreth. Ndërkohë që vëllimi i parë doli në pranverë të 2009-ës, vëllimi i dytë pasoi në verë të atij viti. Biles faqet e fundit autori arriti ti mbarojë me të shpejtë në pushimet e...
Ky libër nuk sjell ndonjë teori të re në pemën evolutive të gjuhëve, përkundrazi, duke u bazuar n’ato mësime shkollore të deritanishme mbi evolucionin gjuhësor, ky libër sjell copëza të reja në këtë pemë, kështu i tregon edhe një herë më qartë lexuesit ngjashmërinë dhe të përbashkëtat e gjuhëve. Autori R.Th. bazohet kryesisht në tre gjuhë, shqipja,...
Ky është libri i parë i autorit, si i tillë nuk pretendon shumë në vetvete, po të përjashtojmë shumllojshmërinë e temave që përfshijnë vargjet e tij, të cilat ai i rendit me modesti më shumë tek vjershat, se sa tek poezitë, -sipas ndarjes që ai i bën –në parathënie të librit– vargut në përgjithësi. Këtë ndarje nuk e lë pa e përmëndur edhe një nga poezitë...
Ironia, humori dhe sarkazma shoqërojnë thuajse të gjitha këto 33 tregime të para të autorit Robert Thomanikaj, tregime të skicuara dhe shkruara ndër vite. Titullin e librit e ka vënë botuesi, Petraq Risto, nga pëlqimi duket prej tij i njërit prej tregimeve të librit.