Vincenzo Dorsa A-000326
Libër i ri
Vincezo Dorsa eshte nje nga personalitetet me te shquara te diaspores shqiptare ne Italine e Jugut. Me kete studim sjell artefakte mbi shqiptaret dhe hedh bazat solide per rilindjen e shqiptareve ne fund te shekullit te XIX
Ky libër nuk është më në stok
Në hyrjen e librit perkthyesja Brizida Gjikondi shkruan:
Duhet ngulitur fort në mendje emri Vinçenc Dorsa, një shqiptar ndër më të shquarit, ndaj dhe ndoshta pak i njohur; duhet mund për të kuptuar një tru gjenial, ndër më gjenialët e Rilindjes Kombëtare. Veprat e tij janë mirëfilli kërkime dhe studime shkencore. Por kryevepra e tij, që për herë të parë vjen në shqip, është “Mbi shqiptarët, kërkime dhe mendime”.
Vetëm 24 vjeç në 1847-n e largët, Dorsa jo vetëm përjetësoi dhe i ngriti “një monument kombit të tij”, por ishte i vetmi rilindës shqiptar që në ato vite epokale për njerëzimin (1847-1848) dhe sidomos për Evropën, që u pushtua me ritëm nga revolucionet, bashkoi penën, shpresën dhe historinë e ndritur të shqiptarëve me historinë dhe ndryshimet që kishin përfshirë të gjithë popujt e tjerë...
Brizida Gjikondi
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 215 |
| ISBN | 9789928084606 |
| Viti i Botimit | 2021 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Brizida Gjikondi |