Komplekset shqiptare te inferioritetit Shiko më të madhe

Komplekset shqiptare te inferioritetit

Robert Thomanikaj A-000730

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Në këtë libër trajtohen katër historianë, me tituj dhe pa tituj, konkretisht Haxhi Sauku, Arsim Spahiu, A.F.Kocaqi dhe Elena Kocaqi, të cilët sipas autorit tonë R.Th. duan të na venë vetulla (me teoritë e tyre të gjuhës Mëmë pellazgo-shqipe dhe kombit baba pellazgo-ilir-shqiptar), por në fakt po na nxjerin sytë me këto teorira jo shkencore. Autori R.Th. merret me katër libra të këtyre autorve, pa u shkuar atyre deri në fund, siç edhe i duket e mjaftueshme të tregojë, se këta historianë janë thjesht pemë pa kokrra, apo siç i quan ai ndonjëherë, pemë me kokrra agurridhe.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Vllamasi
ISBN9789928140180

490 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Në fakt me këta autorë dhe teoritë e tyre fantastike të Babait-Mëmë shqiptar mbi të gjitha kombet, duhej të mirrej historiografia zyrtare. Mirpo ajo vetëm sa i ka injoruar, (nëse pranojmë të kemi akoma në Shqipëri një historografi zyrtare), duke dashur ti lërë këta autorë në heshtje, gjë që nuk e ka arritur, pasi librat e këtyre autorëve dhe teoritë e tyre fantastike janë shitur mirë këto vitet e fundit ndër lexuesit shqiptarë, kuptohet, atyre pa arsimimin e mjaftueshëm dhe atyre me komplekse inferioriteti.

Dhe këtë vakum, pra këtë rrahje mendimesh midis përkrahësve të rrugës evolutive të lindjes e përhapjes së gjuhëve-shoqërive-kombeve dhe atyre të prejardhjes se gjuhëve-shoqërive-kombeve nga një e vetme gjuhë-shoqëri-komb, -këtë diskutim pra e ka përmbushur deri diku ky libër i autorit Robert Thomanikaj.

Sipas autorit tonë, nuk ka gjuhë Mëmë dhe bija, por ka ndarje dhe zhvillim të ndryshëm të shoqërive mbi glob, proçes në të cilin gjuhët ndahen dhe evolojnë më tej, më ngadalë apo më shpejt, në këtë drejtim apo tjetër drejtim; pa mos-përfillur edhe kontaktet e tyre të vazhdueshme, pra marrje-dhëniet, –çfarë mësohet edhe në shkollat tona. Pra, në parimet e përgjithshme të evolimit të gjuhës dhe shoqërisë nuk kemi ndonjë teori të re tek autori ynë. Të rejat e tij janë provat që ai sjell për të hedhur poshtë teoritë fantastike të pseudo-historianve të rinj shqiptarë me komplekse inferioriteti. Dhe pa dashur, duke patur si yll të tij vetëm TË VËRTETËN, autori ynë, R:Th., sjell edhe fakte dhe hipoteza të reja etimollogjike, që e ngrenë më tej në piedestal gjuhën e tij amtare, atë shqipe; këtë jo nga komplekse inferioriteti, por se shpjegimet e tij mbështeten edhe në faktet historike, si në rastin e Olimp dhe Olimpiadë, ku ai tregon se si kjo fjalë kishte lidhje me kulturën joniane (hënore) fillimisht, e atë pasuese helene (hënore); oli mpi (ulli mbi) + a de, -kjo e fundit është shtuar më vonë dhe ka treguar kulturën fetare jugore pro-egjyptase, atë tokësore (të tokës, të dheut mëmë), që zuri përherë e më shumë vend gjatë mijvjeç. I p.e.s.. Pra, Olimpi i lartë i përkiste (ishte burim i) tokës mëmë, ashtu edhe i mbirjes së ullirit.

Në këto faqe të fundit të librit, autori sjell si padashur edhe fakte të reja historike mbi „luftën e Trojës“, apo të tjerave ngjarje. Libri është interesant për ata që interesohen sado pak mbi historinë.  

 

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe320
ISBN9789928140180
Viti i Botimit2012
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë