Dialektika e arsyes dhe sugjestionit Shiko më të madhe

Dialektika e arsyes dhe sugjestionit

Robert Thomanikaj A-000732

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Çfaqje të huaja, një dashuri, një fejesë, shqetësime në organizatën e partisë të një reparti të uzinës Traktori, për të ardhur në fund të librit, tek një shfaqje e nxënësve të gjimnazit Sami Frashëri. Ca më gjatë se ky titull ka zgjatur vetë përfundimi i këtij romani. Autori e ka shkruar si fillim këtë roman në një kohë rekord prej disa javësh, në verë të 1986-ës, duke e nxjerrë atë në fillim një vepër jo të kënaqshme nga ana artistiko-letrare. Mbasi ai morri kritikat e atyre pak të njohurve, që e lexuan asaj kohe këtë roman në dorshkrim, ai e la mënjanë këtë vepër, duke u marrë me vargun dhe tregimet.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Globus. R
ISBN9789995690786

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Më vonë në Gjermani, ku ai jeton e punon prej 1990-ës, ai u morr sërish me romanin e tij, duke e përmisuar nga ana letrare. I lodhur së fundi nga romani i tij, (i parë dhe ndoshta i fundit), ai e dha për botim po gati njëkohësisht me librin e tij të dytë me tregime.

Ngjarjet e romanit zhvillohen në kryeqytet, më së shumti në uzinën Traktori, ku ka punuar dhe vetë autori, -gjë kjo që mund ta nxis ndonjë lexues të mendojë, se në roman është vetë jeta e autorit. Por jo, nuk është aty autori dhe jeta e tij. Pa diskutim, si në shumë e shumë vepra letrare, gjen në roman ngjashmëri nga jeta e autorit, sepse dhe ai ka qenë në atë kohë po në atë moshë rinore si personazhet e tij, ka punuar diku aty pranë atyre reparteve ku punojnë edhe personazhet e tij, ka dashuruar si shumë e shumë të rinj e të reja të asaj kohe, është revoltuar si shumë e shumë punëtorë të uzinës mbi problemet e ndryshme, deri dhe politike. E biles disa ngjarje romani janë edhe të vërteta, pra të ndodhura asaj kohe, siç është ndonjë mbledhje e gjërë e uzinës, apo disa personazhe kalimtarë, si dy drejtorët e uzinës, Pilo Pelisteri dhe Llambi Gegprifti, apo edhe ajo shfaqje e prishur tek Pallati i Kulturës prej gjimnazistëve.

Personazhi kryesor në roman është Romeo, një i ri kitarist, i dashuruar, ca rebel përsa i përket flokëve të gjatë e shfaqjeve të tjera të huaja, të cilat manifestohen edhe në të tjerë të rinj të repartit, ku Romeo punon si tornitor, ashtu siç manifestoheshin asaj kohe ndër shumicën e të rinjve të Tiranës, shfaqje këto që luftoheshin herë me ashpërsi e herë me butësi nga antarë partie dhe të organizuar të tjerë.

Ngjarjet e romanit vinë duke u ndërthurur e duke u intesifikuar, gjë që e bën lexuesin të vazhdojë leximin më tej, ndonëse duhet të pohojmë, që stili i romanit është i thjesht, kjo me vetëdije nga autori, pra nuk kemi ndonjë stil letrar të spikatur dhe metaforik.

                                                       *   

Pas këtyre 7 librave autori u detyrua të ndërroj botuesin, meqë thuajse të gjithë librat e tij kishin gabime shtypi, të cilat duket vinin automatikisht nga hedhja e materialit të tij n‘kompjuterin e botuesit. Nga ana tjetër dhe çmimi i botimit ishte rritur mjaft. Dhe arsyeja e tretë ishte se botuesi gjithnjë e më pak rrinte në Shq., pra nuk mund të kapej, siç ndodhi edhe në kohën e librit pasues.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe316
ISBN9789995690786
Viti i Botimit2011
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë