Karlo Kolodi BAO0144
Libër i ri
Seria e klasikëve për fëmijë vjen e re dhe e freskët, përmes titujve, si Princi i vogël, Piter Pani, Aventurat e Pinokut, Bëmat e Lizës në botën e çudirave, Pipi Çorapegjata, Princi i lumtur dhe përralla të tjera, Zemër.
6 Artikuj
Shtëpia Botuese | ALBAS | |
| ISBN | 9789928026194 | |
Këto vepra, shumë të njohura nga lexuesi i vogël, vijnë të përkthyera nga veprat origjinale dhe janë shoqëruar me ilustrime të këndshme. Shoqëria me personazhet e tyre do të jetë një kënaqësi e vërtetë për ju.
Ky personazh është aq i dashur për fëmijët, por njëherësh aq “djegës” për vesin e tij të mashtrimit, saqë gjithmonë nxit lexime dhe provokon lexues në çdo kohë. Krijesa prej druri e zdrukthtarit Geppeto në një fshat në afërsi të Firences, jo vetëm arrin të flasë, por edhe të dojë dhe të ëndrrojë....
E dinë fëmijët e sotëm se çfarë janë marionetat? Historia e mrekullueshme me Pinokun mund të jetë e fundit që nuk bën fjalë për lodrat elektronike. Pinoku është një kukull druri, që çuditërisht mund të flasë. Ai mbetet prej druri për një kohë të gjatë me aventura shkaktuar nga paaftësia e tij për të mbajtur premtimet, derisa më në fund mëson të dojë të atin dhe miqtë dhe kthehet në djalë të vërtetë.
Pavarësisht se lodrat e sotme janë shumë të ndryshme nga ato të përshkruara në librin e Karlo Kolodit, temat e trajtuara nga ai mbeten të përjetshme.
| ISBN | 9789928026194 |
| Vendodhja | Tirane/Prishtine/Shkup |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
E dinë fëmijët e sotëm se çfarë janë marionetat? Historia e mrekullueshme me Pinokun mund të jetë e fundit që nuk bën fjalë për lodrat elektronike.Pinoku është një kukull druri, që çuditërisht mund të flasë.
Lexojini faqet e këtij libri me një frymë, për të parë se si rrodhën historia e ngjarjet në jetën e kësaj kukulle, ndërsa ai kalon nga njëra përpjekje në tjetrën për të mësuar se ç’do të thotë të jesh i ndershëm, madje përtej kësaj, ç’do të thotë të jesh njeri!