Michael Ende BD0068
Libër i ri
Në këtë vëllim janë përmbledhur tregimet, përrallat dhe disa poezi nga më të bukurat e autorit. Ende na merr me vete në Mbretërinë e Dëshirave, ku nëpër shkolla mësohet magjia. Bën humor me këmbënguljen e të vegjëlve, që pyesin për gjithçka. E në fund, bashkë me arushin pastërtor, na bën të përftojmë kuptimin e jetës. Në kaosin e vlerave të epokës sonë, bota fantastike e Endes mund të jetë një dritë e vogël në mes të mjegullës, nëse është e vërtetë, siç thotë vetë autori, se kur një njeri humbet aftësinë për të fantazuar, humbet edhe vlerat më të thella që janë shumë të rëndësishme për ti pasur në jetën e përditshme, për të krijuar dhe shpikur. Dhe nëse herë pas here nuk bëjmë një udhëtim nëpër fantazi, në kërkim të vlerave tona, ato do të humbasin përgjithnjë.
1 Artikull
Kujdes! Libri i fundit në stok!
Në këtë libër do të gjeni aventurat e këndshme të Xhim kopsës dhe Lukas makinistit me gjigandë të rremë, gjysëmkuçedrat dhe shumë qenie të tjera të jashtëzakonshme.
Fondi i letërsisë botërore për fëmijë dhe të rinj, përkthyer në shqip, do të qe pa dyshim i mangët, sikur mos të figuronte në të edhe Libri i Librave, të cilit kritika letrare nuk i vë ...
Xhim kopsa dhe 13 të tërbuarit është një novelë gjermane për fëmijë e shkruar nga Michael Ende. Publikuar në vitin 1960, ajo u kthye në librin më të shitur për fëmijë në Gjermani pas periudhës së luftës pas refuzimit disa herë nga shtëpitë botuese.
Një përrallë? Mund ta quash edhe kështu, nëse emërtimin e sheh duke iu referuar romantikëve, sepse dita dhe ëndrra përshkojnë njëra-tjetrën në mënyrë poetike. E megjithatë, në të njëjtën kohë janë çështje të realitetit tonë aktual dhe të ardhshëm që pasqyrohen në figura dhe fate të shumëfishta. Pra, diçka e tillë si roman? Le të themi: një roman-përrallë.