Michael Ende A-004293
Libër i ri
Fondi i letërsisë botërore për fëmijë dhe të rinj, përkthyer në shqip, do të qe pa dyshim i mangët, sikur mos të figuronte në të edhe Libri i Librave, të cilit kritika letrare nuk i vë ...
4 Artikuj
Shtëpia Botuese | Botimet Enciklopedike | |
| ISBN | 9789992750898 | |
"Bëj ç'të duash", thotë mbishkrimi në simbolin e pushtetit sundues pa kufij të Fantastikës. Por se ç'do të thotë kjo në të vërtetë, Bastiani e merr vesh vetëm pas shumë kërkimesh të gjata e të mundimshme. Kujtdo që vjen në Fantastikë, Perandoresha fëmijë i jep një medaljon si shenjë pushteti pa kufij. "Bëj ç'të duash", shkruhet brenda në të dhe Bastiani në fillim e interpreton kështu: "Bëj ç'të të dojë qejfi!". Kështu, ai zhytet gjithnjë e më thellë në strudelin e fantazisë pa fre, që të bën të harrosh. Por më në fund e kupton se kjo moto mund të ketë kuptimin: "Bëj atë çka të do zemra, atë çka ti e dëshiron me të vërtetë!" Të mos kishte pasur Atrejun, shokun e tij, kurrë nuk do të kishte mundur të dilte nga ai vend pa kufij. "Ka njerëz që kurrë nuk arrijnë të vijnë në Fantastikë dhe njerëz që arrijnë të vijnë, por mbeten përgjithmonë aty. Pastaj ka edhe ca të tjerë që shkojnë në Fantastikë dhe kthehen përsëri. Kështu si ti, Bastian. Dhe këta njerëz bëjnë që të dyja këto botë të jetën botë të shëndosha."
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 504 |
| ISBN | 9789992750898 |
| Viti i Botimit | 2004 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Robert Shvarc |
Në këtë libër do të gjeni aventurat e këndshme të Xhim kopsës dhe Lukas makinistit me gjigandë të rremë, gjysëmkuçedrat dhe shumë qenie të tjera të jashtëzakonshme.
Xhim kopsa dhe 13 të tërbuarit është një novelë gjermane për fëmijë e shkruar nga Michael Ende. Publikuar në vitin 1960, ajo u kthye në librin më të shitur për fëmijë në Gjermani pas periudhës së luftës pas refuzimit disa herë nga shtëpitë botuese.
Një përrallë? Mund ta quash edhe kështu, nëse emërtimin e sheh duke iu referuar romantikëve, sepse dita dhe ëndrra përshkojnë njëra-tjetrën në mënyrë poetike. E megjithatë, në të njëjtën kohë janë çështje të realitetit tonë aktual dhe të ardhshëm që pasqyrohen në figura dhe fate të shumëfishta. Pra, diçka e tillë si roman? Le të themi: një roman-përrallë.