Roald Dahl BCA059
Libër i ri
Kjo histori flet për një vajzë të vogël që quhet Sofi, sipas mbesës së autorit, Sofi Dahl. Një natë që Sofin nuk e zinte gjumi, ajo shikon një gjigant, i cili e merr në shtëpinë e tij në vendin e gjigantëve. Sofi zbulon se gjiganti i madh i mirë mbledh ëndrra të bukura dhe ua dërgon fëmijëve.
9 Artikuj
Shtëpia Botuese | Botimet Çabej | |
| ISBN | 978-99956-35-24-4 | |
Qysh kur u botua së pari në vitin 1982, ky libër për fëmijë plot humor e fantazi ka shkulur gazit miliona të mitur e të rritur anembanë botës. Gjiganti i Madh i Mirë, ose GJMM, nuk është një gjigant si gjithë të tjerët. Ai është i dashur e zemërmirë, dhe për vogëlushen Sofia është vërtet një fat i madh që ai ekziston! Kur Sofia merr vesh se një tufë e madhe gjigantësh i janë drejtuar Anglisë për të kullufitur fëmijët e vegjël, ajo vendos t'i ndalojë ata njëherë e mirë. Por këtë do të mund ta bëjë vetëm me ndihmën e Gjigantit të Madh të Mirë. Kjo kryevepër e letërsisë për fëmijë e autorit anglez Roald Dahl, njëri prej shkrimtarëve për fëmijë më të dashur të të gjitha kohërave, është përshtatur së fundmi edhe si film nga S. Spielberg. Lojërat e fjalëve aq zbavitëse e të vështira për t'u përkthyer janë sjellë në shqip mjeshtërisht nga shkrimtari Naum Prifti.
| Faqe | pdf 148 (shl 198) |
| ISBN | 978-99956-35-24-4 |
| Redaktori | Quentin Blake (il.) |
| Viti i Botimit | 2005 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | Ribotim |
| Përkthyesi | Naum Prifti |
Keni dëgjuar për Biletat e Arta? Po për Umpa-Lumpat? Po për çoko-televizorin dhe mrekullitë e tjera të fabrikës së çokollatave të Vili Vonkës: kurramele, sheqbar, manahunde, xhuxhube-mente? Lexoni këtu, më falni, SHIJONI këtu nga këto e plot çudira të tjera prej çokollate e prej sheqeri...
Prej autorit të mrekullueshëm të Gjiganti i Madh i Mirë dhe Çarli dhe fabrika e çokollatave, vjen një tjetër histori magjike, Shtrigat. A e dini si njihen shtrigat? Shtrigat prej vërteti, jo shtrigat e përrallës? Ç'ngjyrë ka pështyma e shtrigave? Po të hasni Shtrigëmadhen, e dini kush është kjo? Jua merr mendja se ç'u punon ajo fëmijëve? Ç'erë bien...
Roald Dahl është shkrimtari më i dashur për fëmijët: Autori i “Gjigandi i madh i mirë”, “Shtriga”, “Çarli dhe fabrika e çokollatave” lexohet me një frymë për shkak të efektit magjik. Prandaj po e sjellim këtë set për lexuesit e vegjël. Lojërat e fjalëve aq zbavitëse e të vështira për t'u përkthyer janë sjellë në shqip mjeshtërisht nga shkrimtari Naum Prifti
I botuar për herë të parë në Britaninë e Madhe në vitin 1979, "Im ungj Osvald" është njëra nga veprat më të njohura të Roald Dahlit.
Një ndër heroinat më të dashura të letërsisë për fëmijë, MATILDA vjen më në fund në shqip, pas tre librave të tjerë fantastikë të autorit ROALD DAHL: “Çarli dhe fabrika e çokollatave”, “Gjiganti i Madh i Mirë” dhe “Shtrigat”. Libri vjen i përktheu nga origjinali anglisht prej Beti Njuma. Ilustrimet bardh e zi janë realizuar nga i famshmi Quentin Blake
Autori më i mirë i letërsisë për fëmijë në shekullin e XX, Roald Dahli vjen me një tjetër libër të ri në shqip. Me një format të madh, i shoqëruar me ilustrime fantastike, ky libër është plot fantazi dhe aventura, të sjella mjeshtrisht në shqip nga Naum Prifti.
Keni dëgjuar për Biletat e Arta? Po për Umpa-Lumpat? Po për çoko-televizorin dhe mrekullitë e tjera të fabrikës së çokollatave të Vili Vonkës: kurramele, sheqbar, manahunde, xhuxhube-mente? Lexoni këtu, më falni, SHIJONI këtu nga këto e plot çudira të tjera prej çokollate e prej sheqeri...
Aventura më e madhe e jetës e pret djaloshin Xhejms Henri Troter, por ai ende nuk e di! Deri atë çast ai jeton me teto Sfungjerkën dhe teto Spicën, që të dyja të liga e të tmerrshme sa s'bëhet! Jeta s'i fal asnjë kënaqësi Xhejmsit të vogël, deri kur befas një gjë çudishme ndodh në kopshtin e shtëpisë... një kokërr pjeshke majë pemes nis të rritet e të...
*A very special version of the book with amazing bonus content! Read the original before you experience the incredible story of Wonka before the Chocolate Factory, coming autumn 2023*