Karlo Kolodi A-005314
Libër i ri
Lexojini faqet e këtij libri me një frymë, për të parë se si rrodhën historia e ngjarjet në jetën e kësaj kukulle, ndërsa ai kalon nga njëra përpjekje në tjetrën për të mësuar se ç’do të thotë të jesh i ndershëm, madje përtej kësaj, ç’do të thotë të jesh njeri!
Ky libër nuk është më në stok
Shtëpia Botuese | Zambaku | |
| ISBN | 9789995608644 | |
I mahnitshëm, paksa dembel, por tërë naze, me të ardhur në jetë, kukulla Pinok i shkakton mjaft andralla atij që i dha formë, pikërisht burrit të urtë, Xhepetos.
Ajo që e ngacmon më tepër se çdo gjë këtë krijesë lojcake dhe trazovaçe, është dëshira e tij e ethshme për t’u kthyer në një djalë të vërtetë.
Në mënyrë që t’i bëjë ëndrrat e tij realitet, atij i duhet të provojë që të bëhet pak më i sjellshëm.
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 151 |
| ISBN | 9789995608644 |
| Viti i Botimit | 2015 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Grupmosha | mbi 10 vjeç |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | Ribotim |
| Përkthyesi | Orland Novaku |
Seria e klasikëve për fëmijë vjen e re dhe e freskët, përmes titujve, si Princi i vogël, Piter Pani, Aventurat e Pinokut, Bëmat e Lizës në botën e çudirave, Pipi Çorapegjata, Princi i lumtur dhe përralla të tjera, Zemër.
E dinë fëmijët e sotëm se çfarë janë marionetat? Historia e mrekullueshme me Pinokun mund të jetë e fundit që nuk bën fjalë për lodrat elektronike.Pinoku është një kukull druri, që çuditërisht mund të flasë.