Nikolle Loka NL0015
Libër i ri
Një monografi për njërin ndër protagonistët kryesorë të jetës politike shqiptare në periudhën 1934-1955. Në këtë biografi vijnë të dokumentuara përmes fakteve dhe dëshmitë të gjitha momentet e jetës së tij, që nga ngritja në krye të lëvizjeve komuniste, deri në rënien e tij
Ky libër nuk është më në stok
Shtëpia Botuese | Grand-Prind | |
Në këtë biografi, të vetmen për këtë personalitet histori të luftës, autori Nikoll Loka sjell të dhëna të momenteve kyçe të jetës së Tuk Jakovës:
Tuk Jakova ishte ndër pionierët e lëvizjes sindikaliste dhe komuniste në Shqipëri, anëtar i celulës së parë komuniste në Shkodër (1934); anëtar i Grupit Komunist të Shkodrës (1937), i burgosur politik (janar - prill 1939), kryetar i Komitetit Qarkor të Shkodrës në përbërje të këtij grupi Komunist, ilegal dhe i dënuar dy herë me vdekje në mungesë nga fashistët.
Anëtar themelues i Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe anëtar i Komitetit Qendror. Në prill të vitit 1942, Partia e ngarkoi me organizimin e lëvizjes antifashiste në Qarkun e Shkodrës dhe për ngritjen e çetave partizane në këtë qark.
Në shtator të vitit 1942 mori pjesë në Konferencën e Pezës dhe në Konferencën e I të vendit të PKSH-së, pas të cilës u dërgua në Mokër, ku punoi për mobilizimin e kësaj krahine, organizimin e këshillave nacionalçlirimtare dhe formimin e çetave partizane.
U bë Komisar i Brigadës së I Sulmuese. Në Kongresin e Përmetit u zgjodh anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar dhe komisar i Divizionit të Parë Sulmues, i cili çliroi krahinat e Veriut.
Në Plenumin e dytë të Beratit u zgjodh antar i Byrosë Politike. Kur u çlirua Shkodra e emëruan komisar i Korparmatës së Tretë deri në shkurt të vitit 1945. Në Kongresin i Sindikatës, Tuk Jakova u zgjodh president i Bashkimeve Profesionale deri në shkurt të vitit 1947.
Kalon për disa muaj në detyrën e Ministrit Fuqiplotë në Beograd, pastaj në shkurt të vitit 1948 u emërua Ministër i Industrisë dhe pastaj Sekretar i Komitetit Qendror për Kuadrot dhe Organizimin dhe zëvendëskryeministër deri në vitin 1951, e në vazhdim vetëm zevendëskryeministër deri në qershor të vitt 1955.
Tuk Jakova ishte Gjeneral Kolonel, i dekoruar me titullin “Hero i Popullit”, Urdhërin e Skënderbeut të Klasit I, Urdhërin “Ylli Partizan” i klasit I; Urdhërin e Skënderbeut të klasit II, Urdhërin e Lirisë së klasit II; Urdhërin e Flamurit; Urdhërin e Trimërisë, Medaljen e Kujtimit, Medaljen e Trimërisë; Medaljen e Çlirimit dhe medaljen e Yllit të Kuq.
Përmes këtij libri, autori, Nikoll Loka, ka sjellë të dhëna të reja për Tuk Jakovën të cilast e kanë pasuruar veprimtarinë e tij të njohur, sidomos për periudhat që janë trajtuar më pak nga historiografia jonë si veprimtaria e tij brenda grupit komunist të Shkodrës; puna që ka bërë për riorganizimin e Partisë në Qarkorët e Tiranës, Shkodrës dhe Durrësit, rolin e tij si drejtues partiak dhe shtetëror, sidomos rolin e tij si përfaqësues i Shqipërisë në OKB etj. Në libër del se në kulmin e punës dhe të angazhimeve që kishte, Tuku goditet për oportunizëm, një akuzë e paqartë, e papërcaktuar, përmes të cilës mund të goditej kushdo në atë periudhë. Ishte koha kur, pas eleminimit të Koçi Xoxes nga skena politike, Partia u orientua në luftë kundër praktikave sektare, që kishte zbatuar ai në trajtimin e kuadrove dhe gjykimin e njerëzve.
Tuk Jakova u akuzua për veprimtari oportuniste në gjirin e Partisë nga dy bashkëpunëtorë të tij, Mehmet Shehu, bashkëluftëtari i tij në Brigadën I dhe Divizionin I Sulmues dhe Liri Belishova që drejtonte Drejtorinë e Organizimit në Komitetin Qëndror dhe ishte vartëse e Tuk Jakovës.
Kritikët e tij nuk zbuluan gjëra që përgjithësisht nuk diheshin, por Mehmet Shehu, në shërbim të ambicieve të tij për tu bërë zyrtarisht numri dy i partisë dhe i shtetit, e përdori detyrën si Ministër i Punëve të Brendshme në luftën politike brenda Partisë.
Mehmet Shehu kishte patur mosmarrëveshje të ashpra me Tuk Jakovën që në periudhën e luftës, kur e kishte komisar në Brigadën I dhe Divizionin I që komandonte. Tuku ishte i vetmi udhëheqës, përveç Enver Hoxhës, që mund të përballej me Mehmetin dhe ta frenonte në veprimet e tij. Shehu dhe Belishova e shihnin Tukun si pengesë në realizimin e synimeve të tyre politike.
Mehmeti për tu bërë edhe Sekretar i Komitetit Qëndror për Kuadrin ose të paktën që në atë funksion të vinte një mbështetës i tij, ndërsa Liria që ishte antare e Byrosë Politike kërkonte të paktën të bëhej Sekretare e Komitetit Qëndror dhe, ndoshta me mbështetjen e Mehmetit, Sekretare e Komitetit Qëndror për Organizimin dhe Kuadrin.
Edhe pas kritikave të para në Byronë Politike nga ana e Mehmetit dhe Lirisë, Enver Hoxha kishte mendimin se Tuk Jakova ishte njeriu më i përshtatshëm për funksionin që kishte, për shkak të një kompleksi faktorësh: Komunist i vjetër, bashkëthemeluesi i Partisë, drejtues i rëndësishëm politik në luftë, mbështetës në orientimin e ri antijugosllav, kuadër besnik dhe që nuk ia rrezikonte karriken Sekretarit të Përgjithshëm, përkundrazi ia bënte më të sigurtë.
Duke e ditur këtë fakt Mehmeti dhe Liria ju drejtuan ambasadorit sovjetik dhe formuluan dy akuza: Antisovjetizmin e Tuk Jakovës dhe mbështetjen që gëzonte ai nga ana e Enver Hoxhës. Në atë lojë politike, në vitin 1951 Enver Hoxha e sakrifikoi Tuk Jakovën, pasi e pati mbrojtur aq sa mundi.
Nga ana tjetër, Mehmeti dhe Liria nuk i realizuan plotësisht ambiciet e veta. Mehmeti mbeti aty ku ishte në Sekretariat, ndërsa Liria arriti të bëhet Sekretare e Komitetit Qëndror, por jo për Organizimin dhe Kuadrin. Ndërkohë u shtuan dy sekretarë të tjerë dhe me një numër të tillë të madh sekretarësh, pesha e secilit prej tyre në Parti u bë më e vogël. Për më tepër, pas Tuk Jakovës, nuk kishte sekretar kuadri dhe me problemet e kuadrit merreshin të gjithë sekretarët sipas sektorëve që mbulonin.
Në goditjen e parë ndaj Tuk Jakovës, Enver Hoxha e mbrojti Jakovën sa mundi. Ndryshe do të ndodhte me goditjen e dytë, ku Tuk Jakova, në emër të shkrimit të së vërtetës historike për historinë e Lëvizjes Komuniste Shqiptare vuri në dyshim pikëpamjen e deriatëhershme për rolin e madh të Enver Hoxhës në themelimin e Partisë.
Me angazhimin e plotë të Enver Hoxhës kundër tij, Tuk Jakova shkarkohet nga të gjitha funksionet, përjashtohet nga Partia dhe futet në burg, prej nga nuk doli më si rezultat i vdekjes së tij atje, në rrethana të dyshimta që ngrejnë shumë pikëpyetje, ndër të cilat dy janë më kryesore: E vranë me veprim apo me mosveprim; e lanë të vdiste apo e eleminuan!
| Faqe | 450 |
| Viti i Botimit | 2017 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libra |
| Numri i botimeve | I parë |
| Histori | Shqipëria |
Studime historike, rec.publivistike rreth krahines se Mirdites. Ky studim paraqet informacione rreth dinastise princerore te Shpaneve, historise se krijimit te Mirdites due historise se arsimit ne Mirdite.
Prengë Marka Prenga u bë njëri ndër personalitetet më të shquara të Mirditës kur ishte në interes të krahinës formimi i një personaliteti të profilit të lartë që do të kishte autoritet moral mbi të dymbëdhjetë bajrakët. Themi autoritet moral, sepse Prenga mbeti deri në fund Bajraktari i Oroshit, pa ambicie për funksione e tituj më të lartë. Pavarësisht...
Jeta dhe vepra e mësuesit nga Oroshi, Zef Shkorreti, i cili për disa dekada arsimoi disa breza fëmijësh. Detaje nga jeta që vijnë nga dëshmitë, dokumentet dhe vlerësimet për mjeshtrin e pedagogjisë në zonën e Mirditës
Permbledhje poetike me krijimet me te mira te autorit Nikoll Loka ku ai reflekton mbi jeten dhe arritjet e tij me imazheri te natyres dhe ylberit.
Ky vellim permbledh poezi të krijuara nga autori gjatë vitit 2014-2015. Studiuesi Agron Shele thote: Vëllimi poetik “Koha tjetër” i autorit Nikollë Loka meriton të radhitet në bibliotekën e çdo lexuesi dhe të lexohet me vëmendje pasi ky libër vjen në fondin e poetekës shqiptare plot dritë, i plotësuar me gjithë karakteristikat e një arti në përsosje dhe...
Ky liber flet per sfiden peseqindvjecare te shqiptareve nen Perandorine Osmane.
E ku e ka gjetkë zanafillën shteti arb përveç se në Ndërfanë të Mirditës... Këtë tezë mbron fort studiues Nikoll Loka në një studim profesional dhe tejet provokues, që rend të sfidojë disa nga tezat e historiografisë zyrtare të deritanishme. Për çështjet e mëdha që shtron ky libër, por edhe për rëndësinë që pati zhvillimi gati 25-vjeçar i Arbërisë në...
Prengë Bibë Dodë Gjonmarkaj, dy herë Zevendëskryeministër dhe dy herë Ministër në katër qeveritë e para të shtetit shqiptar; kandidat për Fronin Mbretëror të Shqipërisë; Komandant Brigade në Gardën Perandorake në Stamboll; Gjeneral. Njeriu i parë i Degës prijëse të Gjonmarkajve, që e drejtoi Mirditën deri në vitin 1919 kur, në mungesë të pasardhësit,...
Vëllimi i dytë i studimeve historike të studiuesit Nikoll Loka ku ndër të there, ai paraqet informacione rreth Shqipërisë gjatë periudhës së dilemës midis demokracisë dhe autoritarizmit, Lëvizjes Kombëtare për Shkollën dhe Alfabetin Shqip dhe arsimit të femrave në hapësirën e mentalitetit shqiptare.
Nuk është e rastësishme ardhja e autorit Nikollë Loka me këtë vëllim të ri poetik. Poeti që mediton dhe ndjen në përjetime të çastit a të qëllimit, vjen momenti kur dëgjon vetveten t’i flasë e ta shtyjë drejt vendimit finalizues për të dërguar në shtyp vëllimin e radhës. Kjo shtysë është fundamentale për çdo shpirt poetik, pasi krijuesi dhe libri i tij...