Nikolle Loka A-000389
Libër i ri
Nuk është e rastësishme ardhja e autorit Nikollë Loka me këtë vëllim të ri poetik. Poeti që mediton dhe ndjen në përjetime të çastit a të qëllimit, vjen momenti kur dëgjon vetveten t’i flasë e ta shtyjë drejt vendimit finalizues për të dërguar në shtyp vëllimin e radhës. Kjo shtysë është fundamentale për çdo shpirt poetik, pasi krijuesi dhe libri i tij janë të dyzuar si të ishin një.
Ky libër nuk është më në stok
Shtëpia Botuese | EMAL | |
| ISBN | 9789928046482 | |
Procesi i krijimit të Nikollë Lokës i ngjan një rrjedhe të natyrshme lirike, e cila në pamje të parë duket e qetë dhe e shpenguar por në secilin lexim dhe rilexim të detyron të kapësh një tjetër mbi ose nënkuptim. Kuptimet e dyfishta janë të vendosura aq lehtë sa të japin pështypjen se qëndrojnë rastësisht aty. Një zgjedhje e tillë stilistikore realizohet qëllimshëm, duke i qëndruar besnik natyrshmërisë, si element apriori i domosdoshëm në artbërje. Vargjet e tij kanë një dimension të shtrirë gjerë jo thjesht në mendim por edhe në përjetim. Ato japin mundësinë e evoluimit brenda vetvetes, në kapjen e realiteteve të shtresuara njëra mbi tjetrën. Kjo tregon se bota e tij poetike vjen mes balancimesh dhe kapërcimesh që e bëjnë krijimin të shfaqet përmes një teknike origjinale vargimi. Poezia e N. Lokës është thjesht dhe qartë një poezi e mirëfilltë, e cila kësaj here, me vëllimin “Ishulli i fjalëve”, shënoi një arritje të re që duhet njohur dhe vlerësuar realisht.
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 196 |
| ISBN | 9789928046482 |
| Viti i Botimit | 2020 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
Studime historike, rec.publivistike rreth krahines se Mirdites. Ky studim paraqet informacione rreth dinastise princerore te Shpaneve, historise se krijimit te Mirdites due historise se arsimit ne Mirdite.
Prengë Marka Prenga u bë njëri ndër personalitetet më të shquara të Mirditës kur ishte në interes të krahinës formimi i një personaliteti të profilit të lartë që do të kishte autoritet moral mbi të dymbëdhjetë bajrakët. Themi autoritet moral, sepse Prenga mbeti deri në fund Bajraktari i Oroshit, pa ambicie për funksione e tituj më të lartë. Pavarësisht...
Jeta dhe vepra e mësuesit nga Oroshi, Zef Shkorreti, i cili për disa dekada arsimoi disa breza fëmijësh. Detaje nga jeta që vijnë nga dëshmitë, dokumentet dhe vlerësimet për mjeshtrin e pedagogjisë në zonën e Mirditës
Permbledhje poetike me krijimet me te mira te autorit Nikoll Loka ku ai reflekton mbi jeten dhe arritjet e tij me imazheri te natyres dhe ylberit.
Ky vellim permbledh poezi të krijuara nga autori gjatë vitit 2014-2015. Studiuesi Agron Shele thote: Vëllimi poetik “Koha tjetër” i autorit Nikollë Loka meriton të radhitet në bibliotekën e çdo lexuesi dhe të lexohet me vëmendje pasi ky libër vjen në fondin e poetekës shqiptare plot dritë, i plotësuar me gjithë karakteristikat e një arti në përsosje dhe...
Ky liber flet per sfiden peseqindvjecare te shqiptareve nen Perandorine Osmane.
E ku e ka gjetkë zanafillën shteti arb përveç se në Ndërfanë të Mirditës... Këtë tezë mbron fort studiues Nikoll Loka në një studim profesional dhe tejet provokues, që rend të sfidojë disa nga tezat e historiografisë zyrtare të deritanishme. Për çështjet e mëdha që shtron ky libër, por edhe për rëndësinë që pati zhvillimi gati 25-vjeçar i Arbërisë në...
Prengë Bibë Dodë Gjonmarkaj, dy herë Zevendëskryeministër dhe dy herë Ministër në katër qeveritë e para të shtetit shqiptar; kandidat për Fronin Mbretëror të Shqipërisë; Komandant Brigade në Gardën Perandorake në Stamboll; Gjeneral. Njeriu i parë i Degës prijëse të Gjonmarkajve, që e drejtoi Mirditën deri në vitin 1919 kur, në mungesë të pasardhësit,...
Një monografi për njërin ndër protagonistët kryesorë të jetës politike shqiptare në periudhën 1934-1955. Në këtë biografi vijnë të dokumentuara përmes fakteve dhe dëshmitë të gjitha momentet e jetës së tij, që nga ngritja në krye të lëvizjeve komuniste, deri në rënien e tij
Vëllimi i dytë i studimeve historike të studiuesit Nikoll Loka ku ndër të there, ai paraqet informacione rreth Shqipërisë gjatë periudhës së dilemës midis demokracisë dhe autoritarizmit, Lëvizjes Kombëtare për Shkollën dhe Alfabetin Shqip dhe arsimit të femrave në hapësirën e mentalitetit shqiptare.